[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.7.2) (roboti shtoj: ky:Остеопороз
Rreshti 1:
Kockat tona janë ato që ruajnë disa organe të trupit tonë (zemrën, trurin), realizojnë lëvizjen, depozitojnë minerale dhe mbajnë në vetvete të ashtuquajturën palcën e kockës vendi ku prodhohen qelizat e gjakut. Janë të përbëra nga kristale të mineraleve si fosfori, kalçiumi dhe magneziumi. Ka dy lloj qelizash, ato që formojnë kockën dhe ato që e tresin kockën.Deri në moshën 20-25 vjeç dominante janë qelizat që formojnë kockën, më pas ato shkatërruese megjithëse kan një ekuilibër mes tyre. Rritja e shkatërrimit pakëson sasinë e mineralit dhe kjo sjell thyerjen e kockës. Gjendja ku sasia e mineralit pakësohet shumë quhet Osteoporoz. Kjo është sëmundja më e shpeshtë metabolike e kockave ku mikroarkitekturae tyre dhe masa e kockës janë zvogëluar. Gratë pas menopauses janë më të predispozuarat.
 
 
==Llojet e osteoporozave==
*1) Shihet më shpesh tek gratë. Një nga faktorët që e mbron kockën prej qelizave shkatërruese është estrogjeni i cili prodhohet nga vezoret. Funksioni i vezoreve tek gratë rrreth 45 vjeç vjen duke u pakësuar deri në humbjen e menstruacioneve. Kjo periudhë quhet menopauza. Estrogjeni ulet dhe qelizat shkatërruese rrisin punën e tyre.
 
*2) Shihet tek moshat e mëdha. Thamë se sidomos pas moshës 45 vjeç dominonte shkatërrimi i kockave i cili pas moshës 70 vjeç theksohet akoma dhe më shumë sa që me një rënie edhe nga një lartësi tepër e vogël mund të shkaktojë thyerje të kockës.
 
*3) Ky lloj ka lidhje me përdorimin e kortizonit tek personi. Si p.sh tek pacientët që për shkak të azmës, allergjisë, sëmundjeve reumatizmale përdorin kortizon për një kohë të gjatë