Kristo Luarasi: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Kristo Luarasi''' veprimtari i shquar i Rilindjes, njëri nga themeluesit e shtypshkronjës "[[Mbrothësia]]", ku shtypeshin librat shqip, i cili u angazhua në luftë kundër pushtuesit turk me çetat e [[Bajo Topulli|Bajo]] dhe [[Çerçiz Topulli]]t, ishte pjesëmarrës në kryengritjen e përgjithshme të 1909-1912, si dhe dha një ndihmesë të madhe për përgatitjen dhe zhvillimin e Kuvendit Kombëtar të Vlorës. Vdiq më [[8 korrik]] [[1934]].
 
Kristo P. Luarasi lindi në vitin 1875 në fshatin Luaras te Kolonjës nga një familje e cila i rezistone dhunës se feudaleve te vendit. Mësimet e para i kreu në shkollën fillore te vendlindjes dhe i vazhdoi në shkollën e Hotovës, ku kish mësuar dhe Petro Nini Luarasi. Kristoja, veprimtarinë e tij patriotike e filloi në një periudhe te vështire, kur sulltan Hamiti i II-te kishte ngritur një regjim terrori politik grabitjesh sistematike. Ky sundimtar i egër, duke vazhduar politike përça e sundo, përdorte kundër shqiptareve ideologjinë islame, nxiste përçarjen fetare, krahinore dhe ndërsente një popull kundër një populli tjetër.
Rreshti 5:
Në kushtet e robërisë turke, aktivistet e lëvizjes çlirimtare me shume përpjekje arritën te hapnin disa shkolla në gjuhen amtare, te cilat me përjekjet e njëpasnjëshme te Petro Nini Luarasit filluan te funksionojnë në vitin shkollor 1892 në Luaras, Gostivisht, Rehove, Vodice, Selenice e Pishës dhe Treske. Kristoja shërbeu si mësues për dy vjet në fshatin e tij, Luaras. Për mbarëvajtjen e shkollës mbante lidhje me shkollën shqipe te djemve dhe te vajzave në Korçe.
 
Politika diskriminuese e qeverise se Stambollit me ”sulltanin gjakatar”, siç e quanin rilindasit, [[Abdyl HamitinHamiti]]n në krye, i mbylli këto shkolla. Në kushtet e asaj robërie te egër fshataret detyroheshin te merrnin rrugën e mërgimit. Midis atyre ka qene edhe Kristoja, i cili shkoi në Rumani, u vendos në Bukuresht ku lëvizja çlirimtare e shqiptare po ecte përpara me botimin e librave në gjuhen amtare, me popullarizimin e aspiratave te drejta te popullit shqiptar në arenën ndërkombëtare, etj. Kristoja hyri në shkollën që kish hapur në Bukuresht, demokrati i shquar i lëvizjes çlirimtare [[Nikolla Naço]] ; njëkohësisht ai mësonte në një shtypshkronje rumune mjeshtërinë e tipografit. Aty nga viti 1896, Kristoja bashkë me Kosta Jani Trebicken, shkoi në Bullgari dhe u vendos në Sofje, ku shqiptaret e mërguar në ketë qytet me 1893 kishin themeluar shoqërinë “Dëshira” e cila, si edhe shoqëritë e tjera te mërgimit, zhvillonte një veprimtari kulturore me qëllime te qarta politike. Kristoja me Kosta Jani Trebicken, me frymën e parimit te zgjimit tone kombëtar, ngritën me 1896-en një shtypshkronje te thjeshte, pas ca kohe Jani u tërhoq, u mor me punë te tjera, prandaj shtypshkronjën te cilës i vuri emrin kuptimplote “Mbrothësia” e mbajti vete Kristo Luarasi. Në periudhën e rritjes se lëvizjes çlirimtare te shpalljes se pavarësisë se Shqipërisë dhe te luftës se popullit çlirimtar për mbrojtjen e pavarësisë dhe te vendosjes se një rendi demokratik, Kristo Luarasi ka bere një punë shume te dobishme kryesisht me anën e botimit te veprave te rëndësishme në gjuhen amtare dhe te teksteve shkollore. Shtypshkronja “Mbrothësia” shtypi abetare, gramatika, libra te këndimit dhe te shkencave. Atje u ribotuan një sere veprash te shkruara nga rilindasit tanë si ato te vëllezërve Frasheri, kristomatite e përgatitura nga Gjergj Qiriazi, Valet e Detit te Spiro Dinës. Shënojmë se vepra Valet e Detit është një botim i rëndësishëm i folklorit shqiptar në periudhën e rilindjes tone kombëtare. Gjate shume viteve Kristo Luarasi dërgonte qindra libra te botuara në shtypshkronjën e tij “Mbrothësia” kudo që te mundëte në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare te mërgimit. Një pjesë e mire prej tyre, sidomos abetaret, jepen darovisht, pakot i dërgonte me anën e postes dhe me anën e qiraxhinjve, duke i shoqëruar me letra në te cilat shprehej fryma optimiste, vlera e shkrimeve shqip, lufta për mbarëvajtjen e vendit.
 
Në vitin 1897 filloi te botohej në shtypshkronjën “Mbrothësia”, Kalendari Kombiar në te cilën bashkëpunonte edhe vete Kristoja. Motoja e kalendarit ka qene kjo :