Ndryshimi mes inspektimeve të "Shoqata Atdhetare Kulturore "Gora""

ska përmbledhje të redaktimeve
Kjo shoqate eshte krijuar me 27.04.1998 me vendim te gjykates se Tiranes Nr.1577 ,ne baze te ligjit Nr.7850 date29.07.1994.
Qellimi i Shoqates Atdhetare Kulturore ‘’Gora’’ eshte te njohe ,studjoje,mbaje gjalle dhe te propogandoje kulturen,arsimin,traditat,zakonet,folklorin,patriotizmin dhe luften per liri e pavarsi te gorareve.Te evidentoje kontributin e figurave te shquara sipas perudhave historike.Te ngreje ne nje shkalle me te larte ndergjegjen atdhetare per forcimin e unitetit te kombit ne teresi dhe ndermjet gorareve ne vecanti per kushtet e soteme te zhvillimit e perparimit te metejshem te sistemit demokratik te vendit.
Por para se te flasim per aktivitetin e saj le te pershkrujme kush eshte krahina e Gores dhe ku shtrihet ajo nga ana gjeografike dhe traditat e saj.
Krahina e Gores eshte nder krahinat e vjetra te vendit, e njohur per karakteristikat e saj formuse dhe etnografike me vete.
Krahina e Gores ndodhet ne Qarkun e Korces ne veri-perendim te qytetit te Korces. Ajo kufizohet ne veri me krahinen e Mokres ne rrethin e Pogradecit dhe me rrethin e Gramshit,ne lindje me fushen e Korces, ne perendim me krahinen e Oparit dhe ne juge me zonen e Vithkuqit.
Krahina pershkohet nga lumi Devoll dhe nga rruga automobilistike Maliq –Gramsh qe ndjek rrymen e lumit dhe ndan krahinen ne mes. Ne te dy anet e lumit gjen gryka te formuara nga perrenj te rrembyeshem,qe zbresin nga malet e derdhen ne Devoll.Me i fuqishem nga keta eshte ai qe ka marre emrin’’Lumi i Selces’’,i cili nis nga Guri Kamjes dhe ne rruge e siper mbledh dhe ujrat qe rrjedhin nga mali i Lenies.
Ne te djathte te lumit Devoll ngrihen madheshtore malet e Lenies,Guri Kamjes simbol i shoqates tone,Guri i Bletes e Kozelit.Ndersa ne ane te majte te lumit ngrihen malet e quajtura Varri Plakes,Borigat e Shipckes ato te ShenProdhonit deri ne Lirez,Bakolla,dhe mali I Kostomano mbi Voskopoje. Maja me e larte eshte ajo e Valamares me mbi 2300 m mbi nivelin e detit me liqenet e bukur prane saj..
Ne trojet e krahines se Gores rritet nje larmi pemesh drufrutore e jo drufrutore si molla me 13 lloje te vendit dardha me 20 lloje,qershia ,e kumbulla Gorare ku del rakia me fame prej saj ku pihet ne dasma e gostira nepermjet dollise gorare si dhe druret pyjore si pisha,bredhi,rrobulli,dushku qe perbejne nje pasuri te madhe per zonen.Krahina e Gores ka klime te ashper kontinentale me dimer te ashper e debore si dhe me vere disi te thate.Simbas studimeve te lashtesise del se kjo zone ka qene e banuar qysh ne koherat parahistorike dhe emir i saj ka prejardhje nga sllavishtja ku ‘’Gore’’do te thote ‘’Mal’’ ose ‘’Malesi’’Banoret ilire te treves se Gores kane qene ne lufte me popujt qe deshen te zaptonin trojet e tyre.Neper Gore kane kaluar Hunet ,Sllavet me vone Turqit,por Goraret kane luftuar me pushke e me pene per lirine e zones se tyre dhe per lirine e Shqipërise .Ne fundin e shekullit te XIX dhe fillimin e shekullit te XX u formuan çetat e para patriotike si ajo e Kapedan Kajo Babjenit ,i cili bente pjese ne Komitetin per Çlirimin e Korçès,si dhe ceta e Ismail Derdushes etj.Para shpalljes se pavaresise u krijua Komiteti i Fshehte Krahinor ne te cilin bente pjese Kajo Babjen,Xhelo Selca,Feim Zbogji,Ismail Strelca,Tosun Derdusha,Fetah Goca,Koci Plovishti,Cane Lozhani,Pasho Krushova,Pasho Kolaneci,Asllan Dolaneci,dhe Telha Senishti.Me 28 korrik te vitit 1912 cetat e Gores u bashkuan ne Gurin e Kamjes ku ngriten Flamurin Kombetar dhe vazhduan duke cliruar qytetin e Pogradecit.Keshtu kane vazhduar goraret edhe mbas shpalljes se Pavarsise edhe gjate luftes Na-Çl. Kuneder pushtuesve italjane dhe gjermane dhe krijoi cetat e saj si ajo e Heroit te Popullit Teki Kolaneci etj.Mbas clirimit Gora mori nje zhvillim ne te gjitha drejtimet ekonomike dhe kulturore.Ne vitin 1945 popullsia e krahines seGores arrinte ne 13500 fryme.Por goraret kane qene arsimdashes si para clirimit edhe mbas clirimit ku u hapen shkolla ne cdo fshat dhe sot funksionon nje shkolle e mesme e pergjitheshme ne qender te Gores.Por Gora dhe goraret kane Doket dhe Zakonet e tyre si mikpritja e vecante per kete zone me ate rakine e kumblles gorare me veshjet e saj karakteristke,me burra te beshem dhe punetore me grate puntore dhe te palodhura.Mbas viteve 1990 me vendosjen e demokracise dhe me levizjen e lire te njerezve popullsia e gores u pakesua me cvendosjen e tyre ne vendet e zonave te ulta.Por kjo nuk do te thote se goraret e kane harruar vendin e tyre ,ata kethehen here mbas here aty ku kane te paret e tyre.Ata jane kethyer per te rregulluar shtepite e tyre ku vine pushojne ne vere apo ne dimer ne ajrin e paster te fshatrave te tyre.Ne Gore ka filluar te shfrytezohen ujrat e saj ne ngritjen e hdrocentraleve te vegjel .Ngritja e hidrocentraleve mbi lumun Devoll do ti jape me shume rendesi infrastruktures rrugore.Ne Gore jane krijuar fermat blektorale me nga 300-400 krere me te dhirta dhe te leshta ku me prodhimin e tyre blektoral konkurojne ne te gjithe vendin tone.Qedra e Gores eshte populluar me shume me ato lokalet ku ju sherbejne klienteve me rakine e kumblles gorare.Pra vlerat e Gores duhet te ruhen ky eshte dhe qellimi i SHoqates Atdhetare Kulturore ‘’Gora’’.Ajo ka punuar dhe punon me aktivitete te ndryshme ne perkujtim te dative historike dhe te te njerezve qe kane punur per gore.Ajo sot funksionon me deget e saj ne te gjithe vendin ku ka gorare si dhe ka dege te saj edhe ne Amerike e ne vende te tjera te botes.Tani me ne krye te saj kryetari e palodhur z Besim SHyti dhe kryesine dhe deget neper rrethe si dhe punen e mire te kordinatorit te saj Z Arben Rroko, po punon per ta pritur 100 vjetorin e Pavaresise me sa me shume aktivitete. Ftoj intelektuale dhe gorare kudo qe ndodhen ta ndihmojne Goren duke ja ngritur vlerat e saj.Ftoj dhe biznesmene gorare per te ndihmuar shoqaten ne anen financiare per aktivitetet qe organizon shoqata. E punoi materjalin Lefter RROKO.Anetar i Keshillit te Pergjithshem te Shoqates Gora.
Anonymous user