Dallime mes rishikimeve të "Flamuri"

4 bytes added ,  9 vjet më parë
v
Robot: ndryshime kozmetike
v (roboti shtoj: pnb:چنڈا)
v (Robot: ndryshime kozmetike)
 
Flamujt e parë përdoreshin për koordinime ushtarake në fushëbetejë kurse tani flamujt kanë evoluar në një mjet kryesor për identifikim dhe sinjalizim, që përdoret në ambiente ku komunikimi ose trafiku është sfidues (si për shembull ambientet detare ku përdoret [[Flamuri Semafor]]). Flamujt kombëtarë janë simbole patriotike të secilit vend. Këta flamuj kanë interpretime të ndryshme, shpesh përdoren në asocime ushtarake për shkak të përdorimit ushtarak origjinal dhe të vazhdueshëm të tyre. Flamujt përdoren edhe në [[marketing]], në përdorime dekorative etj. Studimi i flamujve njihet si [[veksillologji]], nga fjala [[latinisht|latine]] ''vexillum'' që do të thotë flamur ose banderolë.
== Flamuri për ushtrinë ==
Në rradhët e forcave ushtarake flamuri zë vendin më të rendësishëm, ai mbrohet me çdo kusht. Humbja e flamurit nënkupton humbjen e luftës dhe kapitullimin e kështjellës, qytetit apo vendit.
=== Ngritja e flamurit të valëvitet mbrapsht ===
Ky sinjal ka një kuptim shumë të rëndësishëm në protokollin ushtarak, ai jepet vetëm kur kërkohet ndihmë nga një vend tjetër apo shtet fqinj, ose në rast kapitullimi dhe dorëzimi tek armiku.
[[Skeda:Greece-flag.jpg|thumb|left|200px|Shembull ilustrativ i nje flamuri i vendosur mbrapsht]]