Kushtetuta e Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Bet 0 (diskuto | kontribute)
Rreshti 12:
 
Me njohjen e pavarësisë së Shqipërisë nga fuqitë e mëdha evropiane, u arrit marrëveshje për formë monarkike të qeverisjes. Sipas Statutit Organik ose kushtetutës së atëhershme, Shqipëria ishte mbretëri kushtetuese me në krye Mbretin Vid. Mirëpo kjo kushtetutë nuk pati jetë të gjatë për shkak të rebelimit të shqiptarëve kundër Vidit në njërën anë, si dhe për shkak të Luftës së Parë Botërore në anën tjetër.
 
Gjatë pjesës së parë të viteve ’20, Shqipëria përjeton mosqëndrueshmëri politike. Pas Triumfit të Legalitetit, fitores së Ahmet Zogut nga revolucionarëve të udhëhequr nga Noli, më 1925 u shpall Ligji Themeltar i Republikës Shqiptare. Kjo republikë, e bazuar në modelin e Republikës së Tretë Franceze (1870-1940), ishte parlamentare me në krye një president të fuqishëm, që ishte kreu i shtetit si dhe shef i ekzekutivit (qeverisë). Pushteti ligjvënës ndërkaq i takonte dy dhomave të parlamentet, asaj të deputetëve dhe Senatit.
 
Pas tri vjetësh, më 1928, Shqipëria shpallet mbretëri demokratike e parlamentare. Organi ligjvënës përbëhej prej një dhome, ndërsa pushteti ekzekutiv i takonte kreut të shtetit, Mbretit, dhe kabinetit të përbërë nga kryeministri dhe ministrat. Me pushtimin fashist dhe largimin e Mbretit Zog nga Shqipëria, de facto kjo kushtetutë merr fund. Bashkëpunëtorët e pushtuesve i japin kurorën shqiptare një shteti tjetër, në këtë rast Viktor Emanuelit III, mbret i Italisë, akt ky që dhunoi kushtetutën e Mbretërisë Shqiptare.
 
Pas çlirimit të vendit nga nazi-fashistët dhe vendosjes së pushtetit komunist, më 11 janar 1946 shpallet Republika Popullore e Shqipërisë me ç’rast hyn në fuqi kushtetuta e re. Më 1976 aprovohet një kushtetutë tjetër që stilizon Shqipërinë si “Republikë Popullore Socialiste”. Sistemi njëpartiak i vendosur nga komunistët bashkë me mungesën e lirive themelore të njerit, si dhe gjendja e rëndë ekonomike krijuan pakënaqësi të mëdha në popull. Më 1991, Sekretari i Parë i Partisë së Punës, Ramiz Alia, vendosi të pranonte sistem shumëpartiak dhe në ndërkohë u miratua një kushtetutë e përkohshme.
 
Së fundi, më 21 tetor 1998, Kuvendi i Shqipërisë miratoi kushtetutën e fundit dhe vendosi atë në referendum mbarëpopullor. Votuesit zgjodhën këtë kushtetutë, e cila është cilësuar nga ekspertë ndërkombëtare si në përputhje me rregullat e standardet evropiane.
 
== Shiko edhe këtë ==