Miniera e Trepçës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v +iw
Rreshti 37:
Studimim i ITT i kompletuar në Dhjetor të vitit [[2000]]. Ky studim nuk e përfundoj rivlerësimin nga të dhënat gjeologjike primare. Thënë më mirë, në këtë punim të dhënat e mëparshëm e lidhur me resurset dhe rezervat u konvertuan në standarde Perendimore, duke përdorur metodologji të ndryshme për llogaritjen e kufirit minimal të shfrytëzimit, si dhe faktor të ndryshëm minerar për definimin e rezervave. Gjatë kompletimit të punës së ITT, fatkeqësisht për shkaqe financiare imponohet afati përfundimtar, përpara se kjo punë të kompletohej në tërësi, gjë që do ta bënte më të vlefshëm paraqitjen e vlerësimit të resurseve dhe rezervave.
 
hacked
=== Mundësitë e prodhimit ===
Edhe pse Miniera ka pasur një ndërprerje të aktiviteteve prodhuese në një interval kohor prej 6 viteve, e dihet që edhe në vitet e më hershme domethënë nga viti [[1990]] e deri në qershor të vitit [[1999]], procesi i prodhimit në Minierë është bërë në mënyrë të "egër" (ku si kriter ka qenë vetëm shfrytëzimi i shpejtë i trupave xeheror më të pasur me [[xehe]]), Miniera prapë fillon me punë provuese-hulumtuese. Për shkak të mungesës së licencës për xehetari (sepse Miniera është e pajisur vetëm me licencën për kërkime), Miniera realizon vetëm një prodhimtari të kufizuar. Shpresojmë se në të ardhmen e afërt Miniera do të pajiset edhe me këtë lloj licence (Licencën për xehetari) në mënyrë që të filloj me prodhimtari të mirëfilltë prodhuese.
 
Dihet se në Minierën e Stan-Tërgut rezervat gjeologjike, por edhe punimet minerare ekzistuese mundësojnë një aktivitet tejet intensiv prodhues. Horizontet në thellësi, për kah potencialiteti i tyre gjeologjik, kanë rëndësi të ndryshme. Sidoqoftë, planifikohet që për shkak të racionalizimit të përgjithshëm, shfrytëzimi i xehes të bëhet në mënyrë sa më të koncentruar dhe të minimizohen shpenzimet e mirëmbajtjes së horizonteve “pasive”. Horizontet IX, X dhe XI, në çdo rast do të kenë përparësi në shfrytëzim, kurse horizontet tjera, vetëm në ato raste kur xehja e prodhuar nga punishtet e këtyre horizonteve do të ndikonte pozitivisht në ngritjen e cilësisë kumulative. Kjo çështje do të caktohej me planet operative vjetore, tremujore dhe mujore.
Të gjitha punishtet që kanë përbërjen mbi Cut – off grade, do të trajtohen si potencial prodhues.
Potenciali gjeologjik i “prerë” me Cut – Off grade të Zn ekuivalentit, kapë sasinë e xehes prej 10.447.000 t, me Pb = 3,50 %, Zn = 3,0 % dhe Ag = 65,1 g/t.
 
Nga sasia e tërësishme e xehes së identifikuar si potencial real për shfrytëzim të leverdishëm, masa më e madhe (74,84 %) shtrihet nën horizontin VIII dhe mbi horizontin XI, kurse pjesa tjetër (25,16 %), shtrihen mbi horizontin VIII.
Shpërndarja hapësinore e sasisë të metaleve (Pb + Zn) në xehe, është e ngjashme me shpërndarjen e xehes. Ndërmjet horizonteve VIII dhe XI janë 72,48 % të sasisë të përgjithshme të metaleve, kurse mbi horizontin e VIII, janë 27,52 % të metaleve.
 
Sasisë së xehes ashtu edhe të metaleve, vërehet një “koncentrim” në horizontet IX dhe X. Kjo shpërndarje duhet të shërben si bazë e planifikimit të dinamikës vjetore të eksploatimit të xehes, në periudhën e ardhshme 10 vjeçare. Horizonti XI nuk është ende i hapur plotësisht me punime minerare (korridori kryesor kah Veriu dhe korridori kryesor kah Jugu), si dhe, ende nuk është bërë preja e punishteve në këto pjesë. Përndryshe, ky horizont do të dominonte, si me sasinë e xehes, ashtu edhe me sasinë e metaleve. Kjo çështje, vetëm që e ngritë besueshmërinë e shënimeve mbi rezervat e shfrytëzueshme të xehes në Stantërg. Cilat punishte do të “zgjidhen” në planin dinamik vjetor, do të varet nga shumë faktorë, por mbizotëruese do të jenë kriteret e shpenzimeve minimale të nxjerrjes së xehes dhe ruajtja e proporcionit global të paraqitur këtu.
 
Si orientim global mund të shtrohet që në dinamikën vjetore të prodhimit, çdoherë në punë produktive duhet të jenë 7 – 9 punishte, kurse në fazën e mbushjes me material rikthyes nga flotacioni (hidrombushje) duhet të jenë 2 punishte.
 
Sasia e xehes e cila mund të prodhohet nga punishtet e zgjidhura, varet nga intensiteti i projektuar i shfrytëzimit të xehes, si dhe nga sasia disponibile e hidrombushjes, për mbushjen e hapësirave të shfrytëzuara të punishteve. Por edhe në përcaktimin e sasisë të prodhimit të xehes, gjithsesi treguesit ekonomik janë më përcaktues.
 
Nga analiza e shpenzimeve të prodhimit, vërehet një pjesëmarrje e lartë e shpenzimeve fikse, në strukturën e përgjithshme të shpenzimeve. Në raste të këtilla, preferohet që me prodhim më të madh, të minimizohet ndikimi i këtyre shpenzimeve në koston e tërësishme të prodhimit (shiko grafikun në vazhdim).
 
Duke i konsideruar të gjitha këto kritere globale, si dhe duke u mbështetë në kapacitetet e 4 garniturave prodhuese me produktivitet të lartë, është projektuar prodhimi vjetor i xehes në minierën e Stantërgut, në nivelin prej 650.000 t/vit, me Pb = 3,5 %, me Zn = 3,2 % dhe me Ag = 72 g/t.
 
Plani i shtruar është përpunuar duke marrë 350 ditë pune në vit, me 15 ditë pushime për festa shtetërore në Kosovë. Për kapacitetin maksimal të prodhimit, prodhimi ditor do të ishte 1857 t/dit.
 
Sistemi i punës është parapa me punë kontinuale me 4 brigada dhe me tri turne, sipas sistemit 2 + 2 + 2. Secila brigadë, ditën e 7 dhe të 8 është në pushim javor.
 
Kohëzgjatja e një turni është 7 + 1 orë, me çka arrihet java 42 orësh për secilin punëtorë. Nga këto orë pune, 26 h llogariten si punë dite, kurse 16 h janë punë nate.
 
Plani i shtruar me këta parametra kryesor prodhues, është i realizueshëm, edhe pse vërehet që përbërja e metaleve në xehe, dallon nga përbërja e tyre në rezervat e tërësishme. Ky dallim duhet të merret parasysh gjatë projektimit të dinamikës vjetore të prodhimit, duke i futë në prodhim numrin e duhur të punishteve me përbërje të Zn mbi mesataren e rezervave.
 
Një plan i mostrimit operativ të punishteve, para planifikimit dinamik vjetor, do të ishte i preferueshëm.
 
=== Prodhimi i projektuar i koncentrateve dhe reaguesit teknologjik të projektuar ===