Ndryshimi mes inspektimeve të "Kongresi i Elbasanit"

ska përmbledhje të redaktimeve
 
Duke shfrytëzuar pakënaqësinë e xhonturqve ndaj sulltanatit, patriotët shqiptarë arsimdashës e shfrytëzuan këtë që përpjekjet e tyre t’i drejtojnë në fushën e zhvillimit të arsimit dhe në drejtim të hapjes së shkollave në gjuhën amtare. Por, jo vetëm kaq: ata në programin e tyre parashihnin që në shkollat ku mësohej në gjuhë të huaj, gjuha shqipe të hyjë si gjuhë mësimore dhe ajo të shkruhej me një alfabet të vetëm. Dashuria ndaj alfabetit e shkollës dita-ditës po shtohej dhe, në bazë të kronikave të kohës, kudo shohim një aktivitet të vrullshëm për përhapjen e shkollave në gjuhën amtare, si në: Manastir, Dibër, Ohër, Kërçovë, Gostivar, Shkup, Veles e gjetiu. Në këtë kohë, përveç Klubit të Manastirit, si klube me aktivitete të mëdha shquheshin edhe klubi i Shkupit, ai i Ohrit, i Strugës i Kërçovës dhe i Kumanovës.
Vetëm dhjetë muaj nga Kongresi i Manastirit, më 2-9 shtator 1909, u organizua një kongres me përmasa kombëtare dhe me rëndësi tejet të veçantë për përhapjen dhe zhvillimin e arsimit shqip, që në historinë tonë kombëtare quhet “Kongresi i Shkollave Shqipe” i njohur si “Kongresi i elbasanit”. Kongresi i elbasanit ishte një përgjigje ndaj rrezikut për fatin e alfabetit e të shkollës shqipe që vinte nga njerëzit e pushtetit, nga kleri i lart mysliman dhe nga të gjithë ata që punonin në favor të politikës së osmanizmit e të forcimit të perandorisë së tyre. Ky kongres ishte menduar mirë dhe ishte edhe një grusht i fortë për të gjithë armiqtë, qofshin të huaj ose të vendit. Ky kongres ishte edhe një sulm ndaj Kongresit të Dibrës, përmes të cilit turqit e rinj arritën që te shqiptarët e krahinave të ndryshme ta nxisin përdorimin e alfabetit sipas dëshirës - kjo do të thoshte vetëm arab. Menjëherë pas Kongresit të Manastirit, e sidomos pas Kongresit të Dibrës, turqit e rinj dhe përkrahësit e tyre shqiptarë kërkonin që xhamitë t’i kthejnë në vende politike-propagandistike kundër alfabetit dhe shkollës shqipe e jo që ato të shërbejnë si vende adhurimi. Kështu Ministria e Arsimit të Turqisë në fund të vitit 1908 urdhëroi që në shkollat e Vilajetit të Kosovës gjuha shqipe të mësohet me shkronja arabe. Po një urdhër i tillë u dha edhe në shkurt të vitit 1909 për prefekturën e elbasanit.1.<ref name="Mustafa">{{cite web|last=Mustafa|first=Avzi|url=http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=SHQIPTAR%C3%8BT&article=3075&highlight=elbasan&match=|title=Kongresi i elbasanit, vepër me rëndësi për historinë e arsimit dhe të gjuhës shqipe |publisher=VOA|date=09.07.2009}}</ref>
 
 
==Referenca==
==Literature==
*{{citation|last=Xhevat|first=Lloshi|title=Rreth ALFABETIT Të Shqipes|url=http://books.google.com/books?id=9_gXTda0HS8C&pg=PA61|accessdate=23 November 2012|year=2008|publisher=Logos-A|isbn=978-9989-58-268-4}}
 
==Lidhje te jashtme==
*[http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=SHQIPTAR%C3%8BT&article=3075&highlight=elbasan&match= Kongresi i elbasanit, vepër me rëndësi për historinë e arsimit dhe të gjuhës shqipe Nga Prof Dr Avzi Mustafa]
 
[[Kategoria:Historia shqiptare]]