Kongresi i Elbasanit: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 1:
'''Kongresi i Elbasanit''' (apo '''Kongresi i Shkollave Shqipe''') u mbajt nga 2 deri 10 shtator të vitit 1909 në qytetin e [[Elbasan|Elbasanit]], në godinën historike të shkollës së Kalasë. Kongresi ka rëndësi historike për vendimet që mori në lidhje me sistemin e shkollimit shqip, hartimin e programeve unike, mënjanimin e shkollave në gjuhë të huaj dhe zëvendësimin e tyre me shkolla shqipe, zgjedhjen e dialektit t Elbasanit si gjuhë kombëtare, si dhe themelimin e [[Shkolla Normale e Elbasanit|Shkollës Normale të Elbasanit]], e cila u hap vetëm tri muaj më vonë, në dhjetor 1909. Kongresi gjithashtu trajtoi probleme të drejtshkrimit të gjuhës shqipe.
 
== Premtimet boshe të xhonturqve dhe Kongresi i Dibrës==
Pas një viti që kishte ndodhur [[Xhonturqit|Revolucioni i Xhonturqve]] ishte e qartë për patriotët shqiptarë që kërkesat arsimore për futjen e gjuhës shqipe në shkollat turke, formimin e fondeve për shkollat dhe mësuesit e shqipes, botimin e librave në gjuhën amtare, si dhe disa premtime të tjera politike që ishin biseduar xhonturqit nuk do realizoheshin dhe se politika e xhonturqve ndaj kulturës shqiptare ishte vetëm një demagogji. Më 25 mars 1909 patriotët shqiptarë lajmëruan nga Klubi Shqiptar i Selanikut, duke iu drejtuar të gjitha klubeve dhe shoqërive patriotike, se do të mbahej një kongres mbi shkrimin dhe shkollën shqipe. Si kohë për mbajtjen e këtij tubimi u caktua 14 maji 1909, ndërsa vendi ku do të mbahej Kongresi u caktua të jetë Elbasani.<ref name="Mustafa"/>
 
Në historinë kombëtare Kongresi i Elbasanit quhet edhe “Kongresi i Shkollave Shqipe”. Kongresi i Elbasanit ishte një përgjigje ndaj rrezikut për fatin e alfabetit e të shkollës shqipe që vinte nga njerëzit e pushtetit, nga kleri i lart mysliman dhe nga të gjithë ata që punonin në favor të politikës së osmanizmit e të forcimit të perandorisë së tyre. Ky kongres do ishte edhe një reagim ndaj [[Kongresi i Dibrës|Kongresit të Dibrës]], përmes të cilit turqit e rinj arritën që te shqiptarët e krahinave të ndryshme ta nxisin përdorimin e alfabetit sipas dëshirës:. kjoSipas dostudiuesit Avzi thoshteMustafa, vetëmky arab.ishte kufizim, pasi Menjëherëmenjëherë pas Kongresit të Manastirit, e sidomos pas Kongresit të Dibrës, turqit e rinj dhe përkrahësit e tyre shqiptarë kërkonin që xhamitë t’i kthejnë në vende politike-propagandistike kundër alfabetit dhe shkollës shqipe e jo që ato të shërbejnë si vende adhurimi. Kështu Ministria e Arsimit të Turqisë në fund të vitit 1908 urdhëroi që në shkollat e Vilajetit të Kosovës gjuha shqipe të mësohet me shkronja arabe., dhe Popo një urdhër i tillë u dha edhe në shkurt të vitit 1909 për prefekturën e Elbasanit.<ref name="Mustafa">{{cite web|last=Mustafa|first=Avzi|url=http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=SHQIPTAR%C3%8BT&article=3075&highlight=elbasan&match=|title=Kongresi i Elbasanit, vepër me rëndësi për historinë e arsimit dhe të gjuhës shqipe |publisher=VOA|date=9 korrik 2009}}</ref>
 
== Delegatët ==