Ndryshimi mes inspektimeve të "Antigona (mitologji)"

v
Zëvendësim automatik i thumb me parapamje.
v (Robot: ndryshime kozmetike)
v (Zëvendësim automatik i thumb me parapamje.)
 
Ishte e bija e Edipit dhe Jokastës.
[[Skeda:Antigoneleigh.jpg|right|thumbparapamje|Antigone]]
Nga martesa paradokse e prindërve të saj (për shkak të lidhjes së gjakut që kishin me njëri-tjetrin) erdhën në jetë, përveç asaj vetë, dy djem binjakë, Eteokli – Polinikti dhe një vajzë tjetër, Izmini. Pas rënies së perdes së errët që mbulonte për vite me radhë veprimet e fshehta dhe të panjohura të Edipit, vetëverbimit të tij dhe vetëvarjes së të ëmës, Antigona u detyrua të shoqëronte të atin e moshuar (Edipin) që e kishin dëbuar nga Teba në Këln. Historia në fjalë, dramatizohet në tragjedinë e Sofokleut Οιδίπους επί Κολωνώ. Me guxim burrëror dhe vetësakrifikim të vërtetë Antigona sypatrembur iu fut një rruge të vështirë, edhe pse e dinte se pasojat e një iniciative të tillë mund të ishin të pashmangshme kurrë nuk u pendua. Aty, Tezeu arriti ta shpëtonte nga duart e dajës së vet, Kreontit (vëllait të nënës) i cili shkoi për ta rrëmbyer. Pak kohë pas vdekjes së të atit, Antigona u rikthye në Tebë për të shmangur duelin e dy vëllezërve të saj, të cilët kishin marrë përsipër udhëheqjen e Tebës, luftën e Επτά επί Θήβας që e nisi Polinikti ndaj Eteoklit sepse e kishte përzënë nga Teba. Kur lufta përfundoi në favor të Tebës (me fitoren e Kadmit) por edhe me vdekjen tragjike të dy heronjve në portën e shtatë, sunduesi i ri, Kreonti, urdhëroi varrimin e Eteoklit por edhe ndalimin e varrosjes së trupit të pajetë të Poliniktit, i cili sipas tij veproi si tradhtar.