Dropulli: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute) No edit summary |
v Robot: ndryshime kozmetike |
||
Rreshti 4:
Duke udhëtuar drejt jugut, në të djathtë shihni fshatrat Derviçan, Goranxi, dhe Sofratikë, të vendosur në faqe të malit si dhe Gjirokastra. Derviçani është një kilometër larg nga rruga kombëtare. Një kishë e shekullit të XVIII e restauruar kohët e fundit, kisha e Shën Anës është kisha kryesore e fshatit. E përdorur si magazinë në kohën e komunizmit, ajo është e vendosur mbi fshatin e sotëm në një pllajë të ngritur, e cila ishte vendndodhja e fshatit në shekullin XV. '''Kisha Burimi Jetëdhënës''', jo larg nga ajo e Shën Anës, është ndërtuar në të njëjtën periudhë. Një vend tjetër me interes i trashëgimisë arkitekturore është shtëpia e shekullit të XVII e Zahar Sterjos, ndërtuar krejtësisht nga gurë me një teknikë të veçantë, të karakterizuar nga shtresa të vëna njëra mbi tjetrën, pa përdorur llaç. Ky stil ka lidhje me banesat e fortifikuara të Gjirokastrës.
Dy kilometra më në jug është fshati Goranxi. Kisha kryesore është
Një tjetër fshat pranë rrugës kombëtare është Sofratika. Fshati pjesërisht është ngritur mbi nekropolin e qytetit romak Adrianopol. Qyteti u ndërtua nga perandori Adrian në shekullin II e.j., ndofta me synimin që të bashkonte bashkësitë e shpërndara të luginës, të cilat kishin mbetur pa një qendër që nga shkatërrimi i Antigonesë 400 vjet më parë. Mendohet se Adrianopoli u banua deri në shekullin VI e.j. Për të shkuar në qendrën e qytetit dhe në të vetmen pjesë të ekspozuar të rrënojave të tij, dilni nga rruga kryesore për në Sofratikë, duke marrë menjëherë një rrugë paralele me rrugën kryesore. Pas 2-300 metrash majtas ka një tunel të
Duke vazhduar drejt jugut arrihet në fshatin Jergucat, pranë kryqëzimit me rrugën që të çon për në Sarandë. Pak para bërrylit të rrugës shfaqet kisha e lartë e Shën Kozmait. Në anën lindore të rrugës kombëtare para kthesës për në Sarandë janë rrënojat e një varri të madh monumental, në stil “maqedonas” i shekullit të 3-të p.e.s., që u zbulua kohët e fundit gjatë ndërtimit të rrugës.
Një manastir i shekullit të XVI i gjendur në fshatin Dhuvjan, përsëri përgjatë rrugës për në Kakavijë, është vend tërheqës për vizitorët. Pranë kufirit, në Peshkëpinë e Poshtme, ndodhet kisha e Panajasë, një qendër e peshkopit të Drinopullit e shekullit X. Rrethuar nga një mur i lartë qiparisash, ajo është një nga kishat më të vjetra dhe më interesante të zonës.
Më në jug para se të vish në Kakavijë, ka një rruge anësore që të çon në fshatin Sotirë, qendër banimi e minoritetit grek, pothuaj pika më largët jugore e territorit shqiptar nga ku malet e kufirit shihen përmes drurëve të lashtë të lisit dhe rrapit. Një manastir i shekullit të XIII ndodhet mu në mes të fshatit<ref>[http://www.gjirokastra.org/albanian/al_sublinks/vizitoni_gjirokastren/vizitoni_dropull.html Dropulli]</ref>.
== Burimi ==
<references />
[[
[[de:Dropull]]
|