[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 18:
== Jetëshkrimi ==
 
U lind në [[Bulgër]] nga prindtprindër Prend e Mrí në lagjen e Parasporit. Bulgri gjindet në rrjedhen e poshtme të [[Lumi Fan|lumit Fân]], kreu studimet fillore në [[Kallmet]] ku ishte rezidenca ipeshkvinore e Lezhës,. shkollënShkollën e mesme e kreu në [[Shkodra|Shkodër]] ku shkoi më [[1856]] pranë [[Kolegji Papnor|Kolegjit Papnor]], kurse studimet teologjike në [[Roma|Romë]] prej nga u kthye në vitin [[1871]] mbas nji qëndrimi dhetë vjeçar<ref name="Abati">Jeta e Abatit të Mirdites</ref>, u caktue meshtar në [[Korthpulë]][[Puka|Pukës]]<ref name="dg">[http://www.zemrashqiptare.net/article/Personalitete/18735/?highlight=daniel+g%C3%A0zulli&match Prengë Doçi - Kompleksiviteti i një figure ndryshe], nga [[Daniel Gazulli]]</ref>. Në Itali u njoh personalisht me rilindësin [[Arbëreshët|arbëreshin]] [[Dhimitër Kamarda|Dhimitër Kameardën]] dhe me rilindës tjerë. Përjeton pezmin e asaj periudhe n'qarqet nacionaliste italiane. Dhe duket se tek mendësia e tij lind ideali i krijimit të një ''nocioni kombëtar mbi atë fisnor apo krahinor''.
Mendohet se i kishte të njohur, që asokohe, dhe ua njihte shkrimet poetike Zarishit, [[Zef Jubani|Jubanit]], [[Ndue Bytyçi|Bytyçit]] e [[Leonardo De Martino|Martinos]]. E njihte mirë edhe literaturen fetare në gjuhën shqipe të pararilindjes shqiptare. Më 1872 ai caktohet sekretar i [[Abat|Abatit]] të Mirditës dom Gasper Krasniqit der më [[1875]].<ref name="Abati" /><ref name="dg" />
Luejti rol të randësishëm edhe në përhapjen dhe në gjanësinë e ''Kryengritjes së Mirditës'', më [[1876. Madje u përpoq ta zgjanonte atë edhe në viset tjera ashtu që të plotësonte dhe begatonte programin e ngushtë të kryengritjets për autonomi të Mirditës me kërkesa për çlirimin e Shqipërisë. Për këtë qëllim më [[1877]], e lidhi për vedi kapedanin e Mirditës, [[Prênk Bibë Doda|Prenk Bibë Dodën]] (që e gjeti 14 vjeçar n'Abacinë e Mirditës; e e edukoj<ref name="dg" />), dhe u lidh me krerë e udhëheqës të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Kosovë, Dibër, Lurë, Malësi të Madhe, Shalë e Shosh. Këso kohe, në emër të kryengritësve shqiptar ra në kontakt edhe me Knjaz Nikollën e Malit të Zi, për luftë të përbashkët antiturke shqiptaro-malazeze. E vuri në ballë të kryengritjes P. B. Dodën, i cili ishte shumë i ri, morri arratinë dhe vetë i udhëhoqi betejat më vendimtare<ref>Dom [[Ndoc Nikaj]], Shoqnija "Bashkimi". Histori e veprim, ''Hylli i Dritës'', Vj. XV, Nr. 12, 1938, 684; ''M. E. Durham, Njëzet vjet ngatërresa ballkanike'', 105; ''Historia e popullit shqiptar II'', 112-113.</ref>.
Në atë periudhë (vitet 70 të shek. XIX) në Mirditë gjendja ishte edhe ma e randueme për dy arësye: Kapedani trashigimtar, Prengë Bibë Doda, ishte shumë i ri; një kahje parie mirditorësh, në atë kohë në sherbime të randësishme në ushtrinë turke, u përpoq të merrte Derën e Kapedanit tue eliminue kështu Gjomarkajt, dhe këte u përpoq ta bante ushtarakisht, me ndërhymjen drejtpërdrejt të Turqisë. Prandaj edhe raprezaljet turke të viteve 1876/1877 duhen pa me këtë sy, si një luftë për pushtet në dam të madh të çashtjes kombëtare në përgjithësi. Ai predikoj me forcë e konkretisht, në mes krenëve e në popull, shuemjen e kësaj ndasije të natyrës fisnore me konturime mesjetare e kapërcimin në një fazë mbikrahinore e aty edhe mbarëkombëtare. Ai bani gjithçka të afronte Mirditën e Pukën me Dukagjin e Malësi të Madhe në përgjithësi, po edhe Fan e Lurë me trevat fqinje, tue përdorë të gjitha mjetet, deri krushqit (martesat) në mes banorëve të maleve. Ky konceptim asht aq i vetëdijshëm, aq largpamës, sa asnjë tjetër në atë kohë nuk kishte arrijtë në një koncentrim të tillë. Asht shumë domethanëse kërkesa e tij drejtue Vatikanit që të çelte një mision në Epirin e Sipërm ([[Çamëria|Çamëri]]) ku nuk kishte asnjë katolik, apo edhe në trevat tjera të Epirit ku ishin të gjithë ortodoksë, pse, i drejtohet Vatikanit, muhamedanët janë gati ta lëshojnë besimin e tyne për hir të çashtjes kombëtare, se ortodoksët shqiptarë, të vetvdijshëm për qellimet e liga të Athinës, janë të gatshëm ta lëshojnë besimin ortodoks për hir të çashtjes kombëtare, pse e dinë të gjithë se ma parë kanë qenë katolikë. Nuk duem të predikojmë këtu nëse duhej të lëshonin apo jo muhamedanët apo ortodoksët besimin e tyne, por të evidentojmë konceptimin e jashtëzakoshëm të Doçit: '''Atdheu do t’i drejtonte shqiptarët kah besimi, jo e kundërta'''.<ref name="dg" />
Kur rezistenca u thye dhe ai u detyrue të merrte malet, Ipeshkvi i Lezhës Françesko Malçinski, austriak me origjinë ukrainase, e pezulloi nga funksionet fetare. I veshur me tesha prifti, së bashku me disa burra të lidhur me besë, qëndroi në arrati, mirëpo pas një lufte deri në fishekun e fundit në Vuthaj të Gucisë u zu rob dhe u dërgua në burgun e Stambollit. Atje, rroba e priftit me ndërmjetësinë e nji bashkëvendasi Nikollë Perlaskajt mundësuen<ref name="Abati" /> kontaktin e parë me Patriarkun Stefan Azarjan, i cili ishte mik i Sulltanit (e në këtë rast e tradhëtoi), dhe me ndihmën e tij, duke i dhënë emrin ''Pére Achile'', u lirua nga burgu me kusht të mos kthehej në [[Shqipëria (kthjellim)|Shqipëri]], Së pari shkoi në Romë nga ku i nisë telegram arqipeshkvit të Shkodrës tue i diftue se shpëtoj mrekullisht nga duert e osmanëve dhe tashma gjindej në Kolegjin Urbano ku dhe kishte krye studimet<ref name="Abati" />, më vonë arriti të vinte të shkonte deri në Tivar ku takoi t'amën e të motrën për pak muaj<ref name="dg" />. Ai shërben në Newfoundland, Wayne, Pennsylvania, e ma vonë edhe në Brunswick, në Kanada. Përvoja amerikane do të lajnë gjurmë të thella në formimin e matejshëm të Imzot Doçit: atje ai pat rastin të njihte shtetin e së drejtës në kuptimin ma demokratik për kohën, sidhe rolin e kulturës në ndërgjegjësimin e një populli drejt lëvizjeve për liri. Pas dhjetë viteve u kthye në Romë, sekretar në disa [[Kongregatë|kongregacione]]. Vatikani, si dështuen përsëri përpjekjet për t’i nxjerrë faljen në Stamboll e të kthehej në Atdhe, e dërgon sekretar të Delegatit Apostolik në Bombei të Indisë të Kardinalit të ardhëshëm, Antonio Agliardi. Delegati Apostolik u befasue prej figurës erudite të prifit shqiptar e sidomos u prek prej dëshirës së tij të zjarrtë që të kthehej me çdo kusht në Atdhe. Ishte kjo lidhje shumë e fortë në mes prelati të naltë dhe Doçit, që e bani Agliardin të ndërhynte sërishmi pranë Patriarkanës në Stamboll, tek Patriarku Azarian, e të nxirte faljen për Doçin e lejen që të kthehej në Atdhe.
Në vitin 1888, me 6 nëntor, me ndihmen e ''Azarjatit'' dhe ''Agliardit'', mori lejen e Sulltanit të vinte në Shqipëri ''abat nulius në Mirditë''<ref>[''Imzot Abat Prenk Dochi, Leka'', 73-75; N. N. D., Shoqnia "Bashkimi", 684-686]</ref> Abacia kishte në fillim vetëm famullitë e Oroshit e Spaçit, mandej nisen tue iu bashkangjitë famullí tjera të shkëputuna nga dioqezi i Lezhës (Ndërfana, Kalivarja, Qafa e Malit, Blinishti dhe Fâni). Ma tej u banë 16 famullí (+9). Më 1890 iu shtuen nga dioqeza Sapës: Vigu, Mnela e Gomsiqja. Më 1894, +5 famullí nga d. i Lezhës: Kashnjeti, Korthpula, Shëgjergji, Ungrej e Kaçinari. Më 1906 nga d. i Sapës famullia e grykës së Gjadrit. Abati, që ishte ba si sinonim e emnit të tij, aq sa sot e kësaj dite kur thuhet Abati nënkuptohet Imzot Prengë Doçi, kishte kuptue se tashma lufta kundër turkut nuk mund të bahej vetëm me armë: ai solli një mendësi të re në të gjithë klerin që, vërtetë nuk kishte ndejë kot, sidomos nga gjysma e shkelllit XIX e mbrapa, po tashti ai e shkundi mirë ate e fjala nuk ishte vetëm për meshtarët e Abacisë, po të mbarë vendit. Shumë nga ata që ma vonë do të baheshin figura të shqueme në lamin e dijes, e jo vetëm të dijes, prej Dom Ndoc Nikajt, At Gjergj Fishtës, At [[Shtjefën Gjeçovi]]t, Dom [[Ndre Mjeda|Ndré Mjedës]], shtysën e parë ia patën borxh Abatit. Ai dijti ma së pari t’i bante për vete e sidomos t’ i organizonte në shoqni kulturore që u banë shtyllë e veprimtarisë atdhetare e kulturore të kombit tonë në fillim të shek. XX.
Në janar [[1899]] ai bëhet themelues me Dom [[Ndoc Nikaj]], e me Át [[Pashk Bardhi]]n e Át [[Gjergj Fishta|Fishtën]], i [[Shoqëria Bashkimi|shoqërisë "Bashkimi"]], të cilën e drejtoi. Kjo shoqatë dha ndihmesë të madhe për botimin e një numri tekstesh shkollore në gjuhën shqipe dhe të fjalorit shqip-italisht Bashkimi më 1908, edhe sot e kësaj dite, fjalori më i mirë i [[Gegë|dialektit gegë]]. Me 17 fror të 1917 tue dalë prej odës së tij ndjeu një dobësi. Vizitohet nga dy mjekë austriakë që gjindeshin me ushtri n'Orosh dhe diagnoza âshtë: «''bronkopolmoni e dobësim zemre''». Thirret kleri e t'afërmit, e Abati kujtohet e thotë «''dies annorum nostrorum septuaginta anni''», (që jeta e nji nierit âshtë normalisht shtatëdhjetë vjet, (Ps. 89.10) që i kishte mbushë e kalue. Thërret Dom Zef Skanen; ai e rrëfen, ia ndan kungimin dhe Sakramentin e vajimit të shenjtë. Kështu i bërë gati shpirtërisht, vdekja i arriti me 22 shkurt 1917, në orën 14.30.
 
== Vepra atdhetare ==