Ndryshimi mes inspektimeve të "Kongresi i Elbasanit"

 
==çeshtjet qe u shqyrtuan==
Kongresi filloi më 3 shtator 1909 dhe zgjati deri më 10 shtator. Në Kongres u shqyrtuan tri çështje, mes të cilave hapja e një shkolle pedagogjike që e quajtën [[Shkolla Normale]] me seli në elbasanElbasan. Kjo shkollë normale do të duhej të jetë e veçantë, kurse shkollat tjera fillore do të hapeshin jashtë kësaj shkolle. Po ashtu sipasSipas gazetës serbe “Politika” të datës 12. shtatorit 1909 mësojmë se kongresistët i kanë bërë një kërkesë Portës së Lartë që në tërë Shqipërinë të hapen shkolla bujqësore me mësim vetëm në gjuhën shqipe. Në këtë Kongres u caktuan edhe komisionet e veçanta: njeri për administrimin të shkollës, kurse tjetri për hartimin e buxhetit për vitin e parë shkollor. Ndërkaq çështja e tretë ose pika e tretë ishte caktimi i një qendrejeqendre të përgjithshme për grumbullimin dhe mirëmbajtën e shkollave dhe organizimin e punës edukativo-arsimore. Ajo qendër i caktoi rregullat e udhëheqjes dhe kontrollit të shkollave, me çka për herë të parë fillon puna e inspektoratit të shkollave shqipe.<ref name="Mustafa"/>
Mbajtja e Kongresit të elbasanit dhe vendimet e marra në këtë kongres patën jehonë të madhe si në vend ashtu edhe jashtë vendit. Këtë e shohin edhe nga telegramet e shumta të ardhura nga Shkodra, Himara, Peja, Gjirokastra. Prishtina, nga mërgata, nga Kristaq Dogani e Kristo Meksi nga Bukureshti, etj. Kongresi pati jehonë edhe jashtë vendit. Mjafton të përmendet vetëm gazeta “Journal de Geneve” e Zvicrës ku shkruhej: “Në kongresin e shqiptarëve që u mbajt në elbasan u vendos organizimi i shkollave me themel në gjuhën shqipe”, pastaj shkroi e përkohshmja “L’Italia all’estero”.etj.<ref name="Mustafa"/>
 
Kongresi i Shkollave jo që shënoi themelimin e një sistemi kombëtar të shkollave në gjuhën shqipe, por edhe e përcaktoi strukturën programore për përgatitjen e kuadrove mësimore dhe luajti një rol të madh në kombinimin e shkencores dhe profesionales në aspektin organizativ. Për herë të parë ai e zgjidhi përmbajtjen e shkollës sonë, në të u caktua edhe rregullorja mbi funksionin administrativo-pedagogjik, si: caktimi i klasave dhe nxënësve, u caktuan pagat, detyrat dhe detyrimet e nxënësve, buxheti e shkollës, ngritja e komisioneve në mbarëvajtjen shkollave etj. Ky kongres për here të parë në historinë e popullit tonë e mbështeti fortë idenë e gjuhës së shkruar, gjë që kontribuoi edhe më tepër në forcimin e ndërgjegjes kombëtare që paraqiste një faktor të rëndësishëm për të demaskuar politikën shkombëtarizuese të osmanlinjve. Thënë ndryshe, Kongresi i elbasanit i dha përgjigje projektit perandorak HATTI-HUMAIUM që ishte planifikuar shumë me herët dhe pritej të zbatohet në të gjitha shkollat shtetërore të Perandorinë Osmane, pra edhe në vilajetet shqiptare. Në këto vilajete ku gjoja njihej e drejta fetare, por mohohej arsimi në gjuhën amtare, ky kongres i dha përgjigje Ministrisë së Punëve të Brendshme të Perandorisë “Se Shqipëri ka”. Gjithashtu ky ishte edhe një grusht i fortë ndaj integristëve që në Kongresin e Dibrës donin që shkollës dhe gjuhës t’i jepnin karakter proosman.<ref name="Mustafa"/>
Kongresi paraqiti një ngjarje shumë të madhe dhe të rëndësishme për gjuhën dhe arsimin shqiptar. Ky kongres ishte bërthama ose atomi i hapjes së shkollës normale si shkollë e parë e mesme shqipe, por inkurajues ishte edhe fakti për hapjen e shumë shkollave ku mësohej gjuha shqipe jo si lëndë mësimore, por ku të gjitha lëndët zhvilloheshin në gjuhën shqipe.<ref name="Mustafa"/>
 
Kongresi i elbasanitElbasanit iai ndërpreu rrugën shkollimit të huaj të ndërtuar mbi baza fetare dhe e hapi rrugën e shkollimit laik, ai shtroi detyrën e përgatitjes së kuadrove arsimore, bëri organizimin e shkollave dhe sigurimin e fondeve për mbajtjen e tyre, caktoi rregullat e drejtimit të shkollës me drejtor e pleqësi dhe i bashkoi shqiptarët pa dallim besimi e krahine. Me një fjalë, në këtë kongres u hodhën bazat e arsimit kombëtar shqiptar për dituri e kulturë. Gjithashtu ky kongres e hapi edhe rrugën për një shqipe të shkruar e të njësuar dhe për herë të parë u hodh ideja e drejtshkrimit të gjuhës shqipe, ideja për bashkimin e dy dialekteve me zgjedhjen e elbasanishtesElbasanishtes si model të shqipes së shkruar.<ref name="Mustafa"/>
 
Marrë në përgjithësi, Kongresi i elbasanit, siç shkruan shtypi i kohës, qoftë shqip ose ai që dilte në gjuhë të huaja, është “më i shënuari nga të gjitha kongreset... me vendimet që bëri e la emrin e tij të pavdekshëm nëpër faqet e historisë sonë”.<ref name="Mustafa"/>
 
==Vendimet e Kongresit te Elbasnit==