Kongresi i Elbasanit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 14:
Jehonën e madhe që pati kjo ngjarje e shohim dhe nga letrat që u lexuan gjatë hapjes së punimeve të Kongresit. Ja se si shkruan Mit'hat Frashëri në ditarin e tij “Gjashtë javë në Shqipëri”, botuar në gazetën “Lirija” 1909/10: “Delegatët u mblodhën dhe kënduan letrat që kishin sjellë klubet nga të cilat dërgoheshin e pastaj u zgjodh kryetari dhe nënkryetari.”<ref name="Mustafa"/>
 
==çeshtjetÇështjet qe u shqyrtuan==
Kongresi filloi më 3 shtator 1909 dhe zgjati deri më 10 shtator. Në Kongres u shqyrtuan tri çështje, mes të cilave hapja e një shkolle pedagogjike që e quajtën [[Shkolla Normale]] me seli në Elbasan. Kjo shkollë normale do të duhej të jetë e veçantë, kurse shkollat tjera fillore do të hapeshin jashtë kësaj shkolle. Sipas gazetës serbe “Politika” të datës 12. shtatorit 1909 mësojmë se kongresistët i kanë bërë një kërkesë Portës së Lartë që në tërë Shqipërinë të hapen shkolla bujqësore me mësim vetëm në gjuhën shqipe. Në këtë Kongres u caktuan edhe komisionet e veçanta: njeri për administrimin të shkollës, kurse tjetri për hartimin e buxhetit për vitin e parë shkollor. Ndërkaq çështja e tretë ishte caktimi i një qendre të përgjithshme për grumbullimin dhe mirëmbajtën e shkollave dhe organizimin e punës edukativo-arsimore. Ajo qendër i caktoi rregullat e udhëheqjes dhe kontrollit të shkollave, me çka për herë të parë fillon puna e inspektoratit të shkollave shqipe.<ref name="Mustafa"/>