Enrico Tellini: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Robot: Faqe e palidhur
No edit summary
Rreshti 15:
Bashkëpunëtori i vet në caktimin e kufirit, Dhimitër Berati, - asokohe edhe prefekt i Korçës, - shkruan: “Ushtarak i vërtetë në sjellje e në fjalë. Burrë pa frikë e pa léqe (lak, kurth, çark –I. D. Hoxha); njeri me kuptim të thellë, me mendime të kthjellëta e zemër bujare; njeri me kuptim të thellë, që dinte të shikonte larg dhe ta ndante menjëherë të mirën nga e liga...Ishte shtënë me gjithë zemër pas punës së caktimit të kufirit; e kryente këtë si një detyrë të çmuar...Në ka të huaj që të ketë derdhur gjakun për të mirën e kombit shqiptar, gjeneral E. Telini ishte dhe mbetet në rreshtin e parë... Thoshte: “E dua kombin tuaj, se kam përshtypjen që në çdo fshatar shoh jo vetëm një ushtar të vërtetë, por edhe një kumandar në kuptimin më të mirë të fjalës”“.(I.D.Hoxha, “VKSH në SH. G.”, fq.
Për të nderuar e përjetësuar emrin e gjen. E. Telinit dhe veprimtarinë e tij në dobi të shtetit shqiptar, në qendër të Tiranës u çel posaçërisht një rrugë e re, e cila u quajt Shëtitorja “Gjeneral Telini”; u përurua më 27 gusht, 10 vjet pas rënies së dëshmorit të lavdishëm në fushën e nderit. Në krye të shëtitores u vendos edhe gjysmëtruporja e tij. Këto do të shërbenin –si u shkrua asokohe në fletoren “Vullneti i Popullit”- edhe për të “na ngacmuar plagën e pashërueshme që pësuan zemrat tona, kur humbëm fatosin e çempionin e të drejtave tona”.(I.D.Hoxha, “VKSH në SH. Gr,”, fq. 73). Mjerisht, pushtetarët e Partisë së Punës e hoqën gjysmëtruporen dhe emrin e të ndjerit gjeneral Enriko Telinit. Megjithatë ato mbetën të gjalla dhe të pashlyeshme në ndërgjegjen e shqiptarëve që çmojnë dhe falënderojnë mikun dhe urrejnë e përbuzin armikun.
== Shih edhe ==
 
[[Thanas Leskoviku]]
==Referenca==
[http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=28648]