[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Neuroshkenca''' është [[Shkenca|studimi shkencor]] i [[Sistemi nervor|sistemit nervor]]. Tradicionalisht, neuroshkenca është shikuar si degë e [[Biologjia|biologjisë]]. Sidoqoftë, ajo tashmë është shkencë multidisiplinore e cila bashkëpunon me fusha të tjera si [[kimia]], [[shkenca kompjuterike]], [[inxhinieria]], [[linguistika]], [[matematika]], [[mjekësia]], [[filozofia]], [[fizika]], dhe [[psikologjia]]. Termi '''neurobiologji''' përdoret si sinonim për neuroshkencën, megjithëse neurobiologjia i referohet specifikisht biologjisë së sistemit nervor, ndërsa neuroshkenca i referohet gjithë shkencës së sistemit nervor.
 
Fushëverimi i neuroshkencës është zgjeruar për të përfshirë qasje të ndryshme të cilat përdoren për të studiuar aspektet molekulare, celulare, zhvillimore, strukturale, funksionale, evolucionare, kompjuterike, dhe mjekësore të sistemit nervor. Teknikat e përdorura nga neuroshkencëtarët gjithashtu janë zgjeruar, nga studimet molekulare dhe celulare të [[Neuroni|fijeve nervore]] individuale në [[Imazheria|imazherimin]] e proceseve senzorike dhe motorike të [[Truri|trurit]].
 
[[Kategoria:Neuroshkencë|*]]