[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
v Robot: ndryshime kozmetike
Rreshti 1:
 
[[Skeda:Qazim_Koculi.jpg|thumb|Qazim Koculi]]
'''Qazim Koculi''' (lindi më 1887 në Kocul, Vlorë), senator i [[Senati i Këshillit Kombëtar të Shqipërisë|Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë]] nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920 <ref>[http://www.parlamenti.altirana.com/graphics/foto/Ligjv%EBn%EBsit%20Shqiptar%EB.pdf Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005] - <tt>Republika e Shqipërisë KUVENDI</tt>. Tiranë 2005</ref>, ushtarak shqiptarë nga Shqipëria.
Koculi ka qenë kryeministri më jetë shkurtër i Shqipërisë ku qeverisi vetëm një ditë, 6 orë, më [[6 dhjetor]] [[1921]].
 
== Jetëshkrimi ==
Koculi lindi më [[1887]] në fshatin Kocul të Vlorës. Arsimin fillor e kreu në vendlindje ndërsa atë të mesëm në gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Studimet e larta i përfundoi në Akademinë e Lartë Ushtarake të Stambollit, pas të cilës fitoi gradën Nëntoger. U emërua më pas në Marinën Ushtarake të Perandorisë Osmane, ku fitoi gradën e togerit. Më 1909 nuk i bindet një urdhri ushtarak të një eprori të tij gjatë një beteje detare në Prevezë, për t`iu dorëzuar flotës italiane, ku luftoi heroikisht me torpendierën e tij të vjetër. Pas nxjerrjes së urdhër-arrestit nga komanda perandorake, Koculi arratiset për në Argjentinë, ku qëndron deri në vitin 1912. Kthehet këtë vit në Vlorë, pasi iu përgjigj një thirrje të Ismail Qemalit. Ky i fundit e cakton drejtor të portit të Vlorës, detyrë të cilën e kreu deri në çastin që porti u mor në administrim nga italianët në tetor të vitit 1914. Deri në vitin 1917 ishte kryekatundar në Brataj të Vlorës. Nga ky vit e deri më 1919 ishte nënprefekt i Tepelenës. Më 21-31 janar 1920 merr pjesë si delegat i Vlorës në Kongresin Kombëtar të Lushnjes, nga i cili u emërua edhe senator. Është aktiv në Luftën e Vlorës të vitit 1920 dhe njihet si një ndër organizatorët e Kuvendit të Barçallasë. Koculi u zgjodh nga ky kuvend si kryetar i komisionit të përbërë nga 16 anëtarë. Më 19 maj 1920 ky komision zgjodhi në Beun të Vlorës, Qazim Koculin si komandant të përgjithshëm të Komitetit të [http://sq.wikipedia.org/wiki/Lufta_e_Vlor%C3%ABs Luftës së Vlorës]. Hyri në Vlorë në krye të trupave shqiptare, pas një beteje të zhvilluar më parë, më 3 shtator 1920. Pas kësaj lufte kreu detyrën e prefektit të Vlorës. Zgjidhet deputet i Vlorës në zgjedhjet e para të 5 prillit 1921. Ishte mbikqyrës i qeverisë së Pandeli Evangjelit së bashku me Bajram Currin dhe Avni Rustemin në periudhën tetor-nëntor 1921. Kriza e dhjetorit 1921 e gjeti në krahun e forcave që ishin për rrëzimin e qeverisë së Evangjelit. Nga kjo krizë ai u bë protagonist jo me ndonjë dëshirë të madhe, duke hyrë në histori edhe si kryeministri njëditor i Shqipërisë. Ai më 6 dhjetor u ngarkua nga Këshilli i Naltë për një kabinet prej 8 anëtarësh. Paraqiti dorëheqjen me argumentimin se nuk ia thoshte administrimit. Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923, Qazim Koculi u zgjodh sërish deputet i Vlorës në Kuvendin Kushtetues. Gjatë kësaj kohe vazhdoi të përkrahte po atë linjë politike që ishte për rrëzimin e qeverisë.
 
Line 10 ⟶ 9:
 
== E verteta mbi luften e vlores ==
 
Më 1920-tën Vlora ishte e pushtuar nga trupat italiane. Me që Gjenerali Piacentini i cili i komandonte ato nuk denjoi t’i përgjigjej ultimatumit të drejtuar atij nga komisioni i dalë nga Kuvendi i Barçallasë që brënda 48 orëve të largoheshin trupat italiane nga Vlora, më 19 maj 1920 u zgjodh Komiteti i Luftës së Vlorës me Komandant të Përgjithshëm Qazim Koculin. Edhe telegramit të dërguar nga Komiteti, ku njoftohej se po të mos largoheshin brënda 24 orëve forcat shqiptare do të fillonin veprimet luftarake kundra forcave italiane, kryekomandanti italian nuk iu përgjigj. Atëbotë plasi beteja. Ajo qe e përgjakëshme dhe u kurorëzua me hyrjen më 3 shtator 1920, në Vlorën e çliruar nga ushtria italiane, të forcave fitimtare shqiptare të komanduara nga Qazim Koculi! E kaluara e tij patriotike ia kishte vënë mbi kokë kurorën me dafina qëkur u caktua komandant i përgjithshëm i forcave që hodhën garnizonin italian të Vlorës në det. Lidhur me atë ngjarje po citoj si është shprehur aso kohe [[Halim Xhelo|Halim Xhelua]]: “''Në qé populli i Labërisë Sparta, trupi i Kryengritjes dhe Komisjoni i të Dymbëdhjetëve sytë, goja edhe veshët, Qazim Koculi qé shpirti i Epopésë së Vlorës!''”
Line 21 ⟶ 20:
:Qazim Koculi me shokë…"
Më 2 janar 1943, tek udhëtonte për në Tiranë, Qazim Koculi së bashku me prefektin e Vlorës Léle Koçin, më të dalë të Vlorës vriten që të dy nga forca mercenare ushtarake të nxitura dhe të mbështetura nga italianët. Ky krim i kryer ndaj Qazim Koculit, i nxitur nga ana e italianëve për t’u hakmarrë për dështimin e tyre në Vlorën e 1920-ës, qe pika e cila e mbushi kupën: Mustafa Kruja në shënjë proteste si edhe indinjate ndaj italianëve si edhe personalisht ndaj Mëkëmbësit të Mbretit Jacomoni që nuk pranoi që të arrestoheshin e të çoheshin në gjyq vrasësit e Qazim Koculit, paraqiti menjëherë dorëheqjen nga posti i kryeministrit.
 
Siç dihet, dhe siç mund të imagjinohet gjatë periudhës së diktatures komuniste, familja e tij u internua dhe u detyrua të vuaj bëmat e Qazim Koculit që për ironi të fatit ishin ato që i dhanë lirinë Vlorës dhe gjithë Shqipërisë.
Line 28 ⟶ 27:
 
 
== Burimi i të dhënave ==
<references/>