Dallime mes rishikimeve të "Presidenti i Shqipërisë"

v
Robot: ndryshime kozmetike
v (Ndryshim i emrit shqiperi në Shqipëri)
v (Robot: ndryshime kozmetike)
Kushtet për zgjedhjen e Presidentit të [[Shqipëria|Republikës së Shqipërisë]] janë të parapara në nenin 86 të Kushtetutës. Sipas këtij neni Presidenti i Republikës është [[Lista e Kryetarëve të Shqipërisë|kryetar shteti]] dhe përfaqëson unitetin e popullit. Si president mund të zgjidhen vetëm personat me moshë mbi 40 vjeçare me shtetësi shqiptar nga lindja dhe që së paku dhjetë vitet e fundit i kanë kaluar në Shqipëri.
 
== Historia ==
:'''''Artikulli kryesor : [[Kryetarët e Shqipërisë]]'''''
 
Më [[30 prill]] [[1991]] me zgjedhjen e Presidentit të parë të Republikës parlamentare nga ana e një parlamenti shumëpartiak, krijohet Institucioni kushtetues i Presidentit të Republikës.
 
== Procedura e zgjedhjes së Presidentit ==
Procedura e zgjedhjes së Presidentit është paraparë në nenin 87 i cili ka gjashtë pika dhe sipas tij kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Një deputet nuk lejohet të propozojë në të njëjtën kohë më shumë se një kandidat.
Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi. Për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime. Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës. Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat. Në votimin e dytë, të tretë dhe të katërt mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të paragrafit të parë si më sipër.
Kuvendi pasardhës e zgjedh Presidentin e Republikës me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij.
 
== Mandati i Presidentit ==
Presidenti i Republikës, në çdo rast, zgjidhet për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.
Mandati përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të pestë nga data e betimit si President i Republikës. Mandati i Presidentit zgjatet vetëm në kohë lufte dhe për aq kohë sa vazhdon ajo.
Presidenti qe jep doreheqjen para mbarimit te mandatit te vet, nuk mund te kandidoje ne zgjedhjen presidenciale qe behet pas doreheqjes se tij.
 
== Veprimtaritë private ==
Rreth veprimtarive private dhe anëtarësimit në parti dhe organizata politike, flet neni 89-të i Kushtetutës mbi papajtueshmërinë, i cili parashikon se: Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private.
 
== Shkarkimi i presidentit ==
Në nenin 90-të të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë flitet mbi procedurën e shkarkimit të Presidentit të Republikës në tri pika të këtij neni. Në pikën e parë bëhet fjalë mbi përgjegjësitë dhe thuhet se Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij. Ndërsa pika e dytë jep shpjegime për veprim ndaj shkeljeve të rënda kushtetuese nga ana e Presidentit dhe thuhet se Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.
 
Vendimi i kuvendit në bazë të pikës 2. të nenit 90 të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, sipas pikës 3. të po këtij neni, i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.
 
== Zëvendësimi në rast pamundësie ==
Për rastet në të cilat Presidenti përkohësisht nuk është në gjendje të kryej detyrat e tij fletë neni 91 i kushtetutës së Republikës së Shqipërisë që ka një pikë. Ky nen thotë se: Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij.
 
Në rast se Presidenti nuk mund të ushtrojë detyrën për më shumë se 60 ditë, Kuvendi, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve, vendos dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila vërteton përfundimisht faktin e pamundësisë. Në rast të vërtetimit të pamundësisë, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit të ri fillon brenda 10 ditëve nga dita e vërtetimit të pamundësisë.
 
== Të drejtat dhe detyrat e Presidentit ==
Ushtrimi i funksionit President i Republikës është i lidhur për të drejtat dhe detyrat e ktij funksioni.
=== Dekoratat në Republikën e Shqipërisë ===
:'''''Artikulli kryesor : [[Dekoratat në Republikën e Shqipërisë]]'''''
Në bazë nenit 1 të Ligjit për Dekoratat në Republikën e Shqipërisë, Nr.8113 më datë [[28 mars]] [[1996]] të nxjerur na Kuvendi i Republikës është e rregulluar që dekoratat të jepen nga Presidenti i Republikës.
|}
 
== Lidhje të jashtme ==
 
*[http://www.president.al/ Faqja zyrtare e Presidentit të Shqipërisë]
 
{{Kryetarë të Shqipërisë}}
 
[[CategoryKategoria:Sistemi shtetëror në Shqipëri]][[Category:Kryetarë]]
[[Kategoria:Kryetarë]]