Gjuha japoneze: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.7.3) (Roboti: Duke redaktuar pa:ਜਾਪਾਨੀ ਬੋਲੀpa:ਜਾਪਾਨੀ ਭਾਸ਼ਾ; Ndryshime kozmetike
Rreshti 12:
|sil =
}}
'''Gjuha japoneze''' (japonishtja) (日本語 Nihongo) është gjuhë e folur nga më shumë se 125 000 000 persona që jetojnë në ishullin e Japonisë duke përfshirë edhe Ryukyus (Rjukjus). Gjuha tjetër që përdoret në [[Japoni]] është Ainu, që tashmë flitet vetëm nga një pjesë e vogël personash në Hokaido, por megjithatë ajo është prapë shumë e njohur. Japonishtja nuk është e lidhur ngushtë me ndonjë gjuhë tjetër edhe pse mendimi që ajo ka një farë lidhje të largët me gjuhën koreane (sipas disa shkollarëve) dhe akoma më të largët me gjuhët altaike, nuk përjashtohet si ide. Gjuha japoneze e pastër ka dalë në shekullin e VIII (era jonë). Gjuha japoneze përmban shumë huazime dhe barbarizma (të cilat me kalimin e kohës mund të kenë humbur kuptimin e vërtetë të tyre ose mund të jenë shëndrruar) të rrjedhura nga [[gjuha kineze]], që i janë përshtatur fonetikës së banorëve vendas. Pavarësisht se japonezët e ruajnë me fanatizëm gjuhën e tyre, në televizione dhe në gazeta spikasin shumë fjalë të huaja (sidomos nga anglishtja).
 
Sistemi shkrimit të japonishtes është një sistem i përshtatur dhe modifikuar nga ana e banorëve të Japonisë për të shkruar gjuhën japoneze. E bazuar në shkrimin kinez, japonishtja zhvilloi dhe një sistem pjesërisht hieroglifik ku bashkëtingëlloret kanë një rol të rëndësishëm. Në shekullin e 9 dhe të 10-të pati një zhvillim të një mënyre të shkruari me emrin ''Hiragana'', që është një thjeshtëzim (përshtatje gjatë vizatimit të germave duke lehtësuar lakimin e ideografive) i mënyrës së të shkruarit të karaktereve (hieroglifëve) kineze. Ndërsa ''Katakana'', e lindur në të njëjtën kohë me Hiraganën bazohet në elementet e karaktereve (hieroglifëve) kineze. Japonishtja moderne përfshin përdorimin e gjerë të Hiraganës si edhe të Katakanës.
 
== Klasifikimi ==
Rreshti 31:
Gjuha japoneze moderne përdor tre lloje shkrimesh:
* ''Kanji (kanxhi)''- Shkrim ku përdoren shkronja (ideografive) me origjinë kineze.
* ''Hiragana'' - Ideografi të përshtatura nga hieroglifët kineze duke thjeshtëzuar mënyrën e vizatimit të tyre. Hiragana ka një përdorim të gjerë në Japoni.
* ''Katakana'' - Hieroglifë kineze që përdoren zakonisht për të shkruar fjalë ose emra të huaj. Duke qenë se Japonishtja ka një sërë fjalësh të huazuara, për t'i dalluar ato nga fjalët origjinale në japonisht, përdoret ky lloj shkrimi.
 
Megjithatë në ditët e sotme në mënyrën e të shkruarit japonisht përdoren gjithashtu edhe shkronjat latine. Shkronjat latine zakonisht përdoren për shkurtime si “CD”, “PC” e të tjerë. Për më tepër, është e mundur konvertimi i të gjithë shkrimit nga japonisht në shkronja latine (rōmaji).
Rreshti 61:
== Gjendja zyrtare ==
 
Japonishtja është [[gjuha zyrtare]] e Japonisë, i vetmi vend ku kjo gjuhë është zyrtare. Ka dy forma të gjuhës japoneze: ''hyōjungo'' (標準語) ose japonishtja standarde dhe ''kyōtsūgo'' (共通語) ose gjuha e zakonshme. Plani i qeverisë ka modernizuar Japoninë, duke bërë që shumica e ndryshimeve ndërmjet këtyre të dyjave të zvaniten. ''Hyōjungo'' përdoret gjerësisht në shkolla, në televizione, komunikimet zyrtare, për artikujt nëpër gazeta dhe libra.
 
Japonishtja standarde mund të ndahet edhe në ''bungo'' (文語) ose gjuha letrare dhe ''kōgo'' (口語) ose gjuha e folur. Kjo e fundit ka rregulla të ndryshme në gramatikë si edhe disa ndryshime në fjalor. ''Bungo'' ishte mënyra kryesore e të shkruarit të japonishtes deri në vitin 1940 dhe akoma shërben si një udhërrëfyes për historianët, gjuhëtarët si edhe ka një rëndësi të madhe në aspektin juridik. Për shembull ligjet që mbetën pas [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]] janë të shkruara akoma në stilin bungo, edhe pse tashmë qeveria po merr nisma frutdhënëse për të t’i modernizuar këto shkrime në gjuhën standarde japoneze. Ndërsa ''Kōgo'' sot është mënyra më e përdorur e të folurit dhe të shkruarit të gjuhës japoneze, edhe pse gramatika dhe fjalori bungo me disa raste të veçanta, është i pranishëm në gjuhën japoneze duke pasur parasysh që përdorimi i tyre nuk është i mirëfilltë, por thjeshtë për efekt.
Rreshti 102:
* '''Senpai'''(先輩) përdoret nga studentët për t’ju drejtuar studentëve që janë në klasat më të avancuara por mund të përdoret edhe në kompani të ndryshme për të treguar personat që janë më të vjetër në punë ose që personat që janë më të ngritur në pozitë.
 
* '''Kōhai'''(後輩) është e kundërta e Senpai-t. Studentët e mëdhenj e përdorin ketë titull për t’ju drejtuar studentëve më të rinj dhe mund të përdoret në vende pune gjithashtu. Në raste të shumta përdorimi i kësaj fjale konsiderohet ofendues dhe nuk është e këshilluar të përdoret. Kōhai në një përkthim të përafërt do të merrte kuptimin i sapo ardhur, ai që ka ardhur në fund ose ai që është më i ri (por kjo është e diskutueshme).
 
* '''Sensei''' (先生) përdoret për t’ju drejtuar personave që kanë një status ose pozitë të lartë në shoqëri si mësuesit, mjekët, avokatët, ushtarakët me grada të larta etj. Mundësisht këtë emër mund ta marrin edhe artistë të ndryshëm si këngëtarë, piktorë etj. Titulli ''–sensei'' përdoret për të treguar respekt për dikë që ka “arritur diku” me punën e tij. Gjithashtu titulli sensei mund të përdoret edhe ndryshe. Një qëllim i tij mund të jetë përdorimi në mënyrë ironike ose për të bërë sarkazëm me dikë që “e meriton” atë titull.
Rreshti 232:
[[no:Japansk]]
[[oc:Japonés]]
[[pa:ਜਾਪਾਨੀ ਬੋਲੀਭਾਸ਼ਾ]]
[[pam:Hapon (amanu)]]
[[pl:Język japoński]]