Ndryshimi mes inspektimeve të "Kongresi i Elbasanit"

ska përmbledhje të redaktimeve
 
==Premtimet boshe të xhonturqve==
Pas një viti që kishte ndodhur [[Xhonturqit|Revolucioni i Xhonturqve]] ishte e qartë për patriotët shqiptarë që kërkesat arsimore për futjen e gjuhës shqipe në shkollat turke, formimin e fondeve për shkollat dhe mësuesit e shqipes, botimin e librave në gjuhën amtare, si dhe disa premtime të tjera politike që ishin biseduar xhonturqit nuk do realizoheshin dhe se politika e xhonturqve ndaj kulturës shqiptare ishte vetëm një demagogji. Më 25 mars 1909 patriotët shqiptarë lajmëruan nga Klubi Shqiptar i Selanikut, duke iu drejtuar të gjitha klubeve dhe shoqërive patriotike, se do të mbahej një kongres mbi shkrimin dhe shkollën shqipe. Si kohë për mbajtjen e këtij tubimi u caktua 14 maji 1909, ndërsa vendi ku do të mbahej Kongresi u caktua të jetë Elbasani.<ref name="Mustafa"/>
 
Në historinë kombëtare quhet Kongresi i Elbasanit quhet edhe “Kongresi i Shkollave Shqipe”. Kongresi i Elbasanit do ishte një përgjigje ndaj rrezikut për fatin e alfabetit e të shkollës shqipe që vinte nga njerëzit e pushtetit, nga kleri i lart mysliman dhe nga të gjithë ata që punonin në favor të politikës së osmanizmit e të forcimit të perandorisë së tyre. Ky kongres do ishte edhe një reagim ndaj [[Kongresi i Dibrës|Kongresit të Dibrës]], përmes të cilit turqit e rinj arritën që te shqiptarët e krahinave të ndryshme ta nxisin përdorimin e alfabetit sipas dëshirës: kjo do të thoshte vetëm arab. Menjëherë pas Kongresit të Manastirit, e sidomos pas Kongresit të Dibrës, turqit e rinj dhe përkrahësit e tyre shqiptarë kërkonin që xhamitë t’i kthejnë në vende politike-propagandistike kundër alfabetit dhe shkollës shqipe e jo që ato të shërbejnë si vende adhurimi. Kështu Ministria e Arsimit të Turqisë në fund të vitit 1908 urdhëroi që në shkollat e Vilajetit të Kosovës gjuha shqipe të mësohet me shkronja arabe. Po një urdhër i tillë u dha edhe në shkurt të vitit 1909 për prefekturën e Elbasanit.<ref name="Mustafa">{{cite web|last=Mustafa|first=Avzi|url=http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=SHQIPTAR%C3%8BT&article=3075&highlight=elbasan&match=|title=Kongresi i elbasanit, vepër me rëndësi për historinë e arsimit dhe të gjuhës shqipe |publisher=VOA|date=9 korrik 2009}}</ref>
 
 
==Delegatët==
 
==Rëndësia e Kongresit të Elbasanit==
Në historinë kombëtare quhet Kongresi i Elbasanit quhet edhe “Kongresi i Shkollave Shqipe”. Kongresi i Elbasanit ishte një përgjigje ndaj rrezikut për fatin e alfabetit e të shkollës shqipe që vinte nga njerëzit e pushtetit, nga kleri i lart mysliman dhe nga të gjithë ata që punonin në favor të politikës së osmanizmit e të forcimit të perandorisë së tyre. Ky kongres ishte edhe një reagim ndaj [[Kongresi i Dibrës|Kongresit të Dibrës]], përmes të cilit turqit e rinj arritën që te shqiptarët e krahinave të ndryshme ta nxisin përdorimin e alfabetit sipas dëshirës: kjo do të thoshte vetëm arab. Menjëherë pas Kongresit të Manastirit, e sidomos pas Kongresit të Dibrës, turqit e rinj dhe përkrahësit e tyre shqiptarë kërkonin që xhamitë t’i kthejnë në vende politike-propagandistike kundër alfabetit dhe shkollës shqipe e jo që ato të shërbejnë si vende adhurimi. Kështu Ministria e Arsimit të Turqisë në fund të vitit 1908 urdhëroi që në shkollat e Vilajetit të Kosovës gjuha shqipe të mësohet me shkronja arabe. Po një urdhër i tillë u dha edhe në shkurt të vitit 1909 për prefekturën e Elbasanit.<ref name="Mustafa">{{cite web|last=Mustafa|first=Avzi|url=http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=SHQIPTAR%C3%8BT&article=3075&highlight=elbasan&match=|title=Kongresi i elbasanit, vepër me rëndësi për historinë e arsimit dhe të gjuhës shqipe |publisher=VOA|date=9 korrik 2009}}</ref>
 
Kongresi i Elbasanit hapi rrugën e shkollimit laik në trevat shqiptare, shtroi detyrën e përgatitjes së kuadrove arsimore, bëri organizimin e shkollave dhe sigurimin e fondeve për mbajtjen e tyre, caktoi rregullat e drejtimit të shkollës me drejtorë e pleqësi dhe bashkoi shqiptarët pa dallim besimi e krahine. Në këtë Kongres u hodhën bazat e arsimit kombëtar shqiptar për dituri e kulturë. Gjithashtu ky kongres hapi edhe rrugën për një shqipe të shkruar e të njësuar dhe për herë të parë në të u hodh ideja e drejtshkrimit të gjuhës shqipe, ideja për bashkimin e dy dialekteve me zgjedhjen e dialektit të Elbasanit si model të shqipes së shkruar.<ref name="Mustafa"/>