Vexhi Buharaja: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
{{Person Biografi
| Emri = Vexhi Buharaja
| Titulli =
| Fotografia = Vexhi Buharaja.jpg
| Datëlindja = [[12 maj]] [[1920]]
| Vendlindja = [[Berat]]
| Datëvdekja = [[5 korrik]] [[1987]]
| Vendvdekja = [[Berat]]
| Kombësia = Shqiptar
| Feja =
| Profesioni = Orientalist, shkrimtar, përkthyes
| Titujt = Mësues i Popullit
| Bashkëshortja =
| Bashkëshorti =
| Fëmijët =
}}
'''Vexhi Buharaja''' ([[12 maj]] [[1920]] - [[5 korrik]] [[1987]]) ishte një figurë e shquar në shumë fusha, një intelektual i veçantë në Shqipëri, atdhetar, dijetar, poet, përkthyes, shkrimtar, historian, studiues, hulumtues, njohës i dhjetë gjuhëve kryesore Lindore e Perëndimore…
 
==Jeta==
Lindi me 12 Maj 1920, në lagjen “Murat Çelepi” në [[Berat]]. Rrjedh prej një familje intelektuale, me trashëgimi të pasur fetare, kulturore, atdhetare. Babai i tij, Ibrahim Efendi, ishte hoxhë, myderriz, atdhetar, si edhe gjyshi i tij, Ismail Efendi, që të dy, burra të përmendur për dituri, në Berat e nëpër Shqipëri.
Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, në Berat. Pas kësaj vazhdoi studimet në Medresën e Përgjithshme në Tiranë, ku u diplomua në vitin 1940 si një nga studentët më të dalluar.
Line 9 ⟶ 26:
Vexhi Buharaja, ky njeri i rrallë, të gjitha vështirësive ju bëri ballë. Ky njeri i madh, poet, përkthyes, shkrimtar, historian, orientalist, studiues, hulumtues, u pranua në punë si mësues.
Në vitin 1965 e pranuan në Sektorin e Historisë së Mesjetës, pranë Institutit të Historisë në Tiranë. Vexhi Buharaja me punën e tij hulumtuese, kërkimore shkencore dha rezultate madhështore. Puna që bëri në Institutin e Historisë i zbuloi shumë fshehtësi Shqipërisë.
 
Vexhi Buharaja me punën e tij këmbëngulëse, kërkimore, studiuese, hulumtuese, sistemuese, mblodhi, përktheu në shqip, transkriptoi rreth treqind mbishkrime turko-osmano-arabe, me vlerë të madhe. Duke u mbështetur në këtë material, ai ka shkruar studimin me titull:
Vexhi Buharaja me punën e tij këmbëngulëse, kërkimore, studiuese, hulumtuese, sistemuese, mblodhi, përktheu në shqip, transkriptoi rreth treqind mbishkrime turko-osmano-arabe, me vlerë të madhe. Duke u mbështetur në këtë material, ai ka shkruar studimin me titull: “Mbishkrimet turko-arabe në vendin tonë si dëshmi historike”, të cilën e ka lexuar si kumtesë në Konferencën e Dytë Shkencore të Studimeve Albanologjike, që i zhvilloi punimet në Tiranë, më 12-18 janar 1968.
 
Ka përkthyer një varg përkthimesh të tjera që i përkasin periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, siç janë aktet dhe memorandumet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, manifestin “Ujanallem” (“Të zgjohemi”) 1899, hartuar nga Dervish Hima, letërkëmbimin e tij me dr.Ibrahim Temon, i përbërë prej 64 letrash, që përfshihet në vëllimin e tretë (1900-1908) “Rilindja Kombëtare Shqiptare”.
Vexhi Buharaja, përveç dokumenteve historike, ka përkthyer nga gjuha turke e perse edhe vepra të tjera shkencore dhe letrare. Ka përkthyer veprat shkencore të Hoxha [[Hasan Tahsini]]t, rektori i parë i Universitetit të Stambollit, dramën “Besa” të [[Sami Frashëri]]t, “Shahnamenë” e poetit të madh të Persisë, Firdeusit, përmbledhjen poetike “Tahajjulat” (“Ëndërrimet” dhe “Katër stinët”) të poetit [[Naim Frashëri]]. Këto vepra të përkthyera nga Vexhi Buharaja janë vlerësuar si perla në letërsinë artistike shqiptare.
 
Ka përkthyer nga persishtja veprën “[[Gjylistani dhe Bostani]]” të poetit të madh persian, [[Saadi Shirazi]] (1203-1291), i krahasuar me Shekspirin, madje i mbiquejtur “Shekspiri i Lindjes”. Prof. [[Eqrem Çabej]] kur e lexoi “Gjylistanin” vlerësoi jo vetëm tekstin e shqipëruar, por edhe studimin hyrës dhe fjalorin përkatës enciklopedik të përbërë prej 110 zërash që shoqërojnë veprën dhe tha:
Ka përkthyer nga persishtja veprën “[[Gjylistani dhe Bostani]]” të poetit të madh persian, [[Saadi Shirazi]] (1203-1291), i krahasuar me Shekspirin, madje i mbiquejtur “Shekspiri i Lindjes”. Prof. [[Eqrem Çabej]] kur e lexoi “Gjylistanin” vlerësoi jo vetëm tekstin e shqipëruar, por edhe studimin hyrës dhe fjalorin përkatës enciklopedik të përbërë prej 110 zërash që shoqërojnë veprën dhe tha: ”Mjaftonte vetëm studimi hyrës, shënimet sqaruese dhe fjalori enciklopedik që Vexhi Buharaja të meritonte një gradë shkencore.”
 
Përveç qindra përkthimeve të dokumenteve historike, përveç përkthimeve të kryeveprave letrare botërore, përveç përkthimeve të veprave shkencore, Vexhi Buharaja ka shkruar e botuar edhe punime, studime historike, filozofike, islamo-mistike si “Lufta e Qerbelasë, Haxhi, etj., të cilat janë botuar në revistën “Zani i Naltë”, “Kultura Islame”, Njeriu” gjatë viteve 1938-1944 etj….
Në muajin maj të vitit 1975, Vexhi Buharaja, ky intelektual atdhetar, dijetar, njohës i dhjetë gjuhëve, gjuhëve kryesore Lindore e Perëndimore, ky poet, shkrimtar, përkthyes, historian, studiues, hulumtues, u pushua nga puna, u dëbua nga Instituti i Historisë në Tiranë si njeri i “padëshirueshëm”.
Diktatura komuniste, që në vitin 1946 e arrestoi, e burgosi, e persekutoi, e përbuzi, e nënçmoi, e dënoi, dhe në vitin 1975, pas një veprimtarie me rezultate madhështore, e dëboi edhe nga puna në Institutin e Historisë këtë shkencëtar të madh.
 
Ndërroi jetë në vendlindje, në Berat, me 5 Korrik 1987, në moshën 67 vjeçare, por pas tri vitesh ai sikur u ringjall në kulturën shqiptare.
 
Vexhi Buharaja, në gjithë krijimtarinë e vet, në radhë të parë mbeti poet. Në konkursin letrar që u shpall me 1 Janar 1942, kur ishte 22 vjeçar, ai fitoi çmimin e parë me poezinë “Përpara Tomorit”.
Ja disa vargje nga poezia “Përpara Tomorit” e shkruar nga Vexhi Buharaja, fituese e çmimit të parë në konkursin letrar që u organizua në Tiranë, në vitin 1942:
:“Zog i shpirtit tundi krahët mbi Tomorin fluturoifluturo!
:Shpuz’e mallit po valvitet, trete helmin, ligjeroligjëro!
:Thuaja si ia thot’ bariu, kur dëgjon zën’ e gugashit.
:Shko si shkon syr’ i gjahtarit nëpër udhën e larashit,
:Qesh, si qesh një shtizë hënë përmbi faqen e dëborës,
:Ndrit, si ndrin një fije ari, mu në buzën e kurorës...”
 
Pas përmbysjes së diktaturës komuniste në ShqipniShqipëri, menjëherë, emri dhe vepra e Vexhi Buharasë u përtëri, hyri në histori…
Për jetën dhe veprën e Vexhi Buharasë studiues e historianë organizuan Sesione Shkencore në Berat e Tiranë.
 
Me 20 Dhjetor 1993 iu dha titulli “Mësues i Popullit” (post mortum), kurse me 6 Korrik 1994, Biblioteka e qytetit të Beratit mori emrin: Biblioteka “Vexhi Buharaja”.
 
Në vitin 1995, historiani Ahmet Kondo, ish punonjës shkencor në Institutin e Historisë në Tiranë, shkroi një monografi me titull: “VEXHI BUHARAJA, njeriu, poeti, dijetari 1920-1987, shtypur në shtypshkronjën “SHPRESA”, Tiranë, 2005, ndërsa e botoi Shtëpia botuese “EUGEN” Berat, 1995.
 
Në vitin 2008, në Tiranë, u botua libri me titull: “Vexhi Buharaja pa mite e mjegull” shkruar nga Yzedin Hima, me të cilën autori mbrojti me sukses gradën shkencore Master në fushën e studimeve letrare, pranë Departamentit të Letërsisë në Universitetin e Tiranës…
 
==Veprimtaria==
===Studime===
*Mbishkrimet turko-arabe në vendin tonë si dëshmi historike
 
===Përkthime===
*Vepra shkencore e Hasan Tahsinit
*''Besa'' - dramë, Sami Frashëri
*''Ëndërrimet'' - përmbledhje poetike, Naim Frashëri
*''Katër Stinët'' - përmbledhje poetike, Naim Frashëri
*''Gjylistani dhe Bostani'' - vepër poetike, Saadi Shirazi
*''Shahnameja'' - vepër poetike, Firdeus
 
 
[[Kategoria:Berat]]
[[Kategoria:Lindje 1920]]