Kongresi i Elbasanit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
datat
Rreshti 1:
'''Kongresi i Elbasanit''' u mbajt nga 2 deri 910 shtator të vitit 1909 në qytetin e [[Elbasan|Elbasanit]] në godinën historike të shkollës së Kalasë. Kongresi ka rëndësi historike për vendimet që mori në lidhje me sistemin e shkollimit shqip, hartimin e programeve unike, mënjanimin e shkollave në gjuhë të huaj dhe zëvendësimin e tyre me shkolla shqipe, si dhe themelimin e [[Shkolla Normale e Elbasanit|Shkollës Normale të Elbasanit]], e cila u hap vetëm tri muaj më vonë, në dhjetor 1909.
 
==Premtimet boshe të xhonturqve==
Rreshti 15:
 
==Çështjet që u shqyrtuan==
Kongresi filloi më 32 shtator 1909 dhe zgjati deri më 10 shtator. Në Kongres u shqyrtuan tri çështje, mes të cilave hapja e një shkolle pedagogjike që e quajtën [[Shkolla Normale e Elbasanit|Shkolla Normale]] me seli në Elbasan. Kjo shkollë normale do të duhej të jetë e veçantë, kurse shkollat tjera fillore do të hapeshin jashtë kësaj shkolle. Sipas gazetës serbe “Politika” të datës 12. shtatorit 1909 mësojmë se kongresistët i kanë bërë një kërkesë Portës së Lartë që në tërë Shqipërinë të hapen shkolla bujqësore me mësim vetëm në gjuhën shqipe. Në këtë Kongres u caktuan edhe komisionet e veçanta: njeri për administrimin të shkollës, kurse tjetri për hartimin e buxhetit për vitin e parë shkollor. Ndërkaq çështja e tretë ishte caktimi i një qendre të përgjithshme për grumbullimin dhe mirëmbajtën e shkollave dhe organizimin e punës edukativo-arsimore. Ajo qendër i caktoi rregullat e udhëheqjes dhe kontrollit të shkollave, me çka për herë të parë fillon puna e inspektoratit të shkollave shqipe.<ref name="Mustafa"/>
 
Kongresi i Shkollave jo që shënoi themelimin e një sistemi kombëtar të shkollave në gjuhën shqipe, por edhe e përcaktoi strukturën programore për përgatitjen e kuadrove mësimore dhe luajti një rol të madh në kombinimin e shkencores dhe profesionales në aspektin organizativ. Për herë të parë ai e zgjidhi përmbajtjen e shkollës sonë, në të u caktua edhe rregullorja mbi funksionin administrativo-pedagogjik, si: caktimi i klasave dhe nxënësve, u caktuan pagat, detyrat dhe detyrimet e nxënësve, buxheti e shkollës, ngritja e komisioneve në mbarëvajtjen shkollave etj. Ky kongres për here të parë në historinë e popullit tonë e mbështeti fortë idenë e gjuhës së shkruar, gjë që kontribuoi edhe më tepër në forcimin e ndërgjegjes kombëtare që paraqiste një faktor të rëndësishëm për të demaskuar politikën shkombëtarizuese të osmanlinjve. Thënë ndryshe, Kongresi i elbasanit i dha përgjigje projektit perandorak HATTI-HUMAIUM që ishte planifikuar shumë me herët dhe pritej të zbatohet në të gjitha shkollat shtetërore të Perandorinë Osmane, pra edhe në vilajetet shqiptare. Në këto vilajete ku gjoja njihej e drejta fetare, por mohohej arsimi në gjuhën amtare, ky kongres i dha përgjigje Ministrisë së Punëve të Brendshme të Perandorisë “Se Shqipëri ka”. Gjithashtu ky ishte edhe një grusht i fortë ndaj integristëve që në Kongresin e Dibrës donin që shkollës dhe gjuhës t’i jepnin karakter proosman.<ref name="Mustafa"/>