[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Jeronim De Rada -> Jeronim de Rada, replaced: Jeronim De Rada → Jeronim de Rada using AWB (7910)
v Robot: ndryshime kozmetike
Rreshti 20:
U lind në Bulgër nga prindt Prend e Mrí në lagjen e Parasporit. Bulgri gjindet në rrjedhen e poshtme të lumit Fân, kreu studimet fillore në Kallmet ku ishte rezidenca ipeshkvinore e Lezhës, shkollën e mesme e kreu në Shkodër ku shkoi më 1856 pranë Kolegjit Papnor, kurse studimet teologjike në Romë prej nga u kthye në vitin 1871 mbas nji qëndrimi dhetë vjeçar<ref name="Abati">Jeta e Abatit të Mirdites</ref>, u caktue meshtar në Korthpulë të Pukës<ref name="dg">[http://www.zemrashqiptare.net/article/Personalitete/18735/?highlight=daniel+g%C3%A0zulli&match Prengë Doçi - Kompleksiviteti i një figure ndryshe], nga [[Daniel Gazulli]]</ref>. Në Itali u njoh personalisht me rilindësin [[Arbëreshët|arbëreshin]] [[Dhimitër Kamarda|Dhimitër Kameardën]] dhe me rilindës tjerë. Përjeton pezmin e asaj periudhe n'qarqet nacionaliste italiane. Dhe duket se tek mendësia e tij lind ideali i krijimit të një nocioni kombëtar mbi atë fisnor apo krahinor. Mendohet se i kishte të njohur, që asokohe, dhe ua njihte shkrimet poetike Zarishit, [[Zef Jubani|Jubanit]], [[Ndue Bytyçi|Bytyçit]] e [[Leonardo De Martino|Martinos]]. E njihte mirë edhe literaturen fetare në gjuhën shqipe të pararilindjes shqiptare. Më 1872 ai caktohet sekretar i Abatit të Mirditës dom Gasper Krasniqit der më 1875.<ref name="Abati" /><ref name="dg" />
Luejti rol të randësishëm edhe në përhapjen dhe në gjanësinë e ''Kryengritjes së Mirditës'', më 1876. Madje u përpoq ta zgjanonte atë edhe në viset tjera ashtu që të plotësonte dhe begatonte programin e ngushtë të kryengritjets për autonomi të Mirditës me kërkesa për çlirimin e Shqipërisë. Për këtë qëllim më 1877, e lidhi për vedi kapedanin e Mirditës, [[Prênk Bibë Doda|Prenk Bibë Dodën]] (që e gjeti 14 vjeçar n'Abacinë e Mirditës; e e edukoj<ref name="dg" />), dhe u lidh me krerë e udhëheqës të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Kosovë, Dibër, Lurë, Malësi të Madhe, Shalë e Shosh. Këso kohe, në emër të kryengritësve shqiptar ra në kontakt edhe me Knjaz Nikollën e Malit të Zi, për luftë të përbashkët antiturke shqiptaro-malazeze. E vuri në ballë të kryengritjes P. B. Dodën, i cili ishte shumë i ri, morri arratinë dhe vetë i udhëhoqi betejat më vendimtare<ref>Dom [[Ndoc Nikaj]], Shoqnija "Bashkimi". Histori e veprim, ''Hylli i Dritës'', Vj. XV, Nr. 12, 1938, 684; ''M. E. Durham, Njëzet vjet ngatërresa ballkanike'', 105; ''Historia e popullit shqiptar II'', 112-113.</ref>.
Në atë periudhë (vitet 70 të shek. XIX) në Mirditë gjendja ishte edhe ma e randueme për dy arësye: Kapedani trashigimtar, Prengë Bibë Doda, ishte shumë i ri; një kahje parie mirditorësh, në atë kohë në sherbime të randësishme në ushtrinë turke, u përpoq të merrte Derën e Kapedanit tue eliminue kështu Gjomarkajt, dhe këte u përpoq ta bante ushtarakisht, me ndërhymjen drejtpërdrejt të Turqisë. Prandaj edhe raprezaljet turke të viteve 1876/1877 duhen pa me këtë sy, si një luftë për pushtet në dam të madh të çashtjes kombëtare në përgjithësi. Ai predikoj me forcë e konkretisht, në mes krenëve e në popull, shuemjen e kësaj ndasije të natyrës fisnore me konturime mesjetare e kapërcimin në një fazë mbikrahinore e aty edhe mbarëkombëtare. Ai bani gjithçka të afronte Mirditën e Pukën me Dukagjin e Malësi të Madhe në përgjithësi, po edhe Fan e Lurë me trevat fqinje, tue përdorë të gjitha mjetet, deri krushqit (martesat) në mes banorëve të maleve. Ky konceptim asht aq i vetëdijshëm, aq largpamës, sa asnjë tjetër në atë kohë nuk kishte arrijtë në një koncentrim të tillë. Asht shumë domethanëse kërkesa e tij drejtue Vatikanit që të çelte një mision në Epirin e Sipërm ([[Çamëria|Çamëri]]) ku nuk kishte asnjë katolik, apo edhe në trevat tjera të Epirit ku ishin të gjithë ortodoksë, pse, i drejtohet Vatikanit, muhamedanët janë gati ta lëshojnë besimin e tyne për hir të çashtjes kombëtare, se ortodoksët shqiptarë, të vetvdijshëm për qellimet e liga të Athinës, janë të gatshëm ta lëshojnë besimin ortodoks për hir të çashtjes kombëtare, pse e dinë të gjithë se ma parë kanë qenë katolikë. Nuk duem të predikojmë këtu nëse duhej të lëshonin apo jo muhamedanët apo ortodoksët besimin e tyne, por të evidentojmë konceptimin e jashtëzakoshëm të Doçit: '''Atdheu do t’i drejtonte shqiptarët kah besimi, jo e kundërta'''.<ref name="dg" />
Kur rezistenca u thye dhe ai u detyrue të merrte malet, Ipeshkvi i Lezhës Françesko Malçinski, austriak me origjinë ukrainase, e pezulloi nga funksionet fetare. I veshur me tesha prifti, së bashku me disa burra të lidhur me besë, qëndroi në arrati, mirëpo pas një lufte deri në fishekun e fundit në Vuthaj të Gucisë u zu rob dhe u dërgua në burgun e Stambollit. Atje, rroba e priftit me ndërmjetësinë e nji bashkëvendasi Nikollë Perlaskajt mundësuen<ref name="Abati" /> kontaktin e parë me Patriarkun Stefan Azarjan, i cili ishte mik i Sulltanit (e në këtë rast e tradhëtoi), dhe me ndihmën e tij, duke i dhënë emrin ''Pére Achile'', u lirua nga burgu me kusht të mos kthehej në [[Shqipëria (kthjellim)|Shqipëri]], Së pari shkoi në Romë nga ku i nisë telegram arqipeshkvit të Shkodrës tue i diftue se shpëtoj mrekullisht nga duert e osmanëve dhe tashma gjindej në Kolegjin Urbano ku dhe kishte krye studimet<ref name="Abati" />, më vonë arriti të vinte të shkonte deri në Tivar ku takoi t'amën e të motrën për pak muaj<ref name="dg" />. Ai shërben në Newfoundland, Wayne, Pennsylvania, e ma vonë edhe në Brunswick, në Kanada. Përvoja amerikane do të lajnë gjurmë të thella në formimin e matejshëm të Imzot Doçit: atje ai pat rastin të njihte shtetin e së drejtës në kuptimin ma demokratik për kohën, sidhe rolin e kulturës në ndërgjegjësimin e një populli drejt lëvizjeve për liri. Pas dhjetë viteve u kthye në Romë, sekretar në disa [[Kongregatë|kongregacione]]. Vatikani, si dështuen përsëri përpjekjet për t’i nxjerrë faljen në Stamboll e të kthehej në Atdhe, e dërgon sekretar të Delegatit Apostolik në Bombei të Indisë të Kardinalit të ardhëshëm, Antonio Agliardi. Delegati Apostolik u befasue prej figurës erudite të prifit shqiptar e sidomos u prek prej dëshirës së tij të zjarrtë që të kthehej me çdo kusht në Atdhe. Ishte kjo lidhje shumë e fortë në mes prelati të naltë dhe Doçit, që e bani Agliardin të ndërhynte sërishmi pranë Patriarkanës në Stamboll, tek Patriarku Azarian, e të nxirte faljen për Doçin e lejen që të kthehej në Atdhe.
Në vitin 1888, me 6 nëntor, me ndihmen e ''Azarjatit'' dhe ''Agliardit'', mori lejen e Sulltanit të vinte në Shqipëri ''abat nulius në Mirditë''<ref>[''Imzot Abat Prenk Dochi, Leka'', 73-75; N. N. D., Shoqnia "Bashkimi", 684-686]</ref> Abacia kishte në fillim vetëm famullitë e Oroshit e Spaçit, mandej nisen tue iu bashkangjitë famullí tjera të shkëputuna nga dioqezi i Lezhës (Ndërfana, Kalivarja, Qafa e Malit, Blinishti dhe Fâni). Ma tej u banë 16 famullí (+9). Më 1890 iu shtuen nga dioqeza Sapës: Vigu, Mnela e Gomsiqja. Më 1894, +5 famullí nga d. i Lezhës: Kashnjeti, Korthpula, Shëgjergji, Ungrej e Kaçinari. Më 1906 nga d. i Sapës famullia e grykës së Gjadrit. Abati, që ishte ba si sinonim e emnit të tij, aq sa sot e kësaj dite kur thuhet Abati nënkuptohet Imzot Prengë Doçi, kishte kuptue se tashma lufta kundër turkut nuk mund të bahej vetëm me armë: ai solli një mendësi të re në të gjithë klerin që, vërtetë nuk kishte ndejë kot, sidomos nga gjysma e shkelllit XIX e mbrapa, po tashti ai e shkundi mirë ate e fjala nuk ishte vetëm për meshtarët e Abacisë, po të mbarë vendit. Shumë nga ata që ma vonë do të baheshin figura të shqueme në lamin e dijes, e jo vetëm të dijes, prej Dom Ndoc Nikajt, At Gjergj Fishtës, At [[Shtjefën Gjeçovi]]t, Dom [[Ndre Mjeda|Ndré Mjedës]], shtysën e parë ia patën borxh Abatit. Ai dijti ma së pari t’i bante për vete e sidomos t’ i organizonte në shoqni kulturore që u banë shtyllë e veprimtarisë atdhetare e kulturore të kombit tonë në fillim të shek. XX.
Rreshti 33:
Doçi publikon pak poezi; Dheu em në përmbledhjen “A Dora d'Istria-gli albanesi”, [[Livorno]] më [[1870]]; Nji kushtrim Shqiptarëve e po atij viti dhe Shqypnia në robni botuar në “''Mjalt e Bletës''”, [[Bukuresht]] më [[1897]]. Rreth 200 vargje në 42 strofa ku poeti i ri shfaqet si mjeshtër i vargut, çka nënkupton se autori e kish ushtruar dorën dhe se këto poezi nuk ishin të vetmet. Përdor distikun, strofën katërshe me rimë të përputhur dhe të alternuar, teksa parapëlqen strofën gjashtëshe dhe dhjetërrokëshin. Vjershat e tij cilësohen si manifeste të para poetike të asaj periudhe. Të shkruara me mjeshtëri e frymëzim me stil energjik e gjuhë të pastër, ato shprehin në mënyrë të ngjeshur disa nga idetë dhe idealet e lëvizjes sonë kombëtare. Ato paralajmërojnë lindjen e një poeti të talentuar, në radhë me Zarishin, Martinon, Bytyçin. Në librin antologjik kushtuar [[Elena Gjika]]s përfshihen autorët më të spikatur të kohës përfshirë dhe De Radën. Lirika e Doçit cilësohet ndër më të bukurat e librit. Dhjetë strofa gjashtëshe të shkruara në dhjetërrokësh. Jo vetëm himnizim i figurës së Elena Gjikës, por dhe bashkëbisedim intim i poetit me atdheun që “njiher e nji kohë pati trima plot... si pyll”. Me figurën e Dorës poeti simbolizon shpresën e ringjalljes. Zana mitologjike nuk mundte të mos jetë e pranishme në këtë poezi dhe për atë se heroina i shëmbëllen poetit me një zanë. Duket sikur nis që këtu “''[[Lahuta e Malcís]]''”. Më [[1925]] [[Justin Rrota]] e riboton në veprën “''Literatyrës Shqype''” që vjersha të ishte në duart e shkollarëve të rinj.
 
Një kushtrim Shqiptarve siç e thotë edhe titulli është një nga kumbimet poetike më të forta atdhetare të kohës. Tabloja e atdheut është tepër rrënqethëse, ndaj duhet të shpejtonte dhe kënga për ta rilindur. Shqiptarë trima, zgjedhën lshoni / kputni prangat e luftoni është refreni origjinal. Poeti fut në përdorim leksikun aktiv të ligjërimit atdhetar për të zgjuar ndërgjegjen kombëtare; si një rapsod i moçëm e si një luftëtar i ri u rrëfen shqiptarve historinë dhe dramën e atdheut. Deviza “''Ja dek', ja lirë''” është kulmi i protestës, i kushtrimit për liri. Shqypnia në robni ([[1872]]) dallohet për theksin marcial të vargut, saktësinë e mjeteve poetike dhe gjuhën e bukur dhe të pastër. Është padyshim një poezi antologjike që të kujton “''O moj Shqypni''” të [[Pashko Vasa]]s dhe mund të merret si një program e një kushtrim i kryengritjes së Mirditës ([[1876]]-[[1877]]), të cilën Prend Doçi e kishte udhëhequr në vend të Preng Bibë Dodës së ri. Për shumë vjet kjo poezi ishte një spiritus movens i vërtetë për shqiptarët dhe për lëvizjen kombëtare shqiptare. Në të ai kishte ngritur lart kultin e Skënderbeut, kultin e flamurit dhe kultin historik në përgjithësi duke theksuar njëherësh dhe rolin e diplomacisë: “''Dheu em Shqypni n'Evrop, ka fol parsia / Gjyq lyp, nuk gjak, e gjyq do “ket” Shqypnia''”.
 
Po a ka dhe krijime të tjera Doçi. “''Posë ktyne vjershave ka pasë në dorëshkrim dhe do të tjera, të cilat m'i ka pasë lexue nji herë n'Orosh. Shpresoj se ky dorëshkrim do të gjindet në dorë të ndokujt e ndonji prift i Mirditës ka me i qitë në drite''”- shkruente Át [[Pashk Bardhi]] më [[1942]] në “''[[Hylli i Dritës|Hyllin]]''”, i cili nuk është gjendur akoma<ref>Citim i nevojshëm 13.11.2010</ref>. Përsa i përket vlerësimit të veprës së Doçit si shkrimtar, në vendin e vet ai është vënë vetëm në “''Shkrimtarë Shqiptarë''” ([[1941]]) në radhë të autorëve të tjerë të shquar të Rilindjes.
Rreshti 61:
Për Abatin e Mirditës me kontribut të jashtëzakonshëm në historinë, letërsinë, kulturën shqiptare, ashtu siç për shumë figura të shquara prelatësh katolikë, përgjatë gjithë sistemit komunist nuk u tha asnjë fjalë duke e bërë më tragjik fatin e këtij kolosi të letrave shqipe.
 
== Burimi i të dhënave ==
<references />