Dykotiledonet: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Robot: Faqe e palidhur
v Robot: ndryshime kozmetike
Rreshti 1:
{{Faqe e palidhur|data=shtator 2012}}
- Dykotiledonet (Dicotyledonae) janë grup i madhë i farëveshurave me rreth 200.000 lloje të njohura, të klasifikuara në rreth 300 familje bimore. Këtu bëjn pjesë bimë drunore, [[Shkurret|shkurre]] edhe barishtore. Dallohen me gjethe me dellëzim kryesisht pendor dhe rrjetor, me lule kryesisht 5-anetarëshe dhe me 5 ose 4 cikle. Nga ky numër i madh i familjeve, do t’i përshkruajme disa më themelore dhe më të përhapura në viset tona.
 
 
 
'''1. Fam. Zhabinore (Ranunculaceae)''' përfshine bimë kryesisht barishtore, me gjethe kyresisht të ndara ne mënyra të ndryshme. [[Lulet|Lulet]] janë dyseksore, me periant të dyfishtë, me theke të shumtë dhe ginece të ndërtuar nga shumë vezore të lira (rrallë një), në shumë raste të vendosura spiralisht në shtratin e gjatë të lules. Frytet janë arrëza aken ose rreshikth (rrallë rrushk).
Këto rriten kryesisht në vende të lagështa, sic janë llojet e ndryshme të gjinisë zhabin (Ranunculus). Disa hasen si barëra të keqija, siç janë adonisi ndërsa të tjera në shkurret si psh: shpëndra, fillikatja [[Anemone|(Anemone)]] etj.
 
Rreshti 10:
 
'''2. Fam. Ahore (Fagaceae)''' janë bimë drunore ose [[Shkurret|shkurre]], të përhapura kryesisht në hemisferën veriore. Gjethet i kanë të thjeshta, buzplotë ose më shpesh të dhëmbëzuara ose me vriguj. Ahoret polenizohen me erë, prandaj lulet i kanë me periant të reduktuar, njëseksore, të vendosura në lulëza. Lulëza mashkullore mban shume thekë, të vendosur në lëvarr. Lulesa femëore ka tri lule (të gështenja), dy lule (të ahu) dhe një (te dushku) etj.
Këto janë të njohura si pyjet e ahut, të dushkut dhe të gështenjës. Frytet janë arrëza, të mbyllura ose të future në gishtjë (kupule), siç janë nga tri të tilla të gështenjës ose nga dy të ahu dhe të vetmuara të [[Dushku|dushku]] të cilët njihen me emrin “Lena”.
 
 
 
'''3. Fam: Kryqore (Cruciferae, Brassicaceae)''' janë bimë barishtore, që dallohen nga të gjitha bimët tjera, në rradhë të parë, me lule me 4 sepale dhe 4 petale, me ngjyrë të ndryshme por gjithmonë të vendosura përkundrejt njëra tjetrës, duke formuar një kryq, nga e kanë marrë emrin kryqorë. Edhe frytet e tyre janë silikatet ose silikoza.
Lulja e tyre ka 3 thekë të rrethit të jashtëm dhe 4 thekë të rrethit të brendshëm. Ginecea ndërtohet nga dy gjethe pjellore të ngjitura në një pistil me vezore të mbiteshme. Kryqorët janë familje e rëndësishme, sepse përfshin bimë të vlefshme ushqyese, vajore, mjalëtdhënëse, foragjere, mjeksore etj. Ndër to e rëndësishme është [[Lakra|lakra]] (Brassica) si gjini qendrore nga edhe e ka marr emrin kjo familje. Bimë vajore është kolza, ndërsa e rëndësishme është edhe rrepa (Raphanus) me kultivar të shumtë, ndër të cilët edhe rrepa e kuqe.
 
 
Rreshti 25:
'''5. Fam.Fluturore (Fabaceae)''' veçohen nga bimët e tjera me ndërtimin e lules qe ka petale në formë të krahëve të [[Flutura|fluturës]], nga vjen edhe emri i tyre fluturore. Lulet janë dyseksore, me simetri zigomorfe. Kupa ndërtohet nga 5 petale të ngjitura, kurora ka petale të ndryshme: një me e madhe ka pamje të flamurthit, dyanësoret formojnë krahët, kurse dy tjera formojnë barkëz. Thekët janë gjithmonë 10, për të disa gjini 9 të bashkëngjitura dhe një i lirë, kurse te shumica të gjithë janë të bashkangjitur. Ginecea ndërtohet nga një gjethe pjellore e cila formon fryt bishtaje. Të gjitha këto mund të paraqiten në formulen e lules:
 
K<small>(5)</small>,C<small>(5)</small>,A<small>(9)+1</small> ose A<small>(10)</small>,G<small>(1)</small>
 
Fluturoret janë familje bimore e madhe, me 400-500 gjini dhe mbi 10.000 lloje.
Rreshti 36:
 
 
== Referencat : ==
 
* '''Biologjia'''
* <small> Dr. Ismet Bajraktari</small>
* <small> Dr. Abdulla Gecaj</small>
* <small> Dr. Qazim Pajazitaj</small>
* <small> Dr. Daut Rexhepaj</small>
* <small> Mr. Esma Rugova</small>
* <small> Mr. Feride Zhushi – Etemi</small>