[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Marigo Posio''', mbiemri i vajzërisë Poçi, lindi në [[Korça|Korçë]], me [[2 shkurt]] [[1892]] dhe vdiq në [[23 shkurt]] [[1932]]. Ishte e bija e [[Papakosta Poçit]] dhe [[Lenka Ballauri]] me origjinë nga [[Voskopoja]]. Ajo kishte dhe dy motra; [[Urania Poçi]] (e martuar me [[Kristo Floqi]]) dhe [[Angjeliqi Poçi]] (e martuar me [[Koço Kosta]], kryeministër në kohën e mbretit [[Ahmet Zogu|Zog]]). Marigoja u martua me [[Jovan Posio]] nga [[Hoçishti]] i [[DevolliDevoll|Devollit]]. Familja u vendos më vonë me banim në [[Vlorë]]. Marigo do të lindte tri vajza, [[Evridhiqi]], [[Fereniqi]] dhe [[Liria]]. Evridhiqi u martua me një ushtar italian dhe emigroi. Marigoja vuante nga turbekulozi, sëmundje e pashërueshme për kohën. Po ashtu ajo humbi edhe shikimin gjatë viteve të fundit të jetës.
 
Po kështu Marigo shkruante dhe botonte në shtypin e kohës dhe mjaft poezi, si për shembull, kushtuar [[Avni Rustemi|Avni Rustemit]]; “Ti vrapove porsi plumbi/ Ti u bëre erë e hije/ Shkele, shkove dhe e shove/ Shqipërinë e shpëtove...”.