Françesko Krispi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: eu:Francesco Crispi
v Robot: ndryshime kozmetike
Rreshti 1:
== Pershkrimet==
 
[[FiguraSkeda:Crispi.jpg|thumb|Francesco Krispi ish-kryeministër i Italisë]]
'''Francesco Crispi''' (shqiptimi: Françesko Krispi) ([[4 tetor]] [[1819]] në [[Ribera]] në [[Sicilia|Sicili]] - [[11 gusht]] [[1901]] në [[Napoli]]) ish revolucionar italian, kryeministër, patriot, mason dhe kolonialist.
 
== Në [[Sicilia|Sicili]] == <!--Siçili është arbëreshit ! -->
 
Crispi lindi nga një familje me origjin (i ati) [[Arbëreshë]] e [[Sicilia|Sicilisë]]<!--Siçili është arbëreshit ! --> dhe u pagëzua në Kishën Katolike sipas dëshirës së prindërve të tij. Fëmijërinë e kaloi në të parat kohë tek qytetin e t'atin, i cili ësh një vendbanim i vogël i krijuar nga shqiptarë të ikur prej pushtimit otoman në [[Shekulli XV|shekullin XV]].
 
Ai pati një rol shumë aktiv në kryengritjen për pavarësi të sicilianëve kundër mbretit Ferdinand II në [[Palermo]] gjatë vitit [[1848]]. Kjo kryengritje dështoi në maj të vitit [[1849]] dhe ndryshe nga pjesëtarët e tjerë, Crispi nuk u përfshi në faljen e përgjithshme që ju bë kryengritësve, gjë që e detyroi të largohej për në [[Piemonti|Piemonte]]. Në [[Milano]], ai u përfshi në "konspiracionin e Mazzinit" gjatë vitit [[1853]], dhe për këtë arsye u përzu nga Piemonte. Pas largimit nga Piemonte ai u vendos në Maltë e më pas në Paris. I përzënë edhe nga Franca vendoset në Londër duke u bashkuar për herë të parë me Giuseppe Mazzinin.
 
Krispi në vitin [[1860]], bashkë me Bertanin, Bixion, Medicin dhe Giuseppe Garibaldin udhëhoqi "ekspeditën e të njëmijëve" që arriti ne Sicili në datën [[11 Maj]] [[1860]]. Më [[13 Maj]] [[1860]] Crispi mori pjesë në shpalljen e Mbretërisë së Italisë. Pas rënies së Palermos, Crispi u emërua Ministër i punëve te brendshme dhe të financave i qeverisë provizore siciliane por iu desh të jepte dorëheqjen pas kundërshtimeve të ideve të Cavourit rreth aneksimit të Sicilisë nga Italia .
 
Më pas i emëruar sekretar i Garibaldit siguroi dorëheqjen e Agostino Depretisit si diktator "pro-tempore" i Sicilisë, i cili ështe emëruar në atë post me urdhër të Garibaldit.
Rreshti 16:
== Parlamenti dhe Qeveria ==
 
Në [[1861]] kandidoi për ekstremin e majtë në Palermo, por humbet. Megjithatë ai arrin të fitojë një vend në kuvend si përfaqësues i komunës Castelvetrano. Në këto votime u mbështet nga një mik i ngushtë sicilian, republikani Vincenzo Favara.
 
Crispi fitoi emërimin si anëtari më agresiv dhe më i apasionuar i partisë republikane. Por, në [[1864]] ai deklaroi se ishte monarkist me citatin e njohur "Monarkia na bashkoi, Republika na ndau", të cilin e gjejmë edhe në korrespondencën që kishte me Mazzinin.
 
Në [[1866]] refuzon të bëhet pjesë e qeverisë Ricasoli. Pas shpalljes së luftës franko-prusiane në [[1870]] u vu kundër aleancës së mundshme në mes të [[Itali]]së dhe [[Francë]]s.
 
Pas ardhjes të së majtës në pushtet në nëntor [[1876]], emërohet President i Dhomës. Në [[1887]], rikthehet si ministër i brendshëm në qeverinë e Agostino Depretisit dhe mbrenda vitit e zëvendëson si kryeministër, pas vdekjes se Depretisit. Në [[1889]], miraton kodin penal të ri të Giussepe Zanardellit që solli shumë ndryshime të rëndësishme, si lirinë e shoqatave dhe të grevës për herë të parë në Evropë si dhe heqjen e dënimit me vdekje. Në lëmin ekonomik adoptoi një politikë proteksioniste duke vendosur taksa mbi prodhimet komerciale në doganë. Përparime u bënë edhe në industri, sidomos në atë të rëndën si metalurgjia e cila nuk ekzistonte aspak në Itali.
 
Në [[1891]] Crispi largohet nga qeveria e Rudinit por pas rënies të qeverisë Giolitti nga skandali i Bankës Romana, emërohet sërish kryeministër. Këtë herë qeveria e tij sa vjen e bëhet më shumë konservator edhe autoritare, duke shtypur me dhunë revoltat e punëtorëve si dhe shkrirjen e Partisë Socialiste në [[1894]].
Rreshti 28:
Në këtë kohë pati si sekretar personal shkrimtarin dhe diplomatin milanez [[Carlo Dosi]].
 
U largua nga skena politike pas dështimit në Adua në [[1896]]. Dalja e fundit publike është në Romë katër vjet më vonë, gjatë funeralit të mbretit Umberto I. Vdes në [[Napoli]] më [[12 gusht]] [[1901]] gati tetëdhjetë vjeçar.
 
[[KategoriKategoria:Arbëresh]]
[[KategoriKategoria:Politikanë italianë]]
[[KategoriKategoria:Ministra në Itali]]
[[KategoriKategoria:Revolucionarë]]
[[KategoriKategoria:Kolonialistë]]
[[KategoriKategoria:Lindje 1819]]
[[KategoriKategoria:Vdekje 1901]]
 
[[ar:فرانشيسكو كرسبي]]