[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.6.4) (roboti shtoj: my:လောင်းကစား
Rreshti 11:
 
== Kumari si patologji ==
Ky artikul është i kopjuar pa lejen e autorit anda e hoqa nga këtu
Loja e kumarit patologjike është nje shqetesim për sjelljen qe, edhe nese hyn ne kategorine diagnostike te shqetesimeve te ashtuquajtura fiksuese, ka ne realitet nje lidhje me varesine nga drogat, sa për te hyre ne ate zone te njohur si “varesi pa substanca”. Lojtari patologjik tregon ne fakt rritjen e varesise ne raport me lojen e kumarit, duke shtuar frekuencen e lojerave, kohen e kaluar duke luajtur, shumen e shpenzuar ne perpjekjet për te rikuperuar humbjet, duke investuar me tepër se sa mundesite ekonomike personale dhe lene menjane impenjimet e jetes se perditshme për t’ju dedikuar teresisht l;ojes se kumarit.Duhet thënë që në fillim se nuk egzistojnë shkaqe të përcaktuara veçmas sepse çdo lojtarë ka mendimin dhe arsyet e veta për tu zhytur në lojë (bixhoz, pantë). Konstatohet se një numër i madh dëshiron të tërheqë vëmendjen e tjetrit mbi vete dhe kështu të vëndohet në qendër të vëmendjes. Të tjerët kanë nevojë të vërtetojnë dhe të përjetojnë suksese mahnitëse pasiqë akoma në moshë të fëminisë u edukuan në gjiun e familjes se sukseset janë të vlefshme dhe konsiderohen si të tilla vetëm nëpërmjet të përfitimeve materiale, gjë që këthehet më vonë në "chasing" që do të thotë , në nevojë të pakapërcyeshme për t’u këthyer në lojë me qëllim të fitimit të shumave të humbura dhe shumëfishimit të tyre. Të tjerë paraqesin shenja të nervozës dhe kërkojnë medet. Një tip i tretë profilesh kërkojnë dalje nga një vartësi emotive apo financiare si dhe vend në shoqëri pasiqë ulja në të njejtën tavolinë me të tjerët i bën të mundshëm të jetë i pranuar dhe i barabart, natyrisht poqese ka të holla e kjo çon edhe njëherë drejtë bindjes së gabuar se financat janë mjet për të qenë i akceptuar kahmos.
Kategori tjetër janë lojtarët e pangishëm të bixhozit që kërkojnë të ikin nga emocione të turbullta si që janë depresioni dhe shtrembërime të tjera psiqike. Zhytja në lojë tërhjek vëmendjen për një kohë nga mendimet e rënda. Mirëpo loja e përfunduar është edhe përfundim i cytjeve që bëjnë « harrimin » e vuajtjeve dhe kështu tani pason etapa e shprastësirës së tmershme që mund të sjell pasoja tragjike të skajshme shpirtërore.
 
==Pasojat e bixhozit==