Fetnete Ramosaj: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
U largua krejt përmbajtja e artikullit.
v U kthyen ndryshimet e 82.114.94.6 (diskutimet) në versionin e fundit nga Halitavdiu.
Rreshti 1:
[[Skeda:Fetnete Ramosaj.jpg|thumb|150px]]
'''Fitnete Ramosaj''' ka lindur më 12/9/1972 në Deçan. Shkollën fillore dhe atë të mesme i ka kryer në Deçan. Shkollën e Lartë Pedagogjike, Drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Sh.L.P. “Bajram Curri” në Gjakovë. Fakultetin Filologjik – Drejtimi Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Ka specializuar në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci pranë Akademisë Diplomatike Shqiptare-Zyra Rajonale në Kosovë. Ka kryer studimet pasuniversitare në drejtimin Studimet e Shkencave të Sigurisë në Kolegjin “Fama” në Prishtinë.
Që nga viti 1989, si nxënëse e shkollës së mesme është angazhuar në aktivitete politike atdhetare; ka marrë pjesë në aksionin për pajtimin e gjaqeve gjatë vitit 1990 në komunën e Deçanit; në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (në Nënkëshillin në Deçan), etj. Një kohë ka qenë anëtare e Forumit të Rinisë në Deçan. Më pas anëtare e Kryesisë së UNIKOMB-it në Deçan, ndërkaq pas ndërprerjes së aktivitetit të kësaj partie, ka qenë anëtare e Kryesisë së Degës së Partisë Parlamentare të Kosovës në Deçan.
Gjatë viteve 1991-1997 ka qenë bashkëthemeluese dhe redaktore e revistës “Zgjimi”- Deçan; bashkëthemeluese dhe bashkëdrejtuese e SHKA “Jusuf Gërvalla” në Deçan (1991-1997); Ka qenë bashkëthemeluese dhe redaktore e revistës së parë ushtarake në Kosovë “Ardhmëria” - Organ i Zonës së Tretë të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës (1999-2001).
Ka qenë pjesëmarrëse aktive në luftën çlirimtare, si pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga periudha e veprimtarisë ilegale të UÇK-së, ndërsa gjatë zhvillimit të luftës frontale (1998-1999) ka qenë përgjegjëse për informim publik dhe Zëdhënëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Dukagjinit.
Gjatë kësaj periudhe ka raportuar edhe për Agjencinë Shtetërore të Lajmeve të Kosovës KOSOVAPRESS, Radion “Kosova e Lirë”, Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) etj. Ka bashkëpunuar me agjencitë e lajmeve “Deutsche Welle”, “BBC”, “Zëri i Amerikës”, dhe me shtypin shqiptar në kohës në Kosovë, Shqipëri, diasporë, etj.
Pas përfundimit të luftës (1999-2001) ka qenë shefe e Sektorit për Informim Publik të Zonës së Tretë të Mbrojtjes (Trupat e Mbrojtjes së Kosovës), me seli në Pejë.
 
Pas përfundimit të luftës nuk është angazhuar në ndonjë parti politike. Një periudhë të shkurtër në fund të vitit 2010 ka qenë anëtare e Lëvizjes “Vetëvendosje”, prej nga për çështje parimore ka dhënë dorëheqje në janar të vitit 2011.
 
Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
 
Ka të botuar disa libra, si:
 
Monografinë “DEÇANI”, në bashkautorësi me Faton Mehmetaj, botoi “Zgjimi”, Deçan, 1997;
 
“[http://www.anatema.org/pdf/pa_apologji.pdf Krimet serbe në Kosovë – PA APOLOGJI - Me fakte kundër shpifjeve]”/“[http://www.anatema.org/pdf/without_apology.pdf Serbian crimes in Kosova - WITHOUT APOLOGY - Facts Against Defamations]” (Vëllimi i Parë, shqip/anglisht), botoi “Fokusi”, Prishtinë 2005. I ribotuar të njëjtin vit në 10 mijë kopje.
“Krimet serbe në Kosovë – PA APOLOGJI – Me fakte kundër shpifjeve” (Vëllimi i Dytë), botoi “ANATEMA”, Prishtinë, 2008.
“Serbian crimes in Kosova – Without Apology – Facts against defamations”, (The Second Volume), “Anatema”, Prishtinë, 2008.
 
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]