[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.6.4) (roboti shtoj: en:Esad Mekuli, zh:埃萨德·梅库里
v Robot: ndryshime kozmetike
Rreshti 1:
{{Biografia-Box
|Emri Mbiemri = Esad Mekuli
|FOTO = [[FiguraSkeda:Mekuli.jpg|150px]]
|Emri = Esad
|Mbiemri = Mekuli
Rreshti 12:
|Nacion = shqiptar
|}}
'''Esad Mekuli''' është poeti i parë dhe më i njohur i [[Kosova|Kosovës]] pas Luftës së Dytë Botërore. Ai lindi në Plavë, më [[17 dhjetor]] [[1916]] dhe vdiq në [[Prishtinë]] më [[1993]]. Familja e tij në Plavë kishte ardhë nga Nokshiqi. Babi i Esad Mekulit, edhepse ishte hoxhë, fëmijët e tij i orientoi në shkollim jofetar. Esad Mekuli, shkollën fillore e kreu në Plavë, në gjuhën serbe. Shkollimin e mesëm-gjimnazin e filloi në [[Pejë]], për ta vazhduar pastaj në [[Prizren]] e [[Sarajeva|Sarajevë]], ndërsa e përfundoi në Pejë në vitin [[1936]]. Menjëherë pas kryerjes së shkollimit të mesëm u regjistrua në fakultetin e veterinarisë në [[Universiteti i Beogradit|Universitetin e Beogradit]], të cilin e vazhdoi në pastaj në [[Zagrebi|Zagreb]] e në [[Itali|Italia]]a. Në këtë fushë, ai edhe doktoroi në Beograd në vitin [[1959]].
Si nxënës i shkollës së mesme, por edhe si student dëshmoi se është përparimtar dhe çdo herë gjendej në rrethin e atyre që e kritikonin regjimin e kohës. Pikërisht për këtë ai ndërroi shumë shkolla të mesme dhe fakultete. Madje edhe mjaft shpesh u burgos. Tri herë është burgosur, dhe ka rënë në duar të famëkeqit Kosmajc-shef i policisë. Më së vështiri e ka pasë kur ka kundërshtuar traktin për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi.
Esad Mekuli ishte aktivist i dalluar dhe bartës i jetës kulturore të studentëve. Në Beograd ishte edhe redaktor i fletorës ''Beogradski student''. Në këtë sferë siç ka thënë vetë, si gjimnazist ka shkruar romanin ''Vendeta'' – hakmarrja, për të damkosë këtë të keqe në mesin e shqiptarëve. Pastaj ka shkruar punime sociale në revistat e ndryshme, si: ''Venac'' – Beograd, ''Mlladost'' – Zagreb, ''Podmladak jadranske Staze'' – Split, ''Granit'' – Podgoricë, ''Novi Behar'' – [[Sarajeva|Sarajevë]], ''Student'' – Beograd e të tjera. Në këto revista ka shkruar në gjuhën serbe, dhe çdo herë ka shkruar për popullin e vet – shqiptarët, të cilët i ka mbrojtur kur të tjerët i kanë akuzuar.
Si student përparimtar ai u burgos në vitin 1940 dhe qëndroi në burgun famëkeq "Gllavinjaqa", prej nga u amnistua me 2 prill të vitit 1941. Pas daljes nga burgu u paraqit vullnetar dhe punoi si veterinar ushtarak në Pejë. Këtu në vitin 1942 e burgosën për shkak të punës ilegale dhe bashkëpunimit me lëvizjet çlirimtare. Ka qëndruar i burgosur në Kullën e Sheremetit. Pas lirimit, ai u gjend herë në Zagreb, herë në [[Tiranë]], madje edhe në Itali. Në fund të vitit 1943 ai i bashkua aradhave partizane dhe ishte redaktor i gazetës ilegale partizane ''Lirija''.<br />
Edhepse shkencëtar, Esad Mekuli, punës krijuese nuk iu nda kurrë. Ai pas Luftës së Dytë Botërore, punoi punë të profesionit të vet, por ishte edhe redaktor në gazetën e vetme shqipe ''Rilindja'' e pastaj themeloi revistën letrare ''Jeta e Re'' ku arsimoi gjenerata të tëra të letrarëve, të cilët edhe e pagëzuan ''bard'' të letërsisë shqipe në Kosovë e më gjërë. Megjithatë, edhe vetë shkroi dhe bashkëpunoi me shumë gazeta e revista shqipe, si: ''Rilindja'', ''Zëri i rinisë'', ''Fjala'', ''Pionieri'', ''Përparimi'', ''Shëndeti'' në Prishtinë, ''Flaka e vëllazërimit'' të [[Shkupi|Shkupit]]t dhe me ato në gjuhën serbe: ''Jedinstvo'' e ''Stremljenje'' të Prishtinës, ''Borba'', ''Politika'', ''Književne novine'', ''Mostovi'' të Beogradit, ''Pobjeda'' dhe ''Stvarenje'' të Pdgoricës, ''Bagdalla'' të Krushevcit, ''Republika'' dhe ''Forum'' të Zagrebit.
Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i [[Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës|Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës]].
Pos shkrimeve kryesisht në poezi, Esad Mekuli ka përkthyer nga gjuha shqipe në ate serbe dhe anasjelltas. Ka përkthyer në shqip rreth 18 vepra të të gjitha gjinive lerare.
Rreshti 31:
* '''Dita që nuk shuhet''' – Prishtinë, {{L|1989}}
 
== Burimi i të dhënave ==
<references />
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[CategoryKategoria:Shkrimtarë shqiptarë]]
[[CategoryKategoria: Akademikë shqiptarë]]
[[CategoryKategoria: Lindje 1916]]
[[CategoryKategoria: Vdekje 1993]]
 
[[en:Esad Mekuli]]