[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 3:
== '''Asteroidët''' ==
 
'''Asteroid (planet i vogel'''). Me këtë emer quhen një mizëri trupash qe vertiten rreth ''Diellit'' sipas orbitash te perfshira kryesisht ndërmjet orbitave te Marsit dhe te Jupiterit. Quhen gjithashtu edhe '''''planetoidë'''''', por sot kjo fjalë ka marre tjetër kuptim. Janë planete shumë te vegjel. Me i madhi prej tyre, [[Ceresi]], e ka diametrin prej 800 km.
 
 
Ne vitin 1772, [[Johan Bode]], duke llogaritur largesine e planeteve te njohur, verejti një farë lidhjeje reciproke ndërmjet tyre (Rregulli i Bodes) dhe arriti ne përfundimin se ndërmjet Marsit dhe Jupiterit duhej te ndodhej edhe një planet i panjohur gjer atehere. Me 1800, astronomi italian Piaci zbuloi një objekt te ngjashem me një yll, qe rezultoi se vertitej rreth Diellit pikerisht ne largesine qe pritej. Ky trup u quajt Ceres (Cerera). Ne vitin 1802 Olbersi zbuloi një planet tjetër te vogle, Pallasin (Palladën). Një vitin 1804 u zbulua Junona, me 1807 Vesta, dhe pas shumë vje shkeputjeje, me 1845 Astreja, e kështu me radhe. Qe atehere janë zbuluar një numer i madha steroidesh. Ky numer pati rritje pas vitit 1891, kur u përdor fotografia. Tashmë u janë llogaritur orbitat me shumë se 1700 trupave te tille. Mendohet se numri i pergjithshem i tyre arrin ne disa dhjetra mijera, megjithese shumë prej tyre janë teper te vegjel dhe nuk mund te vrojtohen. Rreth 97% e asteroideve te studiuar qarkullojne rreth Diellit ne orbita qe perfshihen midis atyre te Marsit dhe te Jupiterit. Jashtë qendersia e mesatare e orbitave te tyre është 0.15, por ka disa perj tyre qe e kalojne mjaft këtë madhesi: kështu asteroidi Albert e ka jashteqendersine 0.54; Hidalgoja 0.65 etj. edhe pjerresia e tyre leviz ne kufij mjaft te gjere, duke filluar nga zeroja e deri ne 43o.
 
 
Forca turbullese e [[Jupiteri|Jupiterit]] ne zonen ku qarkullojne shumica e asteroideve ben edhe ne keta te ndjehet po ai efekt qe ushtron Saturni mbi unazen e vet. Kështu, ne zonen ne fjale verehen breza te zbrazet (intervalet ose dritaret e Kirkvudit, sipas emrit te asronomit qe e zbuloi).
 
 
Rreshti 16:
 
 
Ne grupin e asteroideve dallohen Ceresi, i cili është me i madhi, me një diametër rreth 770 km. Pas tij vijne Pallasi me rreth 490 km, Vesta me rreth 380 km; rreth 70 asteroide i kanë diametrat mbi 100 km, ndërsa te tjeret janë me te vegjel. Me te vegjlit qe njihen e kanë diametrin rreth 1 km. Me i ndritshmi nga të gjithë është [[Vesta]], qe ka një albedo mjaft te lartë dhe mund te arrije (kur ndodhet ne pozicionin me te pershtatshem perkundrejt Dielli dhe Tokes) madhesine e gjashte, pra mund te shihet edhe me sy te lire. Masa e të gjithë asteroideve te marre se bashku nuk e kalon 1% te mases se Tokës, prandaj, kuptohet vetiu se as me i madhi prej tyre, Ceresi, nuk mund te mbaje rreth vetes kurrfare atmosfere.
 
 
Rreshti 22:
 
 
Për origjinen e asteroideve ka dy [[hipoteza]]. Sipas asaj te Olbersit, keta janë formuar nga shkaterrimi i një planeti te madhe qe vertitej rreth Diellit, diku ndërmjet orbites se Marsit dhe asaj te Jupiterit. Një hipoteze tjetër i nxjerr asteroidet si mbeturina te lendes se pase nga e cila është formuar sistemi yne diellor.
 
 
Rreshti 29:
=== Asteroidi Vesta ===
 
'''[[Vesta]]''' u formua rreth 2 milion vite pasi u formuan trupat e parë të ngurtë të Sistemit Diellor, dhe është asteroidi i dytë më i gjerë i Sistemit Diellor. Autorët raportojnë se Vesta ka disa kratere të shkaktuar nga impakti i trupave të tjerë, përfshirë dy kratere që mbivendosen ndaj njëri-tjetrit, disa qindra kilometra të gjerë, në polin e jugut. Një nga këto impakte polare, largoi material që u kthye në asteroidë të tjerë, të njohur si Vestoidë, dhe meteoritë. Tronditjet nga këto dy impakte, në pamje të parë kanë krijuar depresionet që rrethojnë ekuatorin e Vesta-s. Madhësia e asteroidit – rreth 260 kilometra në radius – rritja e shpejtë dhe bërthama masive e hekurt mund të shpjegojnë se si Vesta i ka mbijetuar këtyre përplasjeve
 
-----