Lazër Shantoja: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 32:
Në fundin e vitit 1944 dom Lazri është arrestuar nga pushteti komunist i sapoardhur. Më 31 janar 1945 është dënuar me pushkatim nga Gjykata Ushtarake e Qarkut dhe më 2 shkurt është ekzekutuar.
 
Urrejtja e pushtetit komunist ndaj këtij intelektuali që kishte përkthyer Goethe-n dhe Schiller-in e kishte shkruar në revistat më të rëndësishme kulturore të Shqipërisë (Përparimi, Agimi, [[Hylli i Dritës]], Illyria etj), ishte aq e madhe, sa torturuesit i kishin këputur katër ekstremitetet e trupit. Kështu Dom Lazri ishte i dëtyruar të tërhiqej zvarrë nëpër qeli me gjunjë e bërryla. Fati i Shantojës i kishte rrënjët e veta në qëndrimin antipërëndimor dhe antikristian të komunistëve dhe në qëndrimin propërendimor të Shantojes, si dhe në besimin e tij te ringjallja e kulturës autoktone të krishterë shqiptare të periudhes para turqve, bindje të cilen ai e shfaqi në veprat dhe poezitë e tij. Kur nëna e Shantojës shkoi të vizitojë djalin e saj në qeli dhe e pa të vuajë me këmbë e krahë të prerë, iu lut me ngulm rojeve të burgut që t'i tregonin mëshirën e fundit djalit të saj dhe ta vrisnin. Ekzekutimi ndodhi me 19 shkurt [[1945]] në [[Tiranë]] nga një ushtar. Ish drejtori i Shoqërisë Letrare "Dante Alighieri" në Tiranë, si dhe ish anëtari i Institutit Mbretëror për Studime Shqiptare, Dom Lazër Shantoja, u gropos në një varr pa emër afër Tiranës.<ref>[http://kosova.albemigrant.com/?p=11201 Elsa Demo]</ref> Partizanët, pasi e ekzekutuan, thërritenthërritën për kryerjen e sharteve të vdekjes AteAtë [[Viktor Volaj]]n, i cili ishte edhe njeriu i fundit që e ka parëpa kufomën e martirit. Më 28 qershor 1949 vdiq e ëma e Dom Lazrit, Luçije Shantoja.<ref name="ss" />
 
== Shkrimtar origjinal në poezi dhe në prozë ==