Akademia e Shkencave e Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Zëvendësim automatik i thumb me parapamje.
No edit summary
Rreshti 2:
 
== 1940-44: Instituti i Studimeve Shqiptare, pararendës i Akademisë së Shkencave ==
[[Skeda:ISSH.gif|parapamje|330px|right|Nga e majta: [[Vangjel Koça]], [[Aleksander Xhuvani]], [[Anton Paluca]], Át [[Anton Harapi]], [[Xhevat Korça]], [[Mustafa Merlika Kruja]], [[Ernest Koliqi]], [[Dhimitër Berati]], Át Zef Valentini, [[Karl Gurakuqi]], [[Ekrem Vlora]], Nicola Lo Russo Attoma e [[Dom [[Lazër Shantoja]]]]
Gjatë viteve të pushtimit fashist, një prej ngjarjeve që meriton t' i kushtohet vëmendje e veçantë është krijimi dhe veprimtaria e Institutit të Studimeve Shqiptare, ëndërre kahershme e intelektualëve e patriotëve shqiptarë. Më 8 prill 1940 Sekretari i Përgjithshëm i Kryesisë së Këshillit të Ministrave miratoi krijimin e fondacionit "Skeanderbeg" si dhe statutin e Institutit të Studimeve Shqiptare. Sipas këtij statuti, Instituti i Studimeve Shqiptare kishte për qëllim t'i jepte hov e të bashkërendonte lëvizjen intelektuale shqiptare në fushën e shkencës, të letrave e arteve. Të përkujdesej për pasurimin e kulturës kombëtare, duke marrë si shembull kombet e përparuara të Evropës, por duke ruajtur njëkohësisht dhe karakterin kombë'tar sipas mendësi ve dhe traditave më të mira kombëtare<ref>AQSH, F. 200, V. 1940, D. 10.</ref>.
 
Rreshti 11:
: 4. Arte
 
Instituti mbante në gjirin e vet 48 anëtarë të përjetshëm që formonin edhe Këshillin e Përgjithshëm me sekretar të përgjithshëm At [[Zef Valentini]]n. Kryetar i Institutit u zgjodh [[Ernest Koliqi]]<ref>AQSH, F. 200, V. 1941, D. 4. </ref>. Anëtarët e Institutit ishin figura të shquara të inteligjencies shqiptare, si [[Eqerem Çabej]], [[Aleksandër Xhuvani]], At [[Anton Harapi]], [[Karl Gurakuqi]], [[Lasgush Poradeci]], [[Namik Resuli]], At [[Zef Valentini]], Dom [[Lazër Shantoja]], [[Filip Ndoc Fishta|Filip Fishta]], At [[Justin Rrota]], [[Ilo Mitkë Qafëzëzi|Ilo M. Qafëzezi]], [[Anton Paluca]], [[Xhevat Korça]], [[Kolë Kamsi]], Ekrem Vlora, [[Ernest Koliqi]], [[Sotir Kolea]], Vangjel Koca, [[Dhimitër Berati]] etj.<ref>AQSH, F. 200, V. 1940, D. 1.</ref>
 
Në vitin e parë të formimit të këtij Instituti u mblodh për herë të parë Kuvendi I i Studimeve Shqiptare, me arritjet shkencore të studiuesve, të intelektualëve në fushat e shkencave shoqërore. Vendin e parë dhe më të rëndësishëm e zuri arkeologjia shqiptare me rezultatet e gërmimeve të reja në Butrint, fillimet e gërmimeve në Golem (Shkodër), Koman, në rrugën "Egnatia", studimin e 4 kishave të Butrintit për periudhën bizantine dhe kërkimet rreth kështjellave venedikase.
Rreshti 33:
 
Gjithashtu me nismën e Institutit u bë në vitin 1940 emërtimi i ri i rrugëve, shesheve të kryeqytetit, duke pasur si kriter datat historike për Shqipërinë, emrat e dëshmorëve kombëtarë të personaliteteve shqiptare në fushën e politikës, ushtrisë, letrave, artit e fesë, si dhe emrat e të huajve që i kanë shërbyer kombit shqiptar<ref>AQSH, F. 200, V. 1940, D. 15.</ref>.
Instituti i Studimeve, krahas punës studimore, mori përsipër dhe ndërtimin e një Muzeu Shqiptar të Shkencave Natyrore, i cili do të përmblidhte një koleksion zoologjik, një erbarium të florës shqiptare, si dhe një koleksion të mineraleve dhe fosileve që ishin zbuluarderi ato vite. Ky muze u ndërtua dhe u drejtua nën kujdesin e prof. [[Sabiha Kasimati]]. Më 1944 Instituti i Studimeve Shqiptare, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës Popullore, Ministrinë e Arsimit dhe atelienë fotografike "Marubi" arritën krijimin e një arkivi fotografik dhe hartografik shqiptar, pronë e këtij Instituti dhe u përpoqën për pasurimin e tij.
 
Në korrik 1944 Instituti, krahas riorganizimit të tij, pranoi në gjirin e vet shumë intelektualë të kohës, si [[Fan Noli]], [[Mit'hat Frashëri]], Ali Asllani, [[Kristo Floqi]], [[Krist Maloki]], Dom [[Ndoc Nikaj]], At [[Pashk Bardhi]], [[Hasan Dosti]], [[Hamdi Sulçebe]], [[Hamit Kokalari]], [[Spiro Konda]], [[Vasfi Samimi]], [[Odise Paskali]], [[Rexhep Krasniqi]], [[Vedat Kokona]], [[Arshi Pipa]], Dede Gostani, Gasper Shoshi, Gjelosh Luli, Gjush Sheldia, Llukë Karafili etj.
Në fund të vitit 1944, Instituti i Studimeve Shqiptare ndërpret veprimtarinë e
tij. Në vitin 1946 me vendim të Qeverisë Shqiptare krijohet Instituti i Shkencave me një strukturë të përafërt me atë të Institutit të Studimeve Shqiptare në gjirin e të cilit punonin një pjesë e mirë e ish-anëtarëve të atij Instituti.