[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 10:
Më 22 mars 1812, Aliu mbërriti në Libohovë. Thuhet se Shanishaja u bë si e çmendur nga gëzimi. Dita e saj po afrohej. Më 24 mars 772 burra kardhiqotë të paarmatosur u mblodhën në Hanin e Valaresë, në krahun e djathtë të Drinos, përballë Gjirokastrës. Aliu u kishte premtuar se do t‘u falte jetën dhe pasurinë. Me urdhrin e Aliut të gjithë u masakruan me grupe me nga pesëmbëdhjetë vetë. Në të njëjtën ditë në Janinë Myftar Pasha, djali i Aliut shkonte në thikë krerët që ishin dorëzuar më parë vullnetarisht. Pusi ku u hodhën trupat e tyre quhet ende edhe sot "Pusi i Kardhiqotëve". Pastaj ushtria iu kthye Kardhiqit dhe e rrënoi plotësisht. Gratë kardhiqote u dërguan në Libohovë, ku parakaluan me flokë të prera dhe fare lakuriq para Shanishasë së tërbuar. Me flokët e kardhiqoteve ajo mbushi dyshekët e saj, sikurse kishte thënë më parë. Gratë e martirizuara u endën për shumë kohë nëpër male. Askush nuk i strehonte. Urdhri i Vezirit ishte i prerë: Do ta hajë gjarpëri i zi atë që do të strehojë ndonjë banor të Kardhiqit!
 
== Kardhiqi, fshatiqyteti i masakruar nga Ali Pasha ==
 
Sikur historia të kishte marrë udhë tjetër, ne tani nuk do të ishim duke udhëtuar drejt një fshati të cilit i kanë mbetur vetëm rrëfimet e vjetra dhe njerëzit e shpërndarë në të katër anët, por drejt një qyteti. Porse historia luan "lojërat" e saj, të cilat në shumicën e rasteve janë të lyera me gjak. I tillë është edhe rasti i Kardhiqit, i bërë i njohur nga masakra e përgjakur e 15 marsit 1812. Autori: vetë Ali Pashë Tepelena. Numri i viktimave: 670 veta.
Rreshti 19:
 
Me "Mercedes"-in e thjeshtë, por të fortë të Resulit, kthejmë djathtas vetëm pak kilometra larg hyrjes së Gjirokastrës. Urës ku kryqëzohen disa rrugë të rëndësishme, vendasit ende i thonë "Ura e Kardhiqit". Është i pari emërtim që na kujton fshatin me histori të lashta. Ndërsa shijojmë peizazhin e gjelbër që na shfaqet para syve kemi do kohë për të shfletuar shënimet e Resulit.
 
 
== Hakmarrje për një përdhunim? ==