Kushtetuta e Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 13:
Me njohjen e pavarësisë së Shqipërisë nga fuqitë e mëdha evropiane, u arrit marrëveshje për formë monarkike të qeverisjes. Sipas Statutit Organik ose kushtetutës së atëhershme, Shqipëria ishte mbretëri kushtetuese me në krye Mbretin Vid. Mirëpo kjo kushtetutë nuk pati jetë të gjatë për shkak të rebelimit të shqiptarëve kundër Vidit në njërën anë, si dhe për shkak të Luftës së Parë Botërore në anën tjetër.
 
Gjatë pjesës së parë të viteve ’20, Shqipëria përjeton mosqëndrueshmëri politike. Pas Triumfit të Legalitetit, fitores së Ahmet Zogut ngandaj revolucionarëve të udhëhequr nga Noli, më 1925 u shpall Ligji Themeltar i Republikës Shqiptare. Kjo republikë, e bazuar në modelin e Republikës së Tretë Franceze (1870-1940), ishte parlamentare me në krye një president të fuqishëm, që ishte kreu i shtetit si dhe shef i ekzekutivit (qeverisë). Pushteti ligjvënës ndërkaq i takonte dy dhomave të parlamentet, asaj të deputetëve dhe Senatit.
 
Pas tri vjetësh, më 1928, Shqipëria shpallet mbretëri demokratike e parlamentare. Organi ligjvënës përbëhej prej një dhome, ndërsa pushteti ekzekutiv i takonte kreut të shtetit, Mbretit, dhe kabinetit të përbërë nga kryeministri dhe ministrat. Me pushtimin fashist dhe largimin e Mbretit Zog nga Shqipëria, de facto kjo kushtetutë merr fund. Bashkëpunëtorët e pushtuesve i japin kurorën shqiptare një shteti tjetër, në këtë rast Viktor Emanuelit III, mbret i Italisë, akt ky që dhunoi kushtetutën e Mbretërisë Shqiptare.