[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Robot: ndryshime kozmetike
Rreshti 1:
[[Progonati]] është një fshat me emër magjik që perceptohet trimërimshëm në memorien e çdo [[shqiptar]]i për mbresat e të kaluarës dhe për emrin e mirë të bijve të kësaj krahine. Progonati për qytetin e [[Tepelenë]]s, për atë rrethinë labërie të mbushur me traditë dhe kulturë, përbën një kryeqytet të mendimit, trimërisë, bujarisë dhe intelektualëve të njohur, që sot janë shpërndarë në të gjithë Shqipërinë, dhe me valixhen e traditës së vendlindjes themi krenarisht se kanë pushtuar botën. Gjithkund ku ndodhen, kanë marrë me vete një copëz fëmijërie nga ai vend i mbushur me gurë stralli, nga era e bagëtive dhe qumështit të deles, nga ai vend ku fëmijët më shumë se me bukë misri rriteshin me tradita, arsimdashje, dhe pinin në kroje trimërie. Dhe mbi të gjitha me atë ajrin e pastër të maleve tona ku banorët kanë hedhur shtat mes punës, vështirësive të natyrës dhe kërkesave për jetën. E përcjell ndër mendje këtë takim brezash dhe më fluturojnë në imagjinatë ato pemët e paketa me ndonjë bajame që ka nisur të rreshkët, përqafime njerëzish që gjithnjë e më shumë e kanë varfëruar Progonatin me braktisjen e fshatit, me atë festë të mbushur me lotë mallëngjimi, buzëqeshje, trokitje gotash shtrëngime duarsh, biseda, debate, kujtime, psherëtima, tundje kokash, meditime, kërkime sysh, meraqe për të vonuarit. Mbi të gjithë më vijnë ndërmend pleqtë jetëgjatë që mezipresin të shohin fëmijët e tyre, nipërit dhe mbesat që i bashkohen kësaj tradite të kahershme. Dhe mbi të gjitha mendoj atë të folurën mallëngjyese të kallogreve të veshura me të zeza që duket se rinohen duke pritur njerëz në vatrat e tyre shumë herë të braktisura nga të rinjtë. Dhe ajri i maleve me atë freskinë e tij duket se tejmbush frymëmarrjen me erën e veçantë progonatase. Dhe gjithë ajo pjesë jete merr jetë në qendër të Progonatit të këtij fshati që trimërinë e ka ngritur në piedestal, bujarinë e ka hyjnizuar, atdhedashurinë e ka pjesë të zemrës, zgjuarsinë libër te jetës, sinqeritetin virtyt të parë, punën visar komunikimi të pacënueshëm, demokracinë parajsën e mendimit të qytetëruar.
 
Kush ka njohur një progonatas ka gjetur një mik tek ai, ka gjetur një vëlla, ka gjetur thesarin e jetës së tij. Kjo sepse në këtë tokë frymojnë burra të rëndë e me dinjitet, që jo vetëm kanë qenë protagonistë në legjenda e në këngë, por dhe në jetën reale përbëjnë heronj të lindur dhe protagonistë.
Rreshti 7:
Labëria progresin dhe historinë e ka lidhur me rrapin në sheshin e fshatit. Kanë qenë këto pemë shekullore që kanë qenë mikpritësit e parë të të huajve, ku janë zhvilluar ngjarjet nga më historiket, takimet, betimet, luftrat, vrasjet. Në rrapin në Mashkullorë Çeçua bëri histori, në rrapin e Janinës u varën Bilbilenjtë 13-të. Në rrapet e Vlorës Selami nisi luftrat e pashoqe. Edhe në Progonat ka një rrap madhështor, me ato krahët që shtrihen në ajër sikur përqafojnë mysafirët dhe mbrojnë fshatin nga rrufetë e armiqtë. Rrapi dhe Progonati janë një trup. Ata duket se kanë lindur në një ditë. Ata duket se janë një duet magjik që janë binjakëzuar përjetësisht që nuk mund ta kuptojnë jetën pa njëri tjetrin si vëllezërit siamezë. Poeti Martin Cukalla, djalë i këtij fshati të ashpër i ka kënduar në mënyrën më të veçantë dhe më të spikatur këtij rrapi saqë rreshtat e mi vetiu shkojnë aty:
 
Rrapi i nëpër ison e pandërprerë të gjetheve që memzi hapin sytë ndaj të gdhirë shpall përjetësinë e Bilbilejve në këto troje.
 
Kush është Progonati ?
Rreshti 19:
Fshati interesant është rritur deri 350-400 shtëpi, e pastaj si për çudi, për shkak të migrimit dhe emigrimit, sfumohet në 70-199 shtëpi. Migrimet më masive që mbahen mend kanë qënë në Himarë, Progër-Korçë, Lazarat, Mallakastër, etj.
Ka disa vende historike të përmendura ku mblidheshin burrat e krahinës së labërisë ne kuvende si Lisat e Kadhe, Përralli i Buxe, Rrapi i Progonatit.
Progonati, vlerësohet në histori për qendresën anti osmane dhe ka qenë një me krahinën e Himarës aq sa historia herë epërmend Progonat këtë krahinë dhe herë-herë Himarë. Por historia e Progonatit ndalet në një moment unik. Në momentin më të përmendur në historinë shqipatre por edhe në atë greke. Pra bëhet fjalë për kryengritjen e Bilbilenjve të cilët luftuan disa dhjetëvjecarë kundër turqve dhe u mposhtën vetëm kur ndajtyre u dërguan disa pashallare që zun tërë Labërine e kërcënuan të digjnin krejt fshatrat. Bilbilenjtë në emër të respektit për banorët e kësaj treve që i donin aq shumë u vetëdorëzuan. Këtu ngjarja kthehet në legjendë. Në legjendë që sa më shumë ikën koha aq më shumë kujtesa popullore nëpërmjet këngës na i bie aq pranë ata heronj.
 
Bilbilenjtë 13 vanë në litare vetë,
Rreshti 27:
Takimi i parë
 
Nesër në Progonat bëhet takimi i parë i brezave.Askush më shumë se ky fshat ka nxjerrë nga gjiri i vetë shkrimtarë, poetë, shkencëtarë, ushtarakë, gazetarë, studjues, bisnesmenë, mësues, me tituj nga më të ndryshmit. Ata janë shumë dhe do të duhet një faqe gazete për ti shkruar, por mund të them se për nga numri, ata mund të krahasohen me intelektualët e tre qyteteve më të mëdha të Shqipërisë. Dhe kjo sepse ajri dhe dashuria e madhe për dijen kanë krijuar breza të tërë njerëzish përfaqsuesish të këtij fshati. Ndaj dhe kjo nismë për tu mbledhur mbi atë tokë është dhe dëshmi se gjithçka ka lindur nga ai vend, nga ai fshat, nga ai komunitet. Kjo nismë është një kushtrim për të gjithë progonatasit por edhe për intelektualët e fshatarve të tjerë të Shqipërisë, që të duam më shumë vendlindjen, të ruajmë traditat, gjuhën, historinë, cilësitë dhe virtytet e fshatit. Eshtë një kushtrim për politikën shqiptare që i ka lënë këto fshatra në harresë, pa rrugë, pa punë dhe të braktisura në mëshirën e fatit. Për politikanët që më shumë shohin xhepat e tyre sesa historinë e vendit, që shohin më shumë rehatinë personale sesa shkollat e këtyre fshatrave, rrugët, çerdhet, vendet historike që bota i ruan me fanatizëm duke i quajtur kulte të shenjta.
 
Gëzuar festën e ?Takimit të brezave?, bashkfshatarët e mi të nderuar, Gëzohuni, qani hallet, takohuni, çmalluni, bëni projekte që fshati ynë të mbetet siç ka qënë dhe ta njohin më të rinjtë nga librat e historisë. Kjo nismë le të ngelet si një datë histotike, si një lapidar kujtese për ata që duan atdheun me shikimin nga e ardhmja por dhe me memorje nga e shkuara nga kemi ardhur. Dhe mbi të gjitha të shërbejë si një ftesë që i fton njerëzit drejt prejardhjes së tyre, drejt këtyre zonave baritore ku balta është më e ëmbël se mjalta. Pikërisht në respekt të traditave të baballarëve tanë le ti kthehemi vendlindjes dhe të ngremë e të meremetojmë shtëpitë e gjyshërve tanë, për tu kthyer në rrënjët tona, që panvarësisht zhvillimit të botës së sotme mbeten legjendare. Bota sot e vlerëson të kaluarën e ruan dhe e respekton atë sepse kështu vlerëson veten. Asnjëherë dikush nuk mund të bëhet pa patur një të kaluar.
Rreshti 36:
 
Hapja e shkollës së parë shqipe në Progonat të [[Kurvelesh]]it të Sipërm.
Në 1625, një misionar i Vatikanit, që raportonte për një përleshje të banorëve të Progonatit, në Labëri, me ushtrinë osmane, shprehte habinë e tij, se si ishte e mundur që në këtë vend “turqit luftonin kundër turqve”!
Sipas historianëve, që në vitin [[1790]], misionarë [[arbëreshë]] të ardhur nga [[Italia]] e Jugut fshehtas autoriteteve pushtuese osmane u mësonin banorëve të Kurveleshit dhe [[Himarë]]s [[Gjuha shqipe|gjuhën shqipe]], duke përdorur si libër bazë "Doktrina e Krishterë" e Budit.