[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Cellulose-3D-balls.png|thumb|right|300px|Struktura 3D se celulozës,me katër [[molekula]] të glukozës]]
'''Celuloza''' është një [[Karbohidratet|karbohidrat]] kompleks, përbërësi kryesor i mureve të qelisë së [[bimë]]ve dhe rrjedhimisht përbërësi kryesor i shumë fabrikuesve të produkteve të fijeve, si [[letra]], [[dërrasa]], [[pambuku]] dhe [[pëlhura]]. [[Bimë]]t tradicionale perëndimore për prodhimin e celulozës ishin [[pambuku]] dhe [[lini]]. [[Druri]] ka qenë burim kryesor i bërjes së fijeve të letrës që nga viti [[1850]].
 
Celuloza është polisakaridi më i përhapur në botë bimore. Është i ndërtuar prej një numri të madh mbetjesh të glukozës, që hidrolizon me vështirësi dhe nuk mund të përdoret si ushqim për njerëzit. Masa [[molekula]]re relative e celulozës është e lartë, prej 1 milion deri në dy 2 milionë, që do të thotë se një molekulë celulozë përmban 6 mijë deri 12 njësi (C<sub>6</sub>H<sub>10</sub>O<sub>5</sub>). Celuloza nuk shërben si lëndë ushqyese, sepse nuk shpërbëhet në organizmin e njeriut dhe të disa kafshëve, me perjashtim të disa kafshëve ripërtypëse. Celuloza është përbërëse e të gjitha indeve ([[lat.]]: celula- [[qeliza]]). Celuloza është ndërtuese e skeletit të bimëve, p.sh drurit.