Kristo Luarasi: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
NY (diskuto | kontribute)
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Kristo Luarasi''' veprimtari i shquar i Rilindjes, njëri nga themeluesit e shtypshkronjës "Mbrothtësia", ku shtypeshin librat shqip, i cili u angazhua në luftë kundër pushtuesit turk me çetat e [[Bajo Topulli|Bajo]] dhe [[Çerçiz Topulli]]t, ishte pjesëmarrës në kryengritjen e përgjithshme të 1909-1912, si dhe dha një ndihmesë të madhe për përgatitjen dhe zhvillimin e Kuvendit Kombëtar të Vlorës. Vdiq më [[8 korrik]] [[1934]].
Kristo P.Luarasi lindi ne vitin 1875 ne fshatin Luaras te Kolonjes nga nje familje e cila I rezistone dhunes se feudaleve te vendit.Mesimet e para I kreu ne shkollen fillore te vendlindjes dhe I vazhdoi ne shkollen eHotoves,ku kish mesuar dhe Petro Nini Luarasi.Kristoja,veprimtarine e tij patriotike e filloi ne nje periudhe te veshtire, kur sulltan Hamiti i II-te kishte ngritur nje regjim terrori politik grabitjesh sistematike.Ky sundimtar I eger, duke vazhduar politike perça e sundo, perdorte kunder shqipetareve ideologjine islame, nxiste perçarjen fetare,krahinore dhe ndersente nje popull kunder nje populli tjeter.
Ne kushtet e roberise turke, aktivistet e levizjes çlirimtare me shume perpjekje arriten te hapnin disa shkolla ne gjuhen amtare,te cilat me perjekjet e njepasnjeshme te Petro Nini Luarasit filluan te funksionojne ne vitin shkollor 1892 ne Luaras, Gostivisht, Rehove, Vodice,Selenice e Pishes dhe Treske. Kristoja sherbeu si mesues per dy vjet ne fshatin e tij, Luaras. Per mbarevajtjen e shkolles mbante lidhje me shkollen shqipe te djemve dhe te vajzave ne Korçe. Politika diskriminuese e qeverise se Stambollit me”sulltanin gjakatar” , siç e quanin rilindasit , Abdyl Hamitin ne krye, I mbylli keto shkolla. Ne kushtet e asaj roberie te eger fshataret detyroheshin te merrnin rrugen e mergimit. Midis atyre ka qene edhe Kristoja, I cili shkoi ne Rumani, u vendos ne Bukuresht ku levizja çlirimtare e shqipetare po ecte perpara me botimin e librave ne gjuhen amtare, me popullarizimin e aspiratave te drejta te popullit shqiptar ne arenen ndërkombëtare, etj . Kristoja hyri ne shkollen qe kish hapur ne Bukuresht , demokrati I shquar I levizjes çlirimtare Nikolla Naço; njekohesisht ai mesonte ne nje shtypshkronje rumune mjeshterine e tipografit. Aty nga viti 1896 , Kristoja bashke me Kosta Jani Trebicken, shkoi ne Bullgari dhe u vendos ne Sofje, ku shqiptaret e merguar ne kete qytet me 1893 kishin themeluar shoqerine “Deshira” e cila , si edhe shoqerite e tjera te mergimit, zhvillonte nje veprimtari kulturore me qellime te qarta politike. Kristoja me Kosta Jani Trebicken , me frymen e parimit te zgjimit tone kombetar , ngriten me 1896-en nje shtypshkronje te thjeshte , pas ca kohe Jani u terhoq, u mor me pune te tjera , prandaj shtypshkronjen te ciles I vuri emrin kuptimplote “Mbrothesia” e mbajti vete Kristo Luarasi. Ne periudhen e rritjes se levizjes çlirimtare te shpalljes se pavaresise se Shqiperise dhe te luftes se popullit çlirimtar per mbrojtjen e pavaresise dhe te vendosjes se nje rendi demokratik, Kristo Luarasi ka bere nje pune shume te dobishme kryesisht me anen e botimit te veprave te rendesishme ne gjuhen amtare dhe te teksteve shkollore. Shtypshkronja “Mbrothesia” shtypi abetare , gramatika, libra te kendimit dhe te shkencave. Atje u ribotuan nje sere veprash te shkruara nga rilindasit tane si ato te vllezerve Frasheri, kristomatite e pergatitura nga Gjergj Qiriazi, Valet e Detit te Spiro Dines. Shenojme se vepra Valet e Detit eshte nje botim I rendesishem I folklorit shqiptar ne periudhen e rilindjes tone kombetare.Gjate shume viteve Kristo Luarasi dergonte qindra libra te botuara ne shtypshkronjen e tij “Mbrothesia” kudo qe te mundëte ne Shqiperi dhe ne kolonite shqiptare te mergimit.Nje pjese e mire prej tyre, sidomos abetaret , jepen darovisht, pakot I dergonte me anen e postes dhe me anen e qiraxhinjve, duke I shoqeruar me letra ne te cilat shprehej fryma optimsite, vlera e shkrimeve shqip, lufta per mbarevajtjen e vendit.
Ne vitin 1897 filloi te botohej ne shtypshkronjen “Mbrothesia”, Kalendari Kombiar ne te cilen bashkepunonte edhe vete Kristoja. Motoja e kalendarit ka qene kjo:
Besa, shpresa, dashuria,
Ato pra na lartesojne,
Perçarja dhe marrezia,
Na po shtrojne dhe na mjerojne.
 
 
Pjesa me e madhe e atyre qe shkruanin ne “Kalendarin Kombiar”
ishin aktiviste te levizjes çlirimtare dhe luftetare te progresit shoqeror si Asdreni, Jani Vruho, Zisi Ziko, Petro Nini Luarasi , Mihal Grameno , Hil Mosi, Loni Logori, Milo Duçi, Josif Bageri, Spiro Dine, Stefan Kondillari etj.
Ne kete bashkepunonin edhe arbereshe midis te cileve permendim Agostino Ribekon, Guidera Trifonion, etj.”Kalendarin Kombiar” e merrnin edhe albanologet te vendeve te ndryshem te Evropes: albanologu I degjuar H. Pedersen ka botuar ne kete kalendar nje artikull me titull “Kombet e vegjel dhe gjuhesia”. Ne shtypshronjen “Mbrothesia” botohej edhe gazeta “Drita” me drejtues Shahin Kolonja, e cila ka pasur karakter te theksuar antiturk dhe demokratik. Faqet e kesaj gazete ishin te hapura per te gjithe ata qe shkruanin per luften e popujve per demokraci, per liri, per marredhenie vllazerore. Ne “Drita” jane botuar edhe shkrime letrare, atje doli per here te pare novela e Mihal Gramenos “Oxhaku”.
Kristo Luarasi, duke patur bashkepunetore dhe nje rradhe anetaresh te shoqerise “Deshira” filloi te botonte ne Sofje gazeten “Liria e Shqiperise” ne programin e se ciles midis te tjerave thuhej : …Do te veprojme me mish e me shpirt duke perhapur diturine dhe ndjenjat kombetare mbi kombin tone te dashur qe te shpetoje nga padija dhe nga erresira… . Kjo gazete filloi te botohej rregullisht ne mars te vitit 1911 gjer ne 1916 dhe jo rregullisht ne vitet 1916-1917.Kolonat e saj permbanin artikuj te pergatirur nga demokratet shqipetare te merguar ne vise te ndryshme te Evropes dhe te Amerikes, nga arbereshe te Iitalise e te tjere. Midis ketyre qe shkruanin ne kete gazete permendim Asdrenin, Luigj Gurakuqin, Jani Vruhon, Adem Zhgaben, Zisi Zikon, Hil Mosin, Aleksander Xhuvanin, Agostin Ribekon etj. Gazeta godiste paresine indiferente per fatin e popullit shqiptar . Ne artikullin me titull “Thika hariu gjer ne palce”, botuar me 7 korrik 1911 duke sulmuar pangopesine e pashallareve, arkondeve shqipetare per pasuri midis te tjera shkruante : …Vegjelia ne Shqiperi kuptoi fare mire se paresia nuk ka dashur kurre te miren e vendit dhe te kombit, ata jane bere pashallare per te rrjepur vegjeline , per te blere çifliqe dhe vegjelia te jene pa buke e lakuriq.
Kristo Luarasi e pershendeti me entusiazem ardhjen e Fan Nolit ne 3 nentor 1911, te ketij demokrati revolucionar qe erdhi ne Sofje me ftese te vete Kristos ku ai mbajti dy mesha ne gjuhen shqipe.Sinodhi I popullit bullgar vuri ne dispozicion te tij kishen “Sveti Spas”.Me kete rast Fan Noli mbajti perpara shiptareve te Sofjes nje konference te gjate ku u tregoi shqipetareve se ishin ne prag te çlirimit kombetar.Ai vizitoi tipografine “Mbrothesia” dhe shtepine e Kristos.
 
U martua ne vitin 1904 me Polikseni Dhespotin nga Lunxheria e Gjirokastres qe ishte mesuesja e pare e shkolles se pare te vashave ne Korçe. Gjate gjithe jetes ajo ka qene nje bashkepunetore e ngushte e Kristos ne punet e tipografise duke u marre gjeresisht me korrektimin e librave qe shtypeshin. Prej saj ai pati tri djem dhe nje vajze . Me I madhi Thomai qe pat mbaruar shkollen per diplomaci,Skenderi qe mbaroi shkollen per inxhinier- arkitekt dhe Theodhorin I cili punoi per gjithe kohen ne shtypshkronje te cilen e administroi edhe pas vdekjes se Kristos, si dhe vajzen Margarita.
Ne vitin 1922 Kristoja u transferua familjarisht dhe me te gjithe shtypshkronjen ne Tirane ku vazhdoi punen e tij te meparshme. Ai vdiq me 7 korrik 1934 ne Tirane.Ne vitin 1937 Theodhori qe administronte shtypshkronjen I nderroi emrin asaj duke ia kthyer ne shtepia botuese “Kristo Luarasi”. Keshtu ajo vazhdoi deri ne vitin 1947 kur u shtetezua pa asnje shperblim nga qeveria komuniste e asaj kohe.
Kristo P.Luarasi ishte nje nga rilindasit e fundit te Shqiperise per nga koha, por kulmor per nga rendesia.
Detyrat epokale,qe iu shtruan rilindjes kombetare per ti zgjidhur e obliguan moralisht,shpirterisht dhe materialish Kristo Luarasin me shoket e tij te luftonin gjithe jeten ne mergim dhe ne atdhe per ti realizuar ato angazhime atdhetare. Kristo Luarasi ishte nje personalitet poliedrik kombetar, illuminist, qe shkruajti, botoi dhe perhapi me guxim mençuri dhe kurajo idete me perparimtare te asaj kohe ne te cilen ai jetoi. Jo vetem kaq, por ai ishte edhe realizuesi praktik , luftetar I zbatimit te atyre ideve edhe ne atdheun e tij te zaptuar dhe shume te rrezikuar ne fillimet e shekullit te XX.Jeta dhe vepra e Kristo Luarasit eshte bere njesh me historine e shtypit shqiptar te rilindjes kombetare ne pergjithesi dhe ne Bullgari ne veçanti, duke filluar qe nga viti 1897. Kontributi I tij ne gazetarine shqiptare dhe sidomos te asaj, ne kolonite shqiptare ne Bullgari , ka qene me gjere se ajo e gazetave dhe revistave qe ai drejtoi dhe botoi. Per te mos e zgjatur shume mund te themi se Kristo P.Luarasi eshte nje nga figurat kryesore te levizjes kombetare ,eshte nje nga 28 atdhetaret me te shquar te rilindjes kombetare , siç ka theksuar Fan S.Noli, duke u rradhitur keshtu se bashku me Naum Veqilharxhin, Vaso Pashen , Hoxhe Tahsinin , Konstandin Kristoforidhin , vellezerit Frasheri , Faik Konicen , Jani Vreton , Jani Vruhon etj.
Per te gjithe keto merita qe u mundova ti rreshtoj shkurtimisht dhe shume te tjera te pacituara, ne nentor te vitit 1962 Kristo Luarasi u dekorua me urdhrin per veprimtari patriotike te klasit te II-te .
Tridhjete me vone ne nentor 1992 u dekorua serish me urdhrin per veprimtari patriotike te klasit te I-re.
Emrin e tij e mban sot ne qytetin e Tiranes nje rruge qe perjeteson keshtu emrin e Kristo Luarasit.
Ne vitin 2011 iu dha titulli Qytetar Nderi I qytetit te Ersekes. Ne niperit dhe mbesat e tij jemi krenare per ate ç’ka Kristo Luarasi ka bere per popullin dhe atdheun tone.
Shtesa bere nga nipi i tij, Kristaq Theodhor Luarasi.
 
 
 
 
SHTEPIA E PARE BOTUESE SHQIPTARE “MBROTHESIA”
 
Nje dite vjeshte te vitit 1894 , kur ne shkollen shqipe te Luarasit te Kolonjes mesuesi 15-vjecar Kristo P.Luarasi po u lexonte nxenesve te tij vargjet e Naimit nga “Bageti e Bujqesia” , ne fshat u perhap si rrufe lajmi se per shkak te mungesave e te mjeteve financiare , si dhe te pengesave e veshtiresive qe nxirrnin qeveria turke dhe ajo greke , do te mbylleshin te gjitha shkollat shqipe te fshatrave te Kolonjes. Per sa kohe e deri kur asnje nuk e dinte . Nje gje vetem u be qarte per te gjithe; kunder atyre qe do te vazhdonin te jepnin mesim ne gjuhen shqipe , do te merreshin masat me te renda.
Nxenesit, shume prej te cileve edhe moshatar me te , u ndane me lot ne sy me mesuesin e tyre dhe u kthyen neper shtepi me trasten kraheqafe, ku ruanin si syte e ballit ato libra te para shkollore te shtypyra me 1000 mundime ne shtypshkronjen e kolonise shqiptare te Bukureshtit.
Ndoshta ai nuk do te kthehej me ne mes tyre por vargjet e Naimit dhe veprat e shume shkrimtareve te tjere rilindas do t’u binin perseri ne dore nxeneve pas disa vitesh. Dhe ne ato libra do te gjenin edhe nje pjese te punes se mesuesit te tyre.
Per mesuesin e ri qendrimi ne fshat pas mbylljes se shkolles ishte I rrezikshem; ose do te terhiqej krejtesisht nga veprimtaria arsimore, ose , e kunderta , do te ndiqej nga autoritetet turke dhe nga kisha greke. Rruga me e keshillueshme qe ajo e mergimit jashte atdheut.
Me rekomandimin e patriotit dhe mesuesit te palodhur te shqipes , Petro Nini Luarasit , I cili do te kujdesej deri ne fund per te ardhmen e mesuesve te pergatitur prej tij dhe me keshillimin e patrioteve V.Kosturi O.Pojani e Th.Marko anetare te shoqerise kombetare ne Korce. Kristo P.Luarasi u nis per ne Rumani, prane Nikolla Nacos , kryetari shoqerise “Drita” ne Bukuresht , I cili botone ne ate kohe edhe gazeten “Shqiptari”.
Ne fillim ai u ofrua te jape mesim ne shkollen shqipe qe Nikolla Nacoja kishte hapur per femijet shqiptare te kolonise. Ne te njejten kohe ai u fut te punoje pa shperblim si ndihmes , prane nje shtypshkronje rumune dhe me vone ne ate te shoqerise “Drita” te Bukureshtit.
Jemi ne periudhen kur veprimtaria patriotike e shoqerise “Drita”, me botimet e librave ne gjuhen shqipe, kishte filluar te perhapej ne te gjitha vendet ku kishin emigruar shqipetaret. Ideja e madhe rilindasve per perhapjen dhe lulezimin e gjuhes e te kultures me ane te botimeve ne shtypshkronjat shqipe , e rrembeu tipografin e ri qe perpiqej te behej sa me shpejt I vlefshem per ti sherbyer ketij qellimi.
Ne kete kohe, ne vitin 1896, Kristo P.Luarasi u njoh me rrethet shqiptare te Bukureshtit me njerin nga perfaqesuesit te shoqerise “Deshira” te Sofjes, patriotin Koste Jani Tebicken, kjo njohje shenoi gjithashtu nje kthese vendimtare ne jeten e tij me fillimin e nje pune te cmuar e te nderuar per botimet tona te ardhshme.
Kolonia shqiptare e Sofjes gjate kesaj periudhe ishte zmadhuar mjaft me emigrante te rinj.Keshtu qe nevoja per nje organ ne gjuhen shqipe , dhe sidomos krijimi I mundesive per hapjen edhe ne ate qytet te nje shtypshkronje shqiptare I kshte preokupuar prej kohesh qarqet patriotike te kohes. Koste Jani Trebicka, qe interesohej ne menyre te vecante per kete problem , gjeti te ky djalosh I ri njeriun e pershtatshem per botimet e mevonshme shqipe ne Sofje. Keshtu ne vitin 1896 , I pajisur me njohurite tipografike te nevojshme , Kristo P.Luarasi u nis per Sofje sebashku me Koste Jani Trebicken.
Aty , me nderhyrjen e kryetarit te shoqerise deshira, Dhimiter Moles filloi perkohesisht punen prane shtypshkronjes se shtetit. Nje vit me vone me ndihmen e shoqerise “Deshira” dhe te patrioteve te tjere Kosta J.Trebicka dhe Kristo P.Luarasi hapen shtypshkronjen e pare shqipe ne kolonine shqiptare te Sofjes ne rrugen “Vitosha”, se ciles I vune emrin “Mbrothesia”.
Ne fillim shtypshkonja qe e thjeshte, e pajisur me nje pedaline , me disa kasa germash te derdhura apostafat sipas alfabetit te Stambollit dhe me disa te tjera greke e turke.
Puna e pare qe u krye ne kete shtypshkronje qe “Diterrefenjesi (kalendari shqip) per motin 1897” , lenda e te cilit u pergatit ne kujdesin e Kosta J.Trebickes nga shoqeria “Deshira” dhe u rradhit nga K.P Luarasi.
Ky kalendar permbante pjese patriotike , vjersha , proverbe etj , te shkruara ne pjesen me te madhe nga K.J Trebica dhe nga autore te tjere shqiptare me banim ne Sofje. Ai u prit ngrohtesisht nga rrethet e ndryshme shqiptare brenda dhe jashte kolonise .
Por shtypshronja e re kishte nevoje per lende shqiptare.Qellimi shoqerise “Deshira” , - megjithese shtypshkornja nuk varej drejtperdrejt prej saj , - ishte qe ta shnderronte kete ne nje vater te perhapjes dhe te shperndarjes se librit shqip ne atdhe dhe jashte tij , ne kolonite e largeta .Shtypshkronja “Mbrothesia” do te kthehej keshtu ne shtepine e pare botuese shqiptare.
Ne vitin 1899 Kristo P.Luarasi, sipas porosise qe kishte marre edhe nga kryesia e shoqerise “Deshira” u nis per ne Stamboll , per tu takuar me vellezerit Frasheri. Qellimi I ketij udhetimi ishte qe duke u vene ne kontakt me rilindasit me te shquar te kohes te hartonin nje program te perbashket per botimin e librave te tyre ne shtypshkronjen “Mbrothesia” me alfabetin e Stambollit.
Ne bisedat qe pati me Naimin, ne te cilat mori pjese edhe Shahin Kolonja , nje nder figurat me te shquara te publicistikes shqiptare te kohes , u arrit ne perfundimin se libri shqip , per t’u sherbyer masave te gjera duhej te lexohej prej tyre . Dy ishin perfitimet: se pari , botimi ne seri I librave te letersise se re shqiptare dhe se dyti , perhapja dhe propagandimi I alfabetit te Stambollit , qe ishte perqafuar ne ate kohe nga pjesa me e madhe e shqiptareve dhe qe perdorej edhe ne botimet e shoqerise “Deshira” te Bukureshtit.
Ky takim zhvillohej pothuaj kur ne Bruksel po ne vitin 1899, Faik Konica me pseudonimin Trank Spirobeg , botone gazeten shqipe “Albania e vogel” me nje alfabet krejt te ndryshem nga ai I Stambollit dhe qe sillte percarje ne drejtim te shkrimit te gjuhes shqipe.
Naim Frasheri , duke u ankuar per kete veprim te botimeve te Faik Konices , I cili dukej se I kishte dhene premtimin Portes se Larte per ti prishur shkollat shqipe e per ti shkaterruar me alfabete te tjera botimet shqipe, shpreh me duf kunder tij ne letren derguar Murat Toptanit nga Stambolli me 8 Janar 1899, ku , ne mes te tjerash shkruan :
Sa poshtersi eshte per njeriun te behet vegel e armiqve per kater-pese para qe do te fitoje ,duke pranuar qe te shpartallohet ekzistenca e tashme dhe e ardhme e Kombit.(AQSH, Fondi S.Frasheri , dosja nr.5, dok.1)
Ne takimet e tij ne Stamboll, Kristo P.Luarasi u mor vesh edhe me Shahin Kolonjen , I cili do te shkonte se shpejti ne Sofje per te nxjerre nje gazete shqipe.
Gjate rruges se kthimit Kristo P.Luarasi, ne te mire te botimeve shqipe , shkoi ne Korce, ku u takua me anetaret e Komitetit te Fshehte; ne Itali’ ku ra ne kontakt me shkrimtare patriote arbereshe dhe se fundmi, ne Shkoder, me dashamires te botimeve shqipe te cilet i vuri ne dijeni mbi aktivitetin qe do te kryente shypshkronja “Mbrothesia” , si edhe per botimin e afert te gazetes “Drita” nen drejtimin e Shahin Kolonjes.
Pasi u kthye ne Sofje , me 23 shtator 1900, ai I dergoi nje leter perkrahesit dhe mesuesit te tij ne Bukuresht , Nikolla Nacos, ku , si pershkruan peripecite e udhetimit gjate te cilit ai ishte I pajisur me tri pasaporta te rreme per tu shpetuar ndjekjeve qe autoritetet turke u benin te gjithe atyre qe leviznin me botime shqipe ne duar , nder te tjera , nenvizon se per mbarevajtjen e perhapjes e kultures dhe te librit shqip shihet I nevojshem krijimi sa me pare I nje “shoqerie per shkollat dhe I nje shoqerie per te shtypur librat”, nderkohe Shahin Kolonja ndodhet ne Sofje , dhe , pas punes pergatitore per grumbullimin e lendes , me 1 nentor 1901 , ne shtypshkronjen “Mbrothesia” u shtyp numri I pare I gazetes “Drita” me kater faqe, ne gjuhen shqipe, me alfabetin e Stambollit.Ne te njejten kohe, pervec kalendarit qe ishte vendosur te shtypej vit per vit me plotesimin dhe me makineri te tjera te nevojshme , nisen te botohen po me kete alfabet edhe vepra te tjera , si “Shqiperia ç’eshte, ç’ka qene dhe ç’do te behet”( ne gjuhen shqipe, turqishte e greqishte), drama “Besa”, “Beje te miren e hidhe ne det”, “Prishja e hormoves”,perkthimi ne shqip I “Vilhelm Telit”etj, duke e çuar keshtu ne 25 numrin e veprave te botuara me alfabetin e Stambollit deri ne mbledhjen e kongresit te Manastirit.
Me botimet e saj, me lidhjen qe arriti te krijoje ne Shqiperi e jashte ne kolonite , “Mbrothesia” nuk mbeti vetem nje qender e thjeshte pune dhe shtepie botuese e librit shqip letrar e shkollor, por u be edhe nje vater e veprimtarise patriotike e shqipetareve te merguar.Ne kthinat e saj te vogla mblidhesin shpesh koke me koke edhe patriotet, luftetaret e shquar te lirise , si Cerciz Topulli, Mihal Gramenoja ,Dhimiter Moleja ,Bajo Topulli , Shahin Kolonja etj, se bashku me Kristo P.Luarasi ,I cili, me largimin nga shtypshkronja te K.J Trebickes kishte mbetur mbareshtruesi dhe drejtuesi I saj kryesor .
Veprimtaria e “Mbrothesise” po behej keshtu cdo dite e me e gjere. Botimet e saj shkonin ne te kater anet ku gjendeshin shqiptare.Aty gjeten strehe edhe botimet e atyre organeve te kolonive te tjera qe nuk mund tu besoheshin shtypshkronjave te huaja per karakterin e theksuar politik antiturk.Te tilla qene “Gazeta Shkopi”, qe pergatitej ne Kajro, “Kalendari I Soknise Diija”, qe e drejtonte Hil Mosi ne Vjene, etj.
Ceshtja e botimeve shqipe , sidomos ne kohen e shpalljes se Kushtetutes nga ana e Turqve te Rinj, si mjet propagande jo vetem per gjuhen e kulturen, por edhe si kushtrim per liri, fillon t’I preokupoje cdo dite e me shume qarqet shqiptare ne mergim. Ky preokupim pasqyrohet edhe ne letren qe K.P Luarasi , duke u kthyer nga nje udhetim ne Manastir e ne Selanik I dergoi “ Pleqerise se shoqerise Bashkimi” ne Bukuresht me 22 gusht 1908 ku ne mes te tjerash shkruante: …”Tashti duhen celur shkolla, duhen shtypyr libra e ditare . Duhet ndricuar e qyteteruar kombi. Duhen punetore. Te korrurit eshte shume, po punetoret jane te paket.
Qellimi yne eshte tani qe te vete ne Selanik , sebashku me shtypshkronjen.”….
Synimi kryesise se shoqerise “Deshira” si edhe I botuesit e drejtuesit te “Mbrothesise” Kristo P.Luarasi ishte qe arma e fuqishme e botimeve ne gjuhen shqipe te ndikonte ne menyre sa me te forte ne lartesimin e ndjenjes kombetare.Per kete arsye u vendos transferimi I shtypshkronjes nga Sofja ne qytetin e Selanikut, I cili ishte ne ate kohe jo vetem nje qender e rendesishme e perandorise turke po edhe nje qender e madhe e grumbullit te shqiptareve kalimtare, nepunes e ushtrues mjeshterish te ndryshme.
Vendosja e “Mbrothesise” ne Selanik dhe fillimi I botimeve ne gjuhen shqipe atje kishin edhe perfitime te tjera. Duke qene me afer Shqiperise botimet e saj mund te depertonin me lehte dhe me shpejt ne atdhe dhe, ne menyre te posacme, tekstet shkollore per te cilat ndihej nevoje e madhe. Ne prag te largimit te “Mbrothesise” nga Sofja, duke iu pergjigjur thirrjes per ti sherbyer ceshtjes se idese se clirimit kombetar ne kolonite e tjera, Shahin Kolonja e la drejtimin e gazetes “Drita” e cila u mbyll. Vendin e saj e zuri gazeta “Liria” , numrat e pare te se ciles dolen ne Sofje dhe me vone ne Selanik.
Fill pas Kongresit te Manastirit, ne rrugen “Carshi bashi Myshir sokak” te Selanikut “Mbrothesia” nisi perseri veprimtarine e saj , duke shtypyr e botuar libra , gazeta , revista, tekste shkollore etj si : “Bageti e Bujqesi”, “Memedheu” , “Dashuria e memedheut” , “Erveheja” , “Abetare toskerisht” , “Abetare gegerisht” etj, te cilat ne menyrat nga me te ndryshmet
u shperndane ne atdhe dhe ne kolonite shqiptare.
Ne vitin 1910 , per tu ardhur ne ndihme shkollave shqipe qe po hapeshin ne krahinen e Kosoves, “Mbrothesia” shtypi dhe dergoi, pa pagese, dhjetemije abetare. Ne kete periudhe librat nuk shiteshin . Ato I shperndaheshin falas popullsise , si mjet propagandues per gjuhen e clirimin kombetar, ndersa per mbajtjen e shtypshkronjes perdoreshin ndihmat e qarqeve te ndryshme patriotike.
Nje rol te rendesishem ne popullarizimin e histories se kombit shqiptar luajti edhe botimi I nje sere kartolinash me pamje te ilustruara nga vendi yne, si : Mirditasit falen me njeri-tjetrin,Qyteti I Shkodres , Dodona, Orkester shqipe ne Vlore, Djemte e shpatit ne shkollen shqipe etj.Levizjes shqiptare dhe botimeve shqip organet qytetare turke u benin nje lufte te ashper , te pergjithshme dhe te vazhdueshme.Dergimi ne Shqiperi I librave shqip e I revistave qe shtypeshin jashte , perbenin nje krim te rende, qe denohej ashper .
Duke folur per veprimtarine e gjalle e te guximshme , qe zhvilluan rilindasit tane, nder te cilet edhe Kristo P. Luarasi,ne lemin e perhapjes se arsimit dhe te kultures , krahas luftes se armatosur, ne festimet e 50-vjetorit te shpalljes se pavaresise ne Vlore me 28 nentor 1962 nga oratore te ndryshem te asaj kohe u theksua se : Ne kushtet e terrorit otoman nuk ishte e lehte te beje ate pune qe bene patriotet tane :te shkruaje , te shtypje dhe te dergoje ne Shqiperi mijera abetare e libra te tjera.
Kesaj dhune e ketij persekutimi te vazhdueshem nuk do ti shmangej as shtypshkronja “Mbrothesia” e cila ne saj te ndihmes se dhene nga nje shqiptar qe punonte si roje ne konsullaten franceze te Selanikut I shpetoi bastisjes nga agjentet e policise duke mundur te largoje nga shtypshkronja librat dhe korrespedencen me patriotet shqiptare.Megjithate ne vitin 1911 Kristo P.Luarasi u detyrua te largohet nga Selaniku bashke me familjen dhe me shtypshkronjen e te kthehet serish ne Sofje ku aktiviteti I saj nisi normalisht.Me miratimin e shoqerise “Deshira” ne vitin 1911 nisi te botohej gazeta “Liria e Shqiperise” , drejtor e botues I se ciles qe Kristo P.Luarasi.Ne kryeartikullin e pare te kesaj gazete lexojme keto rradhe :
Do te veprojme me mish e me shpirt duke perhapur diturine e ndjenjat kombetare mbi kombin tone te dashur, qe te shpetoje nga padija e erresira.
Gjate aktivitetit te saj jashte atdheut perreth 23 vjet shtypshkronja “Mbrothesia” botoi reth 150 tituj librash shkollore , te letersise artistike etj , ne fillim me alfabetin e Stambollit dhe , pas vitit 1908, me ate te Kongresit te Manastirit, duke I bere keshtu nje sherbim te madh ceshtjes se perhapjes te arsimit, te kultures dhe te ideve te clirimit kombetar.
Ne vitin 1921 Kristo P.Luarasi u kthye ne atdhe sebashku me shtypshkronjen dhe familjen e tij dhe u vendos ne Tirane.
Kristo P.Luarasi nderroi jete , ne Tirane , me 7 korrik 1934 pas se ciles la nje trashegimi te pashlyeshme e pune vetmohuese per atdheun.
Pas vdekjes se tij administrimin e shtypshkronje e vazhdoi I biri , Theodhori I cili e fuqizoi me shume shtypshkronjen me pajisje e makineri te kohes duke rritur numrin e librave te botuar, me libra shkollore , artistiko-letrare te autoreve shqiptare e te huaj. Pas kesaj shtypshkronja “Mbrothesia” nderroi emer duke u bere ”Shtepia botuese Kristo Luarasi” dhe e tille vazhdoi deri ne shtetezimin e saj ne vitin 1947 nga qeveria komuniste e asaj kohe. Shtepia ne te cilen ishte vendosur kjo shtypshkronje, ndodhet sot ne rrugen e “Kavajes” ngjitur me kishen katolike, por fatkeqesisht pa asnje pllake perkujtimore per qenien dhe veprimtarine e saj.
Kristaq Theodhor Luarasi