Dallime mes rishikimeve të "Filipi II i Maqedonisë"

v
Robot: ndryshime kozmetike
v (Robot: ndryshime kozmetike)
|Emri = Filipi II
|title = Bazileus i Maqedonisë
|image = [[ImageSkeda:Filip II Macedonia.jpg|250px]]
|caption = <small>Busti i Filipit II i Maqedonisë.</small>
|reign = 359 P.r.l.k – 336 P.r.l.k
|}}
 
'''Filipi II i Maqedonisë''' jetoi në vitet 382-336 para Krishtit. Ai ishte mbret Grek i Maqedonisë nga 359-336 para Krishtit. Ishte babai i Aleksandërit të madh dhe Filipit të III.
 
== Jeta ==
Filipi lindi në Pelle kryeqytetin e Maqedonisë. Ai ishte djali i Amyntasit III dhe Euridikes. Në rininë e tij ai u çua në Tebe si peng sepse në atë kohë Teba ishte qytet-shteti më i fuqishëm i Greqisë. Kjo periudhe zgjati 3 vjet (368-365 para Krishtit). Gjatë kohës që ndenje atje ai morri nja edukim ushtarak dhe diplomatik nga Epaminonda. Në 364 para Krishtit ai u rikthye në Maqedoni. Vdekja e vëllezërve të vet Aleksandërit II dhe Perdikas III i kishte hapur rruge për në fron të cilin e morri në 359 para Krishtit.
 
Aftësitë ushtarake te cilat i zotëronte Filipi i sollën atij shume suksese në fillim. Megjithatë atij i duhej te rregullonte një situate e cila ishte përkeqësuan jashtë mase prej disfatës kundër Ilireve ku kishte gjetur vdekjen edhe Perdika III. Paionasit dhe Thraket kishin pushtuar lindjen e vendit ndërsa Athinasit kërcënonin në jug. Duke përdorur diplomacinë si arriti ti largonte Paionasit dhe Thraket ma ane te shumave premtuese që do tu japte. Pas kësaj arriti ta shkatërronte ushtrinë athinase prej 3000 hopliteve (359 P.K). Tashme i lire prej kundërshtareve ai u përpoq te forconte pozitat e tij në vend dhe sidomos ushtrinë. Risia e tij me e rëndësishme ishte te përdorte këmbësorinë te armatosur me sarissa, një shtize jashtëzakonisht e gjate me te cilën u formua "Falanga Maqedonase".
 
Filipi ishte martuar me Audatën stërmbese e mbretit Ilir te Dardanisë, Bardhyl. Megjithatë kjo nuk e pengoi te marshonte kundrejt Ilireve në (358) dhe ti dërrmonte në një beteje te egër ku vdiqën 7000 ilire (357). Me ketë ai vendosi autoritetin e tij në Liqenin e Ohrit dhe në favor te Epiroteve.
 
Ai përdori edhe luftesn sociale si një mundësi për zgjerim. Beri një marrëveshje me Athinasit e cila nuk kishte mundur dot te pushtonte Amfiolisin, që komandonte minierat e arit në malin Pangaion. Ai do ta mposhte ketë qytet dhe do te ia jepte Athinasve në këmbim te qytetit Pydnas te cilin Maqedonasit e kishin humbur në 363. Megjithatë pasi pushtoi Amfiolisin ai i mbajti te dy qytetet. Pasi Athina i shpalli lufte ai lidhi aleance me "Lidhjen Kalkidiane te Olnysit". Me pas pushtoi Potidaean dhe kësaj radhe duke e mbajtur fjalën dhe ia dha Lidhjes (356) një vit përpara se te martohej me princeshën Epirote Olimpia, e cila ishte e bija e mbretit te Molosëve.
 
Në 356 p.k Filipi pushtoi edhe Creniden te cilës ia ndryshoi emrin në Filipi : atje themeloi një garnizon te fuqishëm i cili do te kontrollonte minierat e saj , te cilat i dhanë shume ar me ane te te cilave financoi fushatat ushtarake. Në te njëjtën kohe gjenerali i tij Parmenioni kishte mundur Iliret përsëri. Gjithashtu në 356 p.k lindi djali i tij Aleksandri dhe Filipi kishte fituar në gare me kuaj në lojërat Olimpike. Në 355-354 p.k ai rrethoi Methonen qytetin e fundit që kontrollonte Athina në gjirin Thermaik. Gjate rrethimit Filipi humbi një sy. Megjithë ardhjen e dy flotave Athinase qyteti ra në 354 p.k. Filipi gjithashtu sulmoi edhe dy qytete Thrake te vendosura në bregdet : Abdera dhe Maronea (354-353).
[[Skeda:Map Macedonia 336 BC-en.svg|left|thumb|250px|Harta e territorit i Filipit II]]
 
I përfshire edhe në luftën e 3 fetare që kishte shpërthyer në Greqi, Filipi në verën e 353 p.k ai pushtoi Thesaline duke mposhtur 7000 Fokeas nen vëllanë e Onomarkusit. Kjo e fundit mundi Filipin në dy beteja që pasuan. Filipi u kthye në Thesali veren e ardhshme me 20000 këmbësore dhe 3000 kalores duke përfshire te tere trupat Thesaliane te rekrutuar. Në betejën e Krokusit 6000 Fokeas vdiqën ndërsa 3000 te tjerë u burgosen dhe me vone u mbyten. Kjo lufte i dha Filipit një prestigj te madh si dhe blerjen e lire te Feraes një qytet në juglindje te Thesalise. Ai gjithashtu u be tagus i Thesalise. Mori regjionin Magnesia që ndodhej në juglindje te Thesalise se bashku me qytetin e saj kryesor Pagasae. Filipi nuk avancoi për në Greqinë qendrore sepse Athinasit duke mos arritur në kohe për te mbrjtur Pagasaen kishin pushtuar Termopilet.
 
Armiqësia me Athinën nuk ishte tërësisht e hapur por Athina ishte kërcënuar nga pala maqedonase për arin në Eube. Në 352 p.k deri në 346 p.k Filipi serisht nuk sulmoi në jug. Ai ishte aktiv në nënshtrimin e qyteteve kodër te Ballkanit perëndimor e verior dhe zvogëlimin e qyteteve bregdetare greke deri në Hebrus. Për qytetin kryesor bregdetar Olynthesit Filipi vazhdonte te pretendonte miqësinë përderisa qytetet e tjera fqinjë ishin në duart e tij.
 
[[Skeda:PhilipIIGoldStaterHeadOfApollo.jpg|thumb|200px|right|Filipi i II në monedhe ari, me kokën e Apollonit.]]
 
Në 349 p.k, Filipi nisi rrethimin e Olynthesit e cila përveç pozicionit te saj strategjik pretendonte në fronin maqedonas prej disa lidhjeje me Arrhideusin dhe Menelaun. Olynthesi në fillim ishte aleat me Maqedoninë por me vone lidhi besnikëri me Athinën. Kjo e fundit nuk beri asgjë për te ndihmuar qytetin, ekspedita e tyre u kthye mbrapa për shkak te një revolte në Eube te cilën e pagoi Filipi me arin e tij. Në vitin 348 p.k mbreti maqedonas mundi Olynthesin dhe e shkatërroi te tere qytetin. Te njëjtin fat kishin pësuar edhe qytetet e tjera te Kolkides. Meqë Maqedonia dhe te tere regjionet e tjera fqinjë ishin te sigurta, Filipi festoi lojërat e tij Olimpike në Dium. Në 347 p.k Filipi avancoi për te pushtuar te tere zonat lindore rreth Hebrusit dhe detyroi paraqitjen e princit thrak Cersobleptesit. Në vitin 346 p.k ai ndërhyri në mënyre efektive në luftën midis Tebes dhe Fokeasve por luftërat e tij me Athinën ende vazhdonin. Megjithatë Athina i kishte bere kërkese për paqe dhe kur Filipi shkoi përsëri në jug u vendos paqja në Thesali. Me qytet shtetet kyçe greke ai i dërgoi një mesazh Spartes ``Nqs ju nuk paraqiteni pa vonesa te mëtejshme, unë do te shkoj me ushtri në tokat tuaja dhe do te shkatërroj fermat tuaja, vras njerëzit tuaj dhe do te shkatërroj qytetin tuaj. Përgjigja e tyre lakonike ishte "në qofte se". Filipi dhe Aleksandri do ti linin te dy vetëm. Me vone ushtritë maqedonase kaluan nga Epiri në detin Adriatik.
 
Në 345 p.k ai kryen një fushate te vështire kundër Ardiaios, nen mbretin e tyre Pluratus, gjate se cilës ai u plagos rende nga një ushtar ardian në këmben e djathte.
[[Skeda:Vergina Tombs Entrance.jpg|thumb|200px|right|Hyrja për në "Tumën e Madhe" Muzeu i [[Virgjinias]].]]
 
Shume historiane moderne kane vërejtur se te gjitha llogarite janë te pamundshme. Në rastin e Pausanias motivi i krimit është vështire te duket adekuat. Në anën tjetër implikimi i Aleksandërit dhe i Olimpies duket i çuditshëm : te veproje si ata nuk do te duhej te kishin treguar paturpësi te pacipe në fytyrën e një makine ushtarake besnike përgjithësisht ndaj Filipit si Pausania (ata nuk dinin gjë për konfliktin midis te dyve). Ajo që duket të jenë të regjistruar në këtë janë dyshimet e natyrshme që ra mbi përfituesit kryesor të vrasjes, veprimet e tyre pas vrasjes, sadoqe e mire do te ishte për ata kjo vrasje, nuk mund te provoje fajësinë e tyre. Me tej : Attalusi u ekzekutua nga Aleksandri pasi ky morri fronin, një mund të pyes veten nëse regjistrimi i tij në mesin e komplotistët nuk ishte për efekt të futjes se motive politike në një spastrim. Attalus kishte deklaruar publikisht shpresën e tij se nuk do të ketë sukses, Aleksandri sa Filipi, por më tepër se një bir i mbesës se tij Euridike që u martua me Filipin, mund ta largonte Aleksandërin nga froni, kështu ai vrau babanë në bashkëpunim me mamanë për te siguruar fronin.
 
[[af:Philippos II van Makedonië]]