Shëndeti publik: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.7.2+) (roboti ndryshoj: bg:Обществено здраве
v Robot: ndryshime kozmetike
Rreshti 3:
Shëndeti publik është një koncept social dhe politik që synon në përmirësimin e shëndetit, zgjatjen e jetës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës midis gjithë popullsisë përmes promocionit, parandalimit të sëmundjeve dhe formave të tjera të ndërhyrjeve shëndetësore.
 
== Konsiderata të përgjithshme mbi shëndetin ==
 
=== Koncepti i shëndetit ===
Shëndeti është një aspekt shumë i rëndësishëm i jetës njerëzore. Madje, në mënyrë disi filozofike, shpeshherë njerëzit i referohen konceptit të shëndetit si “një qëllim më vete i ekzistencës”.
Rreshti 15:
Diskutimet rreth komponentëve të tjerë të shëndetit, siç është p.sh. “mirëqenia shpirtërore” apo, “emocionale”, janë më shumë të kufizuara në mjedise intime, apo në grupe të një besimi fetar të caktuar.
 
Problemet e shëndetit mendor janë akoma edhe më shumë të kufizuara në mjedise tepër intime, për vetë karakterin sensitiv të sëmundjeve apo çrregullimeve që lidhen me sferën psiko-emocionale.
 
Sidoqoftë, gjatë jetës së përditshme njerëzit i referohen herë pas here një apo disa komponentëve të shëndetit të tyre në situata dhe në kontekste të ndryshme, duke e konsideruar atë (shëndetin) si kapitalin më të çmuar në jetë.
Rreshti 26:
“Njeriu fillon e kupton diçka rreth shëndetit vetëm kur ai (shëndeti) ‘mungon’”.
 
Në fakt, njerëzit flasin më shumë për “të kundërtën e shëndetit” (“sëmundjen”) sesa për shëndetin në vetvete. Pra, në praktikë njerëzit e kanë të vështirë të mendojnë rreth shëndetit pa e lidhur atë me të kundërtën e tij (sëmundjen).
 
Prandaj edhe, është më e lehtë të përcaktohet shëndeti duke u nisur nga e kundërta e tij. Kështu, mund të thuhet se:
Rreshti 46:
Problemi me këtë përkufizim konsiston në faktin se, në realitet, mund të ketë individë me një sëmundje të caktuar, por që, në periudha apo stade të ndryshme të zhvillimit të sëmundjes, këta individë mund të ndjehen të shëndetshëm.
 
Kështu, një subjekt që vuan p.sh. nga skleroza multipleks por që ka gjetur një “ekuilibër” brenda kufizimit fizik të shkaktuar nga sëmundja, dhe që udhëheq një jetë me aktivitet dhe produktivitet të lartë, mund të konsiderohet nga komuniteti (përfshi edhe vetë individin) si subjekt “i shëndetshëm”.
 
Nga ana tjetër, për shumë subjekte në popullatë mund të mos ketë evidencë “fizike” të ndonjë sëmundjeje, në një kohë që këta individë mund të kenë shumë probleme psiko-sociale të cilat e “deviojnë” shumë shëndetin e tyre nga mirëqenia mendore dhe/ose shoqërore.
 
P.sh. subjektet që rrallë herë ndjehen në “formë”, “të gëzuar”, apo “të lumtur”, që janë anksiozë, që shumicën e kohës duken të mërzitur dhe qëndrojnë të vetmuar, megjithëse nuk vuajnë nga ndonjë sëmundje e identifikueshme, gjithsesi mund të konsiderohen si jo të shëndetshëm (të paktën, pjesërisht).
 
Siç shihet pra, sipas konceptit bio-mjekësor ka një ndarje të prerë midis “shëndetit fizik” dhe mungesës së tij, e cila konsiderohet si “sëmundje”.
Por, ky përkufizim bart në vetvetë shumë mangësi, pasi siç u përmend në mënyrë ilustrative më lart, disa subjekte me një sëmundje të caktuar mund të përjetojnë gjithsesi një mirëqenie të plotë mendore dhe shoqërore duke e perceptuar vetveten si plotësisht të realizuar në jetë, ndërkohë që individë të tjerë pa shenja të ndonjë sëmundjeje (pra, subjekte me mirëqenie të plotë fizike) nuk gëzojnë mirëqenie mendore dhe/ose shoqërore.
 
Pra, mangësia themelore e përkufizimit bio-mjekësor është fakti se, ky këndvështrim është shumë i ngushtë duke u fokusuar vetëm në aspektin fizik të shëndetit. Sipas këtij përkufizimi, të gjithë individët që nuk kanë shenja të një sëmundjeje të caktuar gëzojnë shëndet të plotë. Por, ky përfundim mund të jetë fare i pa bazuar për shumë kategori subjektesh në popullatë.
 
P.sh. individët që luftojnë çdo ditë me mjerimin, të pa punët, të pa strehët, apo personat që vuajnë pa drejtësisht dënimin me burgim, ndoshta që të gjithë këta individë mund të mos kenë evidencë të ndonjë sëmundjeje “fizike”, por tek e fundit, asnjë nga këta subjekte nuk gëzon aspak një jetë të frytshme dhe/ose nuk përjeton asnjë sens mirëqenieje.
 
Kufizimi i përkufizimit bio-mjekësor qëndron në faktin se, shëndeti konsiderohet si “negativi” i sëmundjes, ndërkohë që shumë autorë argumentojnë se shëndeti është shumë më tepër se kaq.
 
Pra, koncepti i sëmundjes si “fenomeni i kundërt i shëndetit” është shumë i cunguar. Nga ky këndvështrim, probleme të tilla si, varfëria apo pa drejtësia sociale duhen marrë patjetër në konsideratë sa herë që i referohemi të “kundërtës së shëndetit”.
 
 
Rreshti 73:
(Andrija Stampar, Presidenti i Parë i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 1946).
 
Siç shihet, përkufizimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë përfshin jo vetëm sferën e mirëqenies fizike, por edhe atë mendore dhe shoqërore, në ndryshim nga këndvështrimi bio-mjekësor i cili fokusohet vetëm në aspektin fizik të shëndetit.
 
Ky përkufizim (deri diku) gjithë-përfshirës i shëndetit ka, megjithatë, shumë kufizime të cilat, në njëfarë mënyre, janë të kundërtat e modelit bio-mjekësor.
Rreshti 99:
Një kritikë e fundit e përkufizimit të shëndetit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë do të ishte shpërfillja e aspekteve shpirtërore dhe emocionale, si dy dimensione shumë të rëndësishme të mirëqenies së plotë të individit.
 
Shumë autorë argumentojnë se, mos konsiderimi i këtyre dy faktorëve përbën një cungim thelbësor të përkufizimit të shëndetit si gjendje “ideale” apo “mirëqenieje e plotë” e organizmit.
 
Rreshti 106:
Ndërlidhja mes këtyre dy koncepteve mbi shëndetin ka qenë dhe vazhdon të mbetet objekt i një debati të gjerë në literaturën mbarë botërore në këtë fushë.
 
Në njëfarë mënyre, funksionimi normal i organizmit i përafrohet shumë ndjesisë apo perceptimit të “mirëqenies”. Një subjekt, organizmi i të cilit funksionon normalisht, në një sens socio-biologjik mund të konsiderohet si i privuar nga çdo sëmundje (pra, “fizikisht i shëndetshëm”), çka është edhe një parakusht themelor për mirëqenien e individit. Ky këndvështrim tenton, në njëfarë mënyre, që të përafrojë dy përkufizimet e parashtruara më lart mbi shëndetin.
 
Mirëpo, disa autorë, duke konsideruar problemin e raportit të shëndetit me mirëqenien, shtrojnë pyetjen:
Rreshti 116:
Kështu, Downie (1990) pretendon që:
 
“Koncepti i ‘shëndetit’ dhe ai i ‘mirëqenies’ kanë mbivendosje dhe janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin; megjithatë, këto dy koncepte janë të ndryshëm dhe nuk mund të integrohen kurrsesi në një koncept të vetëm”.
 
Kjo ide, sa interesante aq edhe spekullative, e mbështetur edhe nga autorë të tjerë, argumentohet mbi bazat e mëposhtme:
 
• Së pari, koncepti i shëndetit si “mungesë e sëmundjes” dhe, nga ana tjetër, koncepti i shëndetit si “gjendje mirëqenieje të plotë” nuk mund të shihen si dy pole të kundërta në një shkallë lineare (drejtvizore).
Rreshti 124:
Më lart u përmendën dy shembuj:
 
a) rrethanat ku, një pacient me sklerozë multipleks (pra, subjekt i “sëmurë”, ose “fizikisht jo i mirëqenë”) mund të gëzojë, gjithsesi, një sens mirëqenieje të plotë mendore, psiko-emcionale dhe shpirtërore);
 
b) rrethanat ku, subjekte “jo të sëmurë” (pra, me mungesë çregullimesh fizike) mund të mos gëzojnë megjithatë mirëqenie mendore dhe/ose shoqërore si rezultat i problemeve të mprehta socio-ekonomike, shpirtërore, apo psiko-emocionale.
Rreshti 140:
Kështu, një person mund të ketë një shkallë të caktuar “shëndeti” dhe “sëmundjeje” në të njëjtën kohë, duke qenë ose jo “fizikisht i sëmurë”.
 
Mirëpo, nëse mungesa e sëmundjes dhe mirëqenia shihen si dy pole të kundërt në një shkallë drejtvizore, kjo përqasje nuk do të ishte e mundur për faktin se, për të gëzuar një gjendje “mirëqenieje” subjekti duhet të jetë patjetër i privuar nga çdo sëmundje.
 
Nga ana tjetër, nëse pranohet fakti se shëndeti është një koncept shumë dimensional, atëherë sëmundja dhe mirëqenia e individit mund të “bashkëjetojnë” përgjatë dimensioneve të ndryshme të shëndetit fizik, mendor, shpirtëror, psiko-emocional dhe shoqëror.
 
• Arsyeja e dytë sipas së cilës shëndeti dhe mirëqenia janë të ndër-lidhura por megjithatë dy koncepte të ndryshme nga njëri tjetri, argumentohet me faktin se, mirëqenia e individit është një koncept më shumë i lidhur me dimensione të tilla si “kënaqësia”, “gëzimi”, apo “lumturia” sesa i lidhur me shëndetin e tij.
 
Prandaj edhe, sipas këtij këndvështrimi, përftimi i një mirëqenieje të plotë shpirtërore, psiko-emocionale dhe shoqërore duhet të jetë objekt i punës jo vetëm të sektorit të shëndetësisë, por i të gjithë sektorëve të tjerë të shoqërisë, duke përfshirë sferën e edukimit, transportit, ekonomisë dhe bujqësisë.
 
 
Rreshti 155:
Kështu, sipas këtij koncepti, “trupi”, “mendja”, “shpirti” dhe “emocionet” ndër-veprojnë dhe funksionojnë si “një e tërë”.
 
Gjithashtu, në këtë konceptim të shëndetit, theksohet edhe ndër-varësia (marrëdhëniet reciproke) mes individëve me njëri-tjetrin. Një vëmendje e veçantë i kushtohet të gjithë dimensioneve të shëndetit dhe të gjithë faktorëve përcaktues të shëndetit në mënyrë të tillë që, shëndeti fizik dhe ai mendor konsiderohen njëlloj të “çmuar”.
 
Koncepti “tërësor” i shëndetit përshkohet nga një filozofi e unitetit mes dimensioneve dhe aspekteve të ndryshme që përcaktojnë shëndetin e individit në veçanti, dhe të popullatës në tërësi.
Rreshti 173:
Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë po i mëshohet studimit të faktorëve të tjerë përcaktues të shëndetit, përfshi nivelin e edukimit, të ardhurat materiale, strehimin, apo punësimin.
 
== Konceptet dhe parimet e përgjithshme të shëndetit publik ==
 
=== Përkufizimi i shëndetit publik ===
Rreshti 179:
Përherë e më shumë, edhe në Shqipëri tashmë, po “zë vend” termi shëndet publik. Madje, në mesin e viteve 1990, të gjitha institucionet që zhvillojnë aktivitetet në këtë fushë e ndryshuan emërtimin në përputhje me këtë terminologji të “re”.
 
Kështu, Instituti i Higjienës dhe i Epidemiologjisë u riemërtua “Instituti i Shëndetit Publik”, Drejtoritë e Higjienës dhe të Epidemiologjisë në Tiranë dhe në rrethe tashmë quhen “Drejtori të Shëndetit Publik”, ashtu sikurse ish-Katedra e Higjienës pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë emërtohet “Departamenti i Shëndetit Publik”.
 
Duke lënë mënjanë terminologjinë, në mënyrë të natyrshme lind nevoja e përkufizimit të shëndetit publik.
 
Prandaj, më poshtë paraqiten në mënyrë sintetike disa përkufizime “madhore” të shëndetit publik, që nga zanafilla e përpjekjeve për artikulimin shkencor të këtij koncepti në fillimin e shekullit të 20-të.
 
Kështu, në vitin 1920, Winslow EE formuloi këtë përkufizim për shëndetin publik:
Rreshti 189:
“Shëndeti publik është shkenca dhe arti i parandalimit të sëmundjes, zgjatjes së jetës dhe promovimit të shëndetit fizik nëpërmjet përpjekjeve të organizuara të shoqërisë për pastrimin e mjedisit, parandalimin e sëmundjeve infektive, edukimin shëndetësor të popullatës, organizimin e shërbimeve shëndetësore për parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e sëmundejeve, si dhe zhvillimin e një ‘makinerie’ shoqërore për t’i mundësuar çdo individi të popullatës një standard jetese të përshtatshëm për të gëzuar një shëndet të plotë.
 
Shëndeti publik, pra, është organizimi i të gjithë këtyre shërbimeve në mënyrë të tillë që çdo individ të gëzojë të drejtën themelore të të qenit i shëndetshëm dhe të të jetuarit sa më gjatë”.
 
Vlen të theksohet se, ndonëse rreth 70 vjet më vonë nga ky përkufizim i dhënë nga Wislow, Organizata Botërore e Shëndetësisë në vitin 1998 nuk duket se bën ndonjë “hop” të madh cilësor në përkufizimin e saj mbi shëndetin publik:
 
“Shëndeti publik është një veprimtari shoqërore dhe politike me qëllim përmirësimin e shëndetit, zgjatjen e jetës, si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës të të gjithë popullatës përmes aktiviteteve të promocionit shëndetësor, parandalimit të sëmundjeve, si dhe të gjithë shërbimeve të tjera shëndetësore”.
 
Siç shprehet qartë në të dy përkufizimet, thelbi i shëndetit publik qëndron në përqasjen komunitare, në ndryshim nga mjekësia klinike ku fokusi kryesor përqëndrohet në individë të veçantë. Ky argument eksplorohet më në detaje në rubrikën e mëposhtme.
 
 
Rreshti 229:
=== Një “historik” i shkurtër i shëndetit publik ===
 
Historia “moderne” e shëndetit publik i ka fillesat diku nga mesi i shekullit të 19të me përpjekjet dhe veprimtaritë e organizuara për përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare, përmirësimin e kushteve të banimit dhe punësimit, me synim kryesor parandalimin e zhvillimit të sëmundjeve infektive.
 
Veprimtari të tilla u ndërmorrën në shumicën e vendeve të zhvilluara të asaj kohe, por veçanërisht impresionuese ishin zhvillimet në fushën e shëndetit publik në SHBA dhe në Angli.
 
Kështu, në Anglinë e epokës Viktoriane (gjysma e dytë e shekullit të 19të) disiplinat e shëndetit publik morën një hov të spikatur duke manifestuar një karakter të dukshëm “veprues” dhe me efikasitet të lartë.
Rreshti 279:
Kështu, theksi i erës bakteriologjike ishte kontrolli i përhapjes së sëmundjeve në popullatë nëpërmjet identifikimit të agjentëve etiologjikë. Në këtë mënyrë, u vu re një zhvendosje e fokusit të Epidemiologjisë nga popullata në tërësi në identifikimin e shkaktarëve apo faktorëve etiologjikë që ndikonin në zhvillimin e sëmundjeve.
 
Fokusi drejt popullatës në tërësi u shënjestrua sërish gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20të nëpërmjet aktiviteteve të demografëve, sociologëve dhe statisticienëve, gjë që i dha shëndetit publik një karakter multi-profesional dhe inter-disiplinar.
 
Gjithashtu, aktivitetetet e ndërmarra gjatë viteve 1930-1970 mundësuan zgjerimin e fokusit të shëndetit publik duke përfshirë edhe sëmundjet jo të transmetueshme.
 
=== Shëndeti publik i “ri” kundrejt shëndetit publik të “vjetër” ===
 
Historiku i shkurtër i parashtruar më lart i korrespondon asaj çka shumë autorë sot e konsiderojnë si shëndet publik të “vjetër” (apo, shëndet publik “tradicional”).
 
Gjatë 2-3 dekadave të fundit të shekullit të 20të, fokusi i shëndetit publik u zgjerua shumë duke përfshirë, përveç objektit tradicional të punës, edhe shumë aktivitete të tjera. Në këtë mënyrë, u artikulua edhe një “mision” i ri i shëndetit publik.
 
Ndryshimet në objektin e punës të shëndetit publik të “ri” dhe atij “tradicional” sintetizohen shkurtimisht më poshtë (burimi: Tulchinsky TH dhe Varavikova E, 2000):
Rreshti 293:
“Shëndeti publik i ‘vjetër’ konsistonte në pastrimin e mjediseve të ndotura, përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare, sigurinë ushqimore, përmirësimin e cilësisë së ajrit, dezinfektimin e ujit të pijshëm, zhdëmtimin e plehrave të lëngëta dhe të ngurta, si dhe në ‘asgjësimin’ e mbeturinave toksike.
 
Nga ana tjetër, shëndeti publik i ‘ri’ konsiston në sintezën e shëndetit publik tradicional me menaxhimin dhe administrimin e shërbimeve shëndetësore në nivel individual dhe komunitar sipas një përqasjeje ‘holistike’ (tërësore)”.
 
Nga ana tjetër, Frenk (1993) ka dhënë përkufizimin e mëposhtëm për shëndetin publik të “ri”:
Rreshti 301:
Në këtë mënyrë, aktivitetet në fushën e shëndetit publik të ‘ri’ përfshijnë proçesin e mbledhjes së informacionit të nevojshëm për karakterizimin e gjendjes shëndetësore të popullatës dhe mobilizimin e burimeve ekzistuese për përmirësimin e treguesve shëndetësorë.
 
Nga kjo pikëpamje, esenca e shëndetit publik është shëndeti i popullatës në tërësi, prandaj aktivitetet në këtë fushë përfshijnë përgatitjen dhe organizimin e personelit dhe të qendrave shëndetësore për t’i ofruar popullatës të gjitha shërbimet shëndetësore të nevojshme për promocionin shëndetësor, parandalimin e sëmundjeve, diagnozën dhe trajtimin e sëmundjeve, si dhe rehabilitimin fizik, mendor dhe social”.
 
 
Rreshti 314:
• Qeveritë e kanë për detyrë të garantojnë shëndetin e popullatës.
 
• Shëndeti duhet të konsiderohet si një qëllim i rëndësishëm shoqëror nga të gjithë individët, të gjithë sektorët, dhe të gjitha institucionet e një vendi.
 
• Shëndeti i popullatës mund të përmirësohet vetëm nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta të komunitetit dhe të gjithë sektorëve të shoqërisë në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë.
 
Dokumenti “Makro-ekonomia dhe Shëndeti: investim në shëndetësi për zhvillim ekonomik” (Organizata Botërore e Shëndetësisë, 2001) ofron në mënyrë sintetike të njëjtin argument, të servirur në një mënyrë pak më racionale duke theksuar se:
Rreshti 337:
• Qëndrueshmëria dhe vazhdimësia: një tjetër princip bazë etik i referohet qëndrueshmërisë dhe vazhdimësisë së zhvillimit të shoqërisë që, gjithsesi, nuk duhet të kompromentojë shëndetin e brezave të ardhshëm.
 
Ky parim është me vlerë veçanërisht të madhe për shtetet në vështirësi ekonomike, siç janë ish-vendet komuniste, apo vendet në zhvillim.
 
• Pjesëmarrja: përgjegjësia kolektive për shëndetin nuk duhet të interferojë me autonominë individuale.
Rreshti 417:
• Armët e shkatërrimit në masë:
 
o “Proliferimi” i disa llojeve të reja të armëve të shkatërrimit në masë;
 
o Katastrofat terroriste, në veçanti bio-terrorizmi.
Rreshti 467:
Shëndeti pra, shihet si një “kapital” në jetën e përditshme, dhe aspak si një “objekt” i të jetuarit. Sipas Kartës së Otavës, shëndeti është një “koncept pozitiv”, me theks drejt kapitalit fizik dhe mendor në nivel individual dhe shoqëror.
 
Prandaj edhe, promocioni shëndetësor nuk është përgjegjësi vetëm e sektorit të shëndetësisë, por e të gjithë shoqërisë.
 
 
Rreshti 484:
Nga ana tjetër, promocioni shëndetësor përfshin sjelljet individuale, praktikat familjare, si dhe politikat publike në nivel komuniteti të cilat i mbrojnë individët ndaj shumë rreziqeve mbi shëndetin, si dhe gjenerojnë një sens përgjegjshmërie individuale për mbrojtjen e shëndetit.
 
Promocioni shëndetësor, ndonëse shpesh drejtohet dhe motivohet nga punonjësit e shëndetësisë, varet më shumë nga veprimet e individëve për mbrojtjen dhe garantimin e shëndetit të tyre, të familjarëve të tyre, të komunitetit në tërësi, si dhe avokatisë në nivelet politikë-bërëse dhe qeveritare për ndërmarrjen e programeve dhe aktiviteteve parandaluese në vazhdimësi.
 
Nutbeam (1986) në fjalorin e tij mbi promocionin shëndetësor jep përkufizimin e mëposhtëm për parandalimin e sëmundjes dhe për promocionin shëndetësor:
Rreshti 498:
“Parandalimi (i sëmundjes) fillon kur ka një kërcënim ndaj shëndetit – një sëmundje apo një faktor rreziku mjedisor – dhe synon që të mbrojë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur ndaj pasojave negative të rrezikut që i kanoset.
 
Promocioni shëndetësor, nga ana tjetër, fillon me popullatën që besohet se është e shëndetshme dhe synon zhvillimin e aftësive të individëve dhe të komunitetit për adaptimin e mënyrave dhe të një stili jetese të tillë që do t’i mundësojë përmirësimin e mirëqenies dhe shëndetit të tyre”.
 
Sipas logjikës së përkufizimeve të mësipërme, duket se parandalimi i sëmundjes është pjesë integrale e promocionit shëndetësor, i cili përveç mbrojtjes së individëve ndaj rreziqeve të mundshme, i ofron mundësi për të përmirësuar edhe cilësinë e jetës (mirëqenien).
 
Nga ky këndvështrim, parandalimi ka një konotacion “konservativ” që synon drejt ruajtjes së indvidëve të popullatës në mënyrë që mos të marrin apo zhvillojnë një sëmundje të caktuar.
 
Promocioni shëndetësor, nga ana tjetër, ka një konotacion “pozitiv”, d.m.th. përveç parandalimit të sëmundjes synon edhe forcimin dhe përmirësimin e shëndetit dhe të mirëqenies së individëve.
 
Një shembull ilustrativ lidhur me ndryshimin e parandalimit dhe promocionit shëndetësor do të ishte vaksinimi ndaj fruthit (parandalim i sëmundjes) kundrejt aktivitetit fizik (shembull tipik i një programi të promocionit shëndetësor që synon përmirësimin e shëndetit dhe të cilësisë së jetës të individëve të komunitetit).
 
Megjithatë, nuk mund të ketë një ndarje kaq të prerë mes këtyre dy koncepteve (parandalimit të sëmundjes dhe promocionit shëndetësor), përsa kohë që ushtrimi i aktivitetit fizik jo vetëm që përmirëson shëndetin dhe cilësinë e jetës, por gjithashtu parandalon edhe zhvillimin e p.sh. sëmundjes ishemike të zemrës.
Rreshti 530:
Megjithatë, pavarësisht nga fokusi gjithë-përfshirës, Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se:
 
“Aktivitetet dhe programet e promocionit shëndetësor duhet të fokusohen kryesisht drejt shëndetit dhe mirëqenies së individëve, dhe jo ndaj shërbimeve terapeutike”.
 
 
Rreshti 537:
Në plan të parë, pothuajse gjithkush mendon se promocioni shëndetësor dhe edukimi shëndetësor përfaqësojnë të njëjtin koncept. Madje, shpeshherë këto dy emërtime përdoren si sinonime të njëri-tjetrit.
 
Por në fakt, promocioni shëndetësor është një emërtim shumë më i gjerë, ç’ka i bën shumë autorë që t’a emërtojnë si “edukim shëndetësor plus”.
 
Edukimi shëndetësor është vetëm një nga metodat e përmirësimit të shëndetit të individëve.
Rreshti 545:
Ndërsa, promocioni shëndetësor është një koncept shumë më gjithëpërfshirës i cili, krahas edukimit shëndetësor, përfshin edhe shumë metoda, strategji dhe aktivitete që synojnë përmirësimin e shëndetit dhe të mirëqenies së popullatës.
 
Prandaj edhe, sinonimi më i mirë i promocionit shëndetësor do të ishte emërtimi “edukim shëndetësor plus”, duke nënkuptuar një sferë shumë më të gjerë përqasjesh, metodash dhe aktivitetesh që synojnë promovimin e shëndetit të komunitetit.
 
Një shembull ilustrativ i ndryshimit mes edukimit shëndetësor dhe promocionit shëndetësor i referohet duhanpirjes: përvoja mbarë-botërore ka dëshmuar qartë se nuk mjafton vetëm ndërmarrja e aktiviteteve në fushën e edukimit shëndetësor (p.sh. ndërgjegjësimi i popullatës për dëmet e shkaktuara nga duhani) për të bindur individët që t’a lënë duhanin, apo për të mundësuar që brezi i ri mos t’a fillojë duhanin; por, duhet që, krahas masave edukative të ndërmerren edhe aktivitete të tjera në fushën e promocionit shëndetësor në mënyrë që të arrihen rezutatet e dëshiruara (p.sh. rritja e çmimit të cigareve, rritja e aksisave për importin e duhanit, kufizimi i tregtimit të duhanit, ndalimi i tregtimit pranë mjediseve shkollore, etj.).
Rreshti 555:
Pra, programe të tilla me karakter edukativ kanë rezultuar të mos jenë efektive në terma afat-gjatë, ndërkohë që fortifikimi i ushqimeve me disa mikro-elementë shumë të rëndësishëm për shëndetin mund të ofrojë një zgjidhje të shkëlqyer në terma afat-gjatë.
 
Esenca e këtij shembulli qëndron në faktin se, edukimi shëndetësor duhet parë si pjesë integrale e promocionit shëndetësor; promocioni shëndetësor nga ana e tij, krahas edukimit shëndetësor, konsiston në ndërmarrjen e shumë masave të tjera me karakter administrativ, ekonomik apo juridik, masa të cilat nganjëherë mund të jenë shumë më të efektshme sesa aktivitetet e edukimit shëndetësor.
 
Rreshti 590:
Prandaj edhe, mundësimi i shanseve të barabarta në jetë si dhe garantimi i një mjedisi të shëndetshëm për të gjithë individët ishin edhe piketat kryesore strategjike të axhendës së Konferencës së Parë në fushën e Promocionit Shëndetësor të mbajtur në Otavë (Kanada) në vitin 1986.
 
Nga ana tjetër, Karta e Otavës paraqet interes të veçantë edhe për faktin se përpiqet të shpjegojë qartë se çfarë nënkuptojnë veprimtaritë dhe programet në fushën e promocionit shëndetësor:
 
• Hartim të politikave publike të shëndetshme;
Rreshti 607:
=== Vlerat ekonomike dhe njerëzore të parandalimit dhe promocionit shëndetësor ===
 
Shëndeti është kapitali më i çmuar i individit dhe i shoqërisë. Shëndeti fizik, mendor dhe social i një popullate është burimi i saj natyror bazë. Nëse shëndeti i popullatës përkeqësohet, atëherë industria dhe bujqësia do të degradojnë gradualisht.
 
Nga ana tjetër, nëse shëndeti është privilegj vetëm i të pasurve, atëherë shoqëria do të ketë një të ardhme shumë të pa sigurtë. Të varfërit do të luftojnë për barazi, dhe të “kamurit” gjithsesi nuk do të jenë në gjendje të gëzojnë realisht pasuritë e tyre.
 
Shëndeti është shtylla kryesore që garanton rritjen, zhvillimin, mirëqenien personale, arritjet dhe pasurimin e shoqërisë, zhvillimin ekonomik, si dhe bashkëjetesën paqësore.
Rreshti 617:
Prandaj, parandalimi i sëmundjeve dhe promocioni shëndetësor marrin një rëndësi të dorës së parë për të garantuar rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të brezit të ri.
 
Nga ana tjetër, masat parandaluese dhe promocionale synojnë edhe mbrojtjen e shëndetit të të rriturve, çka mundëson një produktivitet ekonomik nga ana e tyre deri në moshën e pensionit.
 
Programet parandaluese dhe të promocionit shëndetësor mund të zbatohen me kosto-efektivitet në të gjithë popullatën. Këto programe bartin potencialin e ndalimit të zhvillimit të sëmundjeve, ose së paku të pakësimit të shpeshtësisë së tyre.
Rreshti 625:
Gjithashtu, ndërsa proporcioni i të moshuarve rritet gradualisht në shumicën e vendeve të zhvilluara dhe në zhvillim, bëhet gjithnjë e më e rëndësishme që të garantohet një shëndet sa më i mirë edhe për individët e kësaj grup-moshe (“mosha e tretë”).
 
Tashmë pranohet gjerësisht se, është më mirë që të parandalosh sesa të trajtosh një sëmundje pas zhvillimit të saj. Parandalimi i kursen individëve dhe familjarëve të tyre dhimbjet, vuajtjet, çrregullimet fizike, pa-aftësinë afatgjatë, apo vdekjen e parakohshme.
 
Disa programe parandaluese kursejnë gjithashtu edhe para, në varësi të tipit të aktiviteteve, sëmundjes, si dhe popullatës. Për shumë sisteme shoqërore ky është një mesazh i çmuar sepse kostoja e shërbimeve shëndetësore po njeh një rritje marramendëse në këto dekadat e fundit.
 
Rrethanat kur parandalimi i sëmundjes mund të jetë më i kushtueshëm sesa trajtimi i saj mund të përmbushen vetëm kur sëmundja është shumë e rrallë, si dhe kur ajo (sëmundja) ka një dekurs shumë të shpejtë negativ (d.m.th. çon në vdekje të shpejtë të individëve të prekur).
Rreshti 635:
P.sh. edhe pse vdekshmëria nga sëmundja ishemike e zemrës ka pësuar një rënie të ndjeshme që nga vitet 1970 (nga 30 deri në 50% në disa vende të Europës Perëndimore), kostoja e trajtimit të çdo rasti me infarkt miokardi është rritur sepse teknologjitë e reja kanë mundësuar ekzaminime dhe proçedura trajtimi të reja të cilat janë shumë të kushtueshme.
 
Gjithashtu, fakti që në çdo shoqëri vihet re një rritje graduale e numrit të kardiologëve, e bën të pa përfillshëm përfitimin (potencial) ekonomik të parandalimit të sëmundjes ishemike të zemrës.
 
Prandaj, pa u nisur aspak nga principe ekonomike, argumentimi dhe logjika e parandalimit dhe e promocionit shëndetësor është fakti se, ato pakësojnë vuajtjet dhe dhimbjet, ulin pa-aftësinë afatgjatë, zgjasin shumë moshën e zhvillimit të sëmundjeve në subjektet e popullatës, duke mundësuar kështu zgjatjen e jetës si dhe përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së jetës.
Rreshti 676:
Në shumë raste, parandalimi i një sjelljeje shëndetësore jo të shëndetshme do të shoqërohet me parandalim të zhvillimit të një sëmundjeje të mëvonshme.
 
P.sh. parandalimi i duhanpirjes në moshat e reja dhe ndërprerja e duhanit në subjektet e moshave të mesme do të shoqërohet me ulje të ndjeshme (rreth 90%) në dekadat e mëvonshme të nivelit të kancerit të mushkërive në popullatë, një ulje prej 30-40% (në varësi të strukturës moshore të popullatës) të infarktit të miokardit, si dhe me ulje të nivelit të shumë sëmundjeve të tjera që shkaktohen nga duhanpirja.
 
o Masa specifike: imunizimi dhe vaksinimi i individëve kundrejt agjentëve specifikë të njohur që shkaktojnë sëmundje në popullatë (p.sh. poliomieliti, lija, tuberkulozi, etj.).
Rreshti 686:
• Parandalimi tretësor: synon trajtimin sa më të plotë të kuadrit klinik të sëmundjes në mënyrë që të shmangen komplikacionet, kronicizimi, pa-aftësia afatgjatë, apo vdekja e të sëmurit.
 
Megjithë masat prandaluese parësore dhe dytësore, shpeshherë shumë sëmundje diagnostikohen vetëm në fazën klinike, gjë e cila kërkon trajtim agresiv në mënyrë që të arrihet mundësisht shërimi i plotë i individëve.
 
== '''Detyre e shendetit publik eshte qe te menagjoje dhe te shfrytezoje burimet materiale dhe njerezore me eficente te larte''' ==
 
Te nxise qeverite per rritjen e fondeve ne mbrojtjen dhe permisimin e shendetit te popullates
Rreshti 700:
{{medi-cung}}
 
[[KategoriKategoria:Sociologji]]
 
[[ar:صحة عمومية]]