[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.7.3) (roboti shtoj: hy:Ալքիմիա; Ndryshime kozmetike
v Zëvendësim automatik i thumb me parapamje.
Rreshti 1:
[[Skeda:William Fettes Douglas - The Alchemist.jpg|thumbparapamje|200px|"Alkimisti", nga Uilliam Dagllas, 1853.]]
'''Alkimia''' ([[Arabishtja|arab:]] '''الخيمياء''', al-khimia) është një ushtresë e lashtë e [[Shkenca|shkencës]] fillestare që merrej me vëzhgimin e [[Natyra|natyrës]] dhe [[Filozofia|filozofisë]] dhe ndërthurte elemente të [[Kimia|kimisë]], [[Fizika|fizikës]], [[Astrologjia|astrologjisë]], [[arti]]t, [[Metalurgjia|metalurgjisë]], [[Mjekësia|mjekesisë]], [[misticizmi]]t dhe [[Feja|fesë]]. Alkimia është një mënyrë e lashtë e pastrimit shpirtëror dhe shndërrues; zgjerimit të ndërgjegjes dhe zhvillimit të brendashikimit dhe intuitës. Ajo bazohet në idenë se rendi hyjnor është vendosur në gjithësi me "lëndën e parë" apo ‘prima materia’. Çdo gjë është krijuar nga kjo lëndë, e cila është në thelb, [[Guri i Filozofit]]. Thuhet se ai është kudo, dhe nëse "guri" mund të përgatitet (krijohet), atëherë një send mund të shndërrohet në diçka më të përsosur, p.sh. në argjend apo ar, pasi që ari është produkti më i përsosur dhe pasqyron më afër përsosmërinë e Perëndisë. Alkimistët besonin poashtu se me ndihmën e "gurit" mund të prodhohej edhe "bari i mrekullueshëm" (eliksiri) që dhuron jetën e amshuar. Alkimia është lidhur gjithnjë me misticizmin dhe misterin. Fillimet e veta ajo i ka pasur me sistemin e së amshuarës, ëndrrës, simboleve ezoterike që kanë fuqinë për të ndryshuar ndërgjegjen dhe të lidhin shpirtin njerzor me Hyjnoren.