Dallime mes rishikimeve të "Kushtetuta e Shqipërisë"

 
Tradita e shqiptarëve për rregull dhe ligj është e vjetër. Prej ligjeve të vjetra kujtohet [[Kanuni]], një lloj kushtetute e respektuar nga një pjesë e mirë e shqiptarëve për shekuj. Shquhet Kanuni i [[Lekë Dukagjini]]t, që sipas shënimeve u kodifikua në shek. XV nga princi shqiptar me po të njëjtin emër. Zanafilla e kanuneve besohet të jetë më e vjetër, ndërkaq.
[[Kanuni i Lekë Dukagjinit]] u ka shërbyer shqiptarëve për ta ruajtur vetëqeverisjen e tyre si dhe për të ushtruar sado pak një pushtet demokratik. Sipas Kanunit, vendime të rëndësishme merren nga kuvendet e pleqve.
 
Në valën e Rilindjes Kombëtare të shek. XIX, shqiptarët themeluan [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjen Shqiptare të Prizrenit]] dhe në ndërkohë krijuan një qeveri të përkohshme për vilajetet shqiptare. Këtu vlen të përmendet Kanuni i Ri, program i Lidhjes, si dhe nismë e diplomacisë dhe politikës moderne shqiptare.
12.723

edits