Jahja Ballhysa: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Deklarata e pavarsisë së shqipërisë.jpg|thumb|300px|Kopje e aktit të pavarsisë e bërë nga [[Lef Nosi]]]]
'''Jahja Ballhysa''' ishte politikan i shqiptar i shekullit të XIX dhe firmëtar i [[Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë|Deklaratës të Pavarësisë së Shqipërisë]] për qytetin e [[Durrësi]]t dhe kryetar i [[Bashkia Durrës|Bashkisë Durrës]].<ref>"History of Albanian People" Albanian Academy of Science.ISBN 99927-1-623-1</ref><ref>{{cite web|url=http://www.bashkiadurres.com/content/view/9/9/lang,sq/|title=Mayors of Durrës|publisher=Durrës Municipality|accessdate=25 January 2011}}</ref>Veprimtar i periudhës së fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Pasi kreu studimet në Kolegjin e Shën Adrianit në Shën – Mitër (Kalabri) u kthye në vendlindje, në Durrës, ku u lidh me rrethet atdhetare të qytetit. Mori pjesë në Kongresin Arsimor të Elbasanit të v.1909. Duke kapërcyer pengesat e autoriteteve xhonturke, hapi në Durrës klubin “Bashkimi” (1909) dhe u zgjodh kryetar i tij. Në shtëpinë e Jahja Ballhysës dhe me mjetet e tij financiare u hap shkolla e parë shqipe në Durrës. Mori pjesë në kryengritjet kundërosmane të v. 1910-1912. Dha ndihmesë të vyer edhe në fushën e publicistikës, në mënyrë të veçantë, duke i bërë thirrje popullit të mbështeste kryengritjen e malësorëve më 1911. Përfaqësoi krahinën e Durrësit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, që shpalli Pavarësinë e Shqipërise më 28.11.1912. Jahja Ballhysa nënshkroi në emër të parisë së Durrësit peticionin që paritë e qyteteve kryesore të Shqipërisë më 12 korrik 1928 i drejtuan presidentit të ShBA Wilson, të cilit i kërkuan të ndikonte në Konferencën e Paqes në Paris për të vënë në vend padrejtësitë e Traktatit të Londrës ndaj Shqipërisë. Në vitet 1922-1923 u vu në krye të forcave përparimtare të qytetit të Durrësit, u zgjodh kryetar bashkie nga opozita dhe u përfshi në lëvizjen e marsit 1922. Për këtë u arrestua dhe u dënua me burgim të rëndë nga qeveria e A. Zogut. Në revolucionin Demokratik të Qershorit mbështeti qeverinë e Nolit. Vdiq në Durrës.
==Referencat==
{{References}}
<ref>"History of Albanian People" Albanian Academy of Science.ISBN 99927-1-623-1</ref><ref>{{cite web|url=http://www.bashkiadurres.com/content/view/9/9/lang,sq/|title=Mayors of Durrës|publisher=Durrës Municipality|accessdate=25 January 2011}}</ref><"Fjalori Enciklopedik i Shqipërisë" Albanian Academy of Science.ISBN 978-99956-10-27-2/>
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Politikanë shqiptarë]]