Kongresi i Elbasanit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 7:
 
==Delegatët==
Organizatori kryesor i Kongresit ishte patrioti i shquar [[Lef Nosi]]. Klubet e ndryshme patriotike autorizuan delegatë që të përfaqësonin këto klube. Gjithsej kishte 35 delegatëve nga të gjitha vendet e Shqipërisë, të përfshirë në 8 klube e shoqata, të shpërndara në 28 qendra të banuara. Në vecanti, klubi Bashkimi, mbulonte 16 qendra të banuara, klubi Vllazënia kishte degë në 3 qendra të banuara, kurse 6 klubet e tjera kishin nga një qendër secili. Misioni Amerikan në Tiranë dhe Korcë i perkisnin klubeve Bashkimi dhe Dituria, respektivisht. Një delegat mund të perfaqësonte disa klube, dhe, si i tillë, kishte më shumë peshë. Për shembull, [[Midhat Frashëri]] përfaqësonte 6 klube, dhe ishte delegati me peshën më të madhe, ndërsa Osman Joraja përfaqësonte 4 klube.<ref name="Lloshi65"/> Klubi i Manastirit u përfaqësua nga [[Gjergj Qiriazi]] dhe motra e tij, [[Sevasti Qiriazi-Dako|Sevasti Qiriazi]], nga Ohri u delegua Hamdi dhe Abdullah beu, ndërsa nga Struga Abdullah Rushit Ahmeti. Në Kongres nuk morën pjesë delegatë nga Shkodra, por ata e kishin njoftuar organizatorin se do t’i pranojë të gjitha vendimet e këtij kongresi. Kongresi përfshiu atdhetarë dhe mësues nga më të njohurit e lëvizjes kombëtare, si dom [[Nikoll Kaçorri]], [[Jahja Ballhysa]], [[Dervish bej Biçaku]], [[Gligor Cilka]], [[Simon Shuteriqi]], [[Josif Haxhi Mima]], [[Qemal Karahasani]], [[Orhan Pojani]], [[Ahmet Dakli]], [[Refik Toptani]], [[Hafiz Ibrahim Dalliu]], [[Thoma Papapano]], [[Dhimitar Buda]], [[Emin Haxhiademi]], [[Abdullah Koprënaçka]], [[Kristo Dako]], [[Qamil Haxhifeza]], [[Mihal Sava]], [[Andrea Konomi]], [[Selaman Blloshmi]], [[Idhomenë Kosturi]], [[Kahreman Vrioni]] etj.<ref name="Lloshi65">{{harvnb|Lloshi|20032008|p=65}}.</ref>
 
==Atmosfera para Kongresit dhe mikpritja ndaj delegatëve==