Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 33:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përbëhet nga 7 anëtarë. [[Anëtari i KQZ|Anëtar i KQZ]] -së mund të emërohet çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote dhe plotëson edhe kritere të tjera ligjore.
 
==Historiku==
 
 
Në Nëntor të vitit 1998, nëpërmjet një referendumi kombëtar, populli shqiptar aprovoi Kushtetuten e re e cila në nenet 153 dhe 154 sanksionoi krijimin e Komisionit Qëndror të Zhgjedhjeve (KQZ) si organ të përhershëm i përbëre nga shtate anëtarë.
 
Me miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë të Ligjit Nr. 8609, datë 08/05/2000 "KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISE", Komisioni mori formën e tij të plotë ligjore në nenet 16-31 të këtij kodi.
 
Qershori i vitit 2000 shënon fillimin e aktivitetit te KQZ-së me gjashtë anëtarë të emëruar sipas Kushtetutës, dy nga Presidenti i Republikës, tre nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe një nga Kuvendi. Një muaj më pas, dhe pikërisht në Korrik të vitit 2000, Kuvendi emëroi anëtarin e shtatë të KQZ-së.
 
Shtatë anëtarët e parë të KQZ-së të kostituar ishin z. Fotaq Nano kryetar, znj. Mimoza Arbi zëvendëskryetare, z. Maksim Shimani anëtar, z. Klement Zguri anëtar, z. Pandeli Varfi anëtar, z. Shahin Bistri anëtar dhe z. Gaspër Kokaj anëtar.
 
Zgjedhjet e para që u përgatiten nga ky Komision ishin ato të zhvilluara në Tetor të vitit 2000 për zgjedhjen e Organeve të Qeverisjes Vendore.
 
Disa muaj pas përfundimit të zgjedhjeve vendore të Tetorit 2000, kanë dhënë dorëheqjen nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve Fotaq Nano, Mimoza Arbi dhe Shahin Bistri.
 
Më 10 Shkurt të vitit 2001 Këshilli i Lartë i Drejtësisë zgjodhi dy anëtarët e rinj të këtij Komisioni që ishin z. Ilirjan Çelibashi dhe z. Igli Toska, dhe më 12 Shkurt të po këtij viti Kuvendi zgjodhi dhe z. Tomorr Malaj si anëtar të këtij komisioni.
 
Gjatë vitit 2003 përfunduan mandatin e tyre si anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Igli Toska, Gaspër Kokaj dhe Klement Zguri. Këshilli i Lartë i Drejtësisë emëroi anëtare të KQZ-së, znj. Dëshira Subashi, Presidenti i Republikës emëroi z. Klement Zguri dhe Kuvendi vendosi z. Dodë Prenga.
 
Në datën 25 Nëntor 2004, Këshilli i Lartë i Drejtësisë zgjodhi z. Çlirim Gjata si anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në vend të anëtarit Maksim Shimani.
 
Gjatë vitit 2006 përfunduan mandatin e tyre si anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve z. Ilirjan Çelibashi, z. Pandeli Varfi, z. Tomor Malaj. Këshilli i Lartë i Drejtësisë emëroi anëtar z. Flamur Çato, Presidenti i Republikës z. Fatmir Kumbaro dhe Kuvendi z. Arben Ristani.
 
Me Ligjin Nr.9675, datë 13.01.2007 ndryshoi Kushtetuta dhe KQZ nga shkurti 2007 përbëhet nga 9 anëtarë. Kuvendi emëroi anëtarë z. Shkëlqim Hysi dhe z. Gent Shala.
 
Me Ligjin Nr.9904, datë 21.04.2008 ndryshoi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe shfuqizoi nenet 153 e 154 ku saksionohej krijimi i KQZ-së duke ja lënë këtë Kodit Zgjedhor.
 
Me Ligjin Nr.10019, datë 29.12.2008 "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqiperisë" u saksionua krijimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si organi më i lartë shtetëror i përhershëm, i ngarkuar me administrimin e zgjedhjeve, me 7 anëtarë, me mandat 4 vjeçar. Anetarët dhe kryetari i KQZ-së zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë.
 
Më datë 02 shkurt 2009 Kuvendi zgjodhi kryetar të KQZ-së z.[[Arben Ristani]] dhe anëtarë z.Artan Lazaj, znj.Dëshira Subashi, z.Hysen Osmanaj, z.Klemet Zguri, z.Pandeli Varfi dhe znj.Vera Shtjefni.
 
Më datë 12 tetor 2012 Kuvendi zgjodhi kryetare të KQZ-së znj.[[Lefteri Lleshi]] dhe anëtarë z.Hysen Osmanaj, znj.Vera Shtjefni, znj.Albana Shtylla, z.Denar Biba, z.Ilirian Muhu dhe z.Jani Jano.
== Referenca ==
Ligji nr. 10019, datë 29.12.2008 "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë" - Fletore Zyrtare e RSH nr. 189/2008, fq. 9305