Et'hem bej Vlora: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
v Robot: ndryshime kozmetike
Rreshti 1:
'''Et'hem bej Vlora''' (Stamboll 1884 - Tiranë 1937)
[[FileSkeda:Meleq_Frashëri.jpg‎|thumb|400px |upright=1.0|alt=|[[Et'hem bej Vlora]], gjenerali de Weer, koloneli Thompson dhe adjutanti i tij Meleq Frashëri më 1914]]
Djalë i [[Ismail Qemali|Ismail Qemal bej Vlorës]], Themeluesit të Shtetit shqiptar, më 28 nëntor 1912. Lindi në Stamboll, më 1884. Studimet fillore i mori në vendlindje ndërsa më pas studioi në qytete të ndryshme të Europës si Lozanë, Paris e Bruksel. Në tetor 1912, përpara se Ismail Qemali të nisej për Bukuresht, për të filluar udhëtimin drejt Pavarësisë, Et'hemi u nis për Vlorë dhe mori pjesë në Komisionin përgatitor për Shpalljen e Pavarësisë, duke qenë koordinator i këtij Komisioni me [[Ismail Qemali]]n. Në një letër që [[Ibrahim Shyti]] i dërgonte mësuesit Musa Muho, më 1969, lexojmë: «''Sa për djalin e Ismail Beut, Et'hemin, ai ka qenë ushtarak dhe ato kohë erdhi në Vlorë, me këshillë të Ismail Beut e të Gurakuqit, dy muaj para se të shpallej indipendenca. Ca kohë qëndroj në shtëpinë e Hamza Isait e ca kohë në atë të Ymer Radhimës. Në mbledhje me vlonjatët transmetonte letrat që i vinin nga Nica e Francës dhe me telegraf komunikonte me Ismail Ben. Et'hem Beu ishte i urtë e me plot fjalë të mënçura. Ai kishte pasur shokë në Stamboll Toto Hosen nga Bolena. Po atë nuk e poqi dotë sepse autoritetet turke e kishin larguar nga ushtria. Gjithë Paria e Vloërs, nuk bënte gjë pa pyetur Et'hem Beun''» («Nga Epistolari i [[Ibrahim Shyti]]t në Vlorë», Tiranë 2000, f.241). Më 9 nëntor 1912, nga Vjena, Ismail Qemali dërgoi dy telegramet e njohura historike, njërin drejtuar Et'hemit dhe tjetrin parisë së Vlorës: «''Vij me vaporin më të parë. E ardhmja e Shqipërisë është siguruar. Telegrafoni kudo të kenë besim të plotë për fatin e atdheut. Duke u rekomanduar marrëveshje vëllazërore, bashkëpunim, ecje në rregull të punëravet shtetërore, ruajtje të rendit publik, përshëndetje atërore, Qemal''» («Ismail Qemali -përmbledhje dokumentash», Tiranë 1982, dok.183). Më 13 nëntor 1912 Et'hemi i përgjigjet të atit nga Vlora: «''Falenderime të sinqerta për të ardhmen e Shqipërisë. Kemi ftuar kudo bashkatdhetarët të dërgojnë në Vlorë delegatë për Asamblenë. Delegatët e emëruar presin udhëzime pas komunikimit të telegramit tuaj. Na udhëzoni nëse është e nevojshme të bëhet mbledhja. Shpejtoni ardhjen në qoftë se Durrësi nuk është i bllokuar. Qetësi e plotë. Presim me padurim sqarimin e gjendjes. Të fala me respekt në emër të bashkatdhetarëve, Et'hem''» (po aty, dok.185). Në krye të trupave ushtarakë rezervistë, me gradën e kapitenit, Et'hemi organizoi pritjen e delegatëve në Vlorë dhe, gjatë periudhës së Qeverisë së Vlorës, e gjejmë së bashku me [[Luigj Gurakuqi]]n dhe [[Hysen Vrioni]]n në përpjekje për njohjen e Qeverisë së Vlorës në Veri të vendit (po aty, dok.291/295). Mori pjesë në delegacionin e Qeverisë së Vlorës, kryesuar nga Ismail Qemali, pranë Konferencës së Ambasadorëve, në Londër (1913). Më 1914, pas dorheqjes së Ismail Qemalit nga Qeveria, u largua nga Shqipëria, së bashku me të atin. Në dhjetor 1918 Qeveria italiane e ftoi Ismail Qemalin në Romë, për të koordinuar veprimet mbi të ardhmen e Shqipërisë. Nga Spanja, ku ndodhej me familjen, Ismail Qemali, shoqëruar nga dy djem të tij, Et'hemin dhe Qazimin, u nis për Itali. Pas vdekjes së Ismail Qemalit, Et'hem beu u zgjodh nga shqiptarët e Amerikës, të grumbulluar rreth «Partisë Politike», delegat në Konferencën e Paqes, në Paris, midis emrave të dëgjuar si [[Hasan Prishtina]], [[Aqif Pashë Elbasani]], [[Pandeli Cale]], [[Mit’hat Frashëri]], Ali bej Klisyra, Nuredin bej Vlora, etj., Më pas u vendos në Tiranë dhe nuk u mor me politikë. Më 1932, me rastin e 20-vjetorit të Pavarësisë, ku u zhvillua edhe ceremonia e zhvendosjes së eshtrave të [[Ismail Qemali]]t, nga Kanina në Vlorë, Et'hemi dorëzoi, gjatë ceremonisë, Flamurin dy krenar që u ngrit në Vlorë, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë. Për këtë, gazeta «Besa», më 29 nëntor 1932, do shkruante: «''Me Flamurin që është ngritur në Vlorë, më 28 nëntor 1912, janë bërë fotografitë e rastit dhe flamuri, nga Et'hem Vlora, i dorëzohet prefektit i cili ja jep ministrit të Arsimit Hilë Mosi, i cili do ta dorëzonte në Muzeun Kombëtar...''».
Më 7 maj 1937, krejt papritur, Et'hem bej Vlora vdiq në Spitalin «Zog I», në Tiranë. Shtypi i kohës e përcolli me dhimbje vdekjen e tij. Gazeta «Shtypi», që dilte në Tiranë, shkruante: «''Zhdukja e një patrioti fisnik''» (Tiranë, 10 maj 1937, f.4); Gazeta «Jeta e Re», që dilte në Vlorë, midis të tjerash shkruante: «''Dje na erdhi lajmi i vdekjes së kapiten Et'hem Vlorës. I ndjeri ishte një burrë i urtë, i matur dhe i ndershëm. Të ndyerin e kujtojmë me mallëngjim gjithë Vlora dhe veçanërisht shokët e tij vlonjatë të 1912ës''» (Vlorë, 10 maj 1937, f.4). Ceremonia e varrimit u krye me nderime të mëdha. Gazeta «Drita», nën titullin «''Një shumicë e madhe autoritetesh civile dhe ushtarake e shoqëruan kufomën e Et'hem Vlorës''», e jep të plotë këtë ceremoni mortore, në faqe të parë të saj, shoqëruar edhe me një foto të ceremonisë (Tiranë, 9 maj 1937, f.1). Et'hem bej Vlora u martua me Ismete Ohri (Toptani), me të cilën nuk pati fëmijë.
Rreshti 6:
* http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=52015
* http://www.hermesnews.org/articoli/10315-darling-vlora-ismailqemali.asp
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]