Kristo Negovani: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
v Robot: ndryshime kozmetike
Rreshti 5:
== Jeta ==
 
Lindi në [[Negovani|Negovan]] afër [[Follorina|Follorinës]] në Greqinë veriore, një fshat që, bashkë me [[Bellkameni]]n fqinjë, kishte qenë banuar në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë nga shqiptarë të [[Plikati]]t të krahinës së [[Kolonja|Kolonjës]]. Shkollën e bëri në Athinë, ku e dërgoi i ati Harallamb Çali, që ishte tregtar. Shkrimtar dhe klerik patriot. Luftoi kundër synimeve shkombëtarizuese të kishës e të qarqeve shoviniste të borgjezisë greke. Propagandoi idenë e bashkimit të forcave patriotike në luftën kundër lakmive të shteteve shoviniste fqinje. Vdiq i masakruar barbarisht nga [[andartët]] grekë.
 
Vdekja e të atit, të cilin e vranë banditët më [[1891]], e shtrëngoi Kristo Negovanin të braktisë studimet e të punojë si mësues në një shkollë fillore greke në Leskovik për të mbajtur familjen. Më [[1894]] emigroi në [[Braila]] të Rumanisë ku punoi tre vjet si [[marangozi|marangoz]]. Po këtu ra në kontakt me lëvizjen kombëtare dhe mësoi të shkruajë shqip (me alfabetin e Stambollit). Më [[1897]] u kthye në fshatin e lindjes, u [[shugurimi|shugurua]] prift dhe vazhdoi punën si mësues. Shtëpinë e vet Negovani e ktheu në shkollë dhe u mësoi shkrim e këndim shqip mbi njëqind fëmijëve e të rriturve. Ai edhe [[mesha|meshën]] e mbante shqip, gjë që nuk i pëlqeu aspak hierarkisë ortodokse greke.
 
Më [[10 shkurt]] [[1905]] Negovani '''mbajti një shërbesë kishtare shqip''' në prani të [[Karavangjelisi]]t, peshkop i Kosturit, i cili duke dalë nga kisha, flitet se tha ato fjalë fatale, "''Mos të gjettë viti tjetër ndër të gjallët''". Pas dy ditësh, të shtunën, [[12 shkurt]] [[1905]], fshati u rrethua nga banditë, që e detyruan tridhjetëvjeçarin Negovani, të vetëdijshëm për fundin që e priste, të dilte jashtë shtëpisë në mes të natës për ta masakruar pastaj me sëpatë bashkë me pesë të tjerë, ndër ta edhe i vëllai. Për të marrë hak për këtë akt që hierarkia ortodokse greke ua veshi shqiptarëve, komiti shqiptar [[Bajo Topulli]] (1868-1930) i zuri pritë dhe vrau [[Fotin]], peshkopin e Korçës, në shtator [[1906]].
 
== Tituj të veprave ==
Rreshti 19:
* ''Bënjatë të shënjtorëvet dërgimëtarë'', Sofje 1906 (Bëma të apostujve shenjtorë) ; - libri me 122 faqe dhe
* një tjetër me 16 faqe ''Istorishkronja e Plikatit'', Selanik 1909, botuar pas vdekjes ;
* Përshtatjet e fabulave të Ezopit dhe të La Fontenit dhe poezia e tij didaktike me frymë patriotike e edukative u drejtoheshin kryesisht fëmijëve. Ato paraqesin kryesisht interes historik dhe mund të themi se nuk dallohen për ndonjë vlerë artistike të veçantë ;
* ''Vjershëshkresëtoreja ''([[1899]] - vargje) ;
* ''I drunjti kryq ''([[1906]] - vargje vepra në dy pjesë) - Sofje 1906 ;
Rreshti 26:
 
== Burimi i të dhënave ==
* Robert Elsie : Histori e Letërsisë Shqiptare. Botim i dytë. Përktheu nga anglishtja : Abdyrrahim Myftia. Pejë : Dukagjini 2001, Fq. 211 - 212.
 
== Media te tjera ==
Rreshti 32:
 
== Lidhje të jashtme ==
* [http://www.forumkatolik.com/forum/viewtopic.php?p=15091&sid=c42d6a630d40bb01d7bb3293da5188ce Forumi i Krishterë Shqiptar]
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Klerikë shqiptarë]]
[[CategoryKategoria:Shkrimtarë shqiptarë]]
 
[[bg:Кристо Неговани]]