[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 25:
 
Me ndarjen e Perandorisë Romake (395) në atë të Perëndimit dhe të Lindjes, Prizreni ra nën sundimin e Bizantit (deri në shekullin XIII). Ndërkaq, në vitin [[1455]] ra nën sundimin e Perandorisë Otomane. Ndaj monumentet e shumta e të begatshme të kulturave të lashta janë dëshmitare të kaluarës së pasur të Prizrenit, i cili edhe me të drejtë njihet si qytet – muze. I nënshtruar lëvizjeve të mëdha shoqërore gjatë periudhave të caktuara kohore, Prizreni përjeton dhe baticat e zbaticat e zhvillimit ekonomik, social e kulturor. Shënimet historike flasin se lulëzimin më të madh të zhvillimit Prizreni e kishte përjetuar gjatë shekullit XIV dhe XIX, kur njihejsi qendër tregtare, fidanishte e zejtarisë, kulturës dhe artit, çka dëshmon edhe prania e më se 65 përmendoreve historike të patundshme dhe mbi 600 të tjerave të lëvizshme.
 
'''Në shek XI njihet si qendër e rëndësishme qytetare.''' Më [[1019]] përmendet si një seli e ipeshkevis të perandorisë Bizantine. Gjatë sundimit serb (shek XII-XIV) u vendosën në këto treva pjesëtarët e popullsis sllave. Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni qe herë pas here selia e mbretërive të tyre.
 
'''Pas pushtimit nga Perendoria Osmane (1455)''' Prizreni ndonëse humbi përkohsisht rëndesinë e tij, u bë përsëri qendër e fuqishme ekonomike, kulturore dhe administrative (qender Sangjaku dhe Vilajeti). Në shekullin XIX Prizreni ishte qendra e dytë më e rëndësishme ekonomiko tregtare e trojeve shqiptare me rreth 1.500 dyqane në fund të kësaj periudhe. Si pas vjetarit turk të vitit 1874 qyteti i Prizrenit kishte 44.000 banorë nga të cilët mbi 35.000 shqiptar.
Më [[1899]] u themeluar shkolla e parë e pavarur shqipe në të cilin jepte mësim [[Mati Logoreci]].
 
Prizreni zë një vend të veçantë në historin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, u bë kryeqendër e [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjes Shqiptare të Prizrenit]], që u themelua me [[10 Qershor]] [[1878]]. Në Prizren pati selinë e vet edhe Qeveria e përkohshme Shqiptare ([[1881]]) e kryesuar nga banori i njohur i këtij qyteti, [[Ymer Prizreni]].
Në vitin [[1913]] vendoset pushteti serbo-malazez me ç'rast një numër i madh i familjeve shqiptare nga qyteti u shpërngulen në Turqi. Gjatë luftës së II botërore banorët e tij dhe rrethit të tij u përfshin në Lëvizjen Antifashiste Nadonalçlirimtare. Prizreni u çlirua më 17 nëntor [[1944]].
 
Pas luftës deri më [[1947]], Prizreni ishte qendra e Qarkut Autonom të Kosovës. Megjithatë nuk pati ndonjë zhvillim të ndjeshëm. Edhe më pas ishte një ndër qendrat më të prapambetura në gjithë Jugosllavinë.Në fund të viteve të 50-ta deri në mesin e viteve të 60-ta nga Prizreni u shpërngulën mbi 3.200 familje në Turqi.
Në vitin 1913 vendoset pushteti serbo-malazez me ç'rast një numër i madh i familjeve shqiptare nga qyteti u shpërngulen në Turqi. Gjatë luftës së II botërore banorët e tij dhe rrethit të tij u përfshin në Lëvizjen Antifashiste Nadonalçlirimtare. Prizreni u çlirua më 17 nëntor 1944.
 
Pas luftës deri më 1947, Prizreni ishte qendra e Qarkut Autonom të Kosovës. Megjithatë nuk pati ndonjë zhvillim të ndjeshëm. Edhe më pas ishte një ndër qendrat më të prapambetura në gjithë Jugosllavinë.Në fund të viteve të 50-ta deri në mesin e viteve të 60-ta nga Prizreni u shpërngulën mbi 3.200 familje në Turqi.
 
== Gjeografia ==