Kongresi i Lushnjes: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 7:
 
== Mbajtja e Kongresit ==
Kongresi i Lushnjes u mbajt në shtëpinë e patriotit lushnjar Kaso Fuga më 2128 deri më 31 janar 1920 dhe aty morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria. Qëllimi i kongresit ishte studimi i situatës së brendshme e të jashtme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin e Shqipërisë. Këtë mbledhje e hapi [[Ferit Vokopola]] që ishte përfaqësues i Prefekturës së Beratit, Lushnjes dhe Skraparit, i cili i uroi delegatët për ardhgjen e tyre në atë kongres. Pas Vokopolës, fjalën e mori [[Aqif Pashë Elbasani]], që asokohe nga të gjithë shqiptarët konsiderohej si një nga patriotët më të mëdhenj. Aqif Pasha ju përgjigj me një fjalë të shkurtër të gjitha pyetjeve të bëra nga delegatët dhe pas kësaj mori fund ceremonia e hapjes së kongresit. Mbas ceremonisë së hapjes, u bë ndarja e deputetëve nëpër grupe (komisione) të ndryshme, të cilat filluan nga puna menjëherë. Në mbledhjen e dytë të kongresit, e cila u mbajt më datën 28 janar, u zgjodh si Kryetar i Kongresit Aqif Pashë Elbasani. Po atë ditë nga ana e delegatëve u mbajtën fjalime të ndryshme mbi vrasjen e patriotit Abdyl Ypi, i cili kishte qenë një nga iniciatorët e mbajtjes së atij kongresi. Abdyl Ypin e kishin vrarë njerëzit e qeverisë së Durrësit, pak ditë përpara mbajtjes së asaj mbledhje, me qëllim që të frikësonin delegatët për të mos marrë pjesë në Kongresin e Lushnjes.
 
Mbas këtyre fjalimeve, me vendim unanim nga të gjithë delegatët u vendos që t'i dërgohej një telegram ngushëllimi familjes së Abdyl Ypit dhe pas formulimit të atij telegrami, u mbyllën punimet e asaj dite për të filluar të nesërmen më 30 janar. Mbledhja e tretë që u mbajt atë ditë, vendosi mbas shumë diskutimesh që të bëheshin protestat më të ashpra, kundër vendimit të Fuqive të Aleatëve, për zbatimin e Paktit të fshehtë të Londrës, i cili ishte mbajtur më 26 prill të vitit 1915-të, pakt i cili sanksiononte copëtimin e Shqipërisë. Pas këtij vendimi, mbledhja analizoi qëndrimin e qeverisë së Durrësit, si në situatën e brendshme, ashtu dhe në atë të jashtme. Nga kjo analizë u nxuarr si konkluzion se ajo qeveri kishte dalë dhe kishte vepruar jashtë programit të dhënë prej Kongresit të Durrësit, që ishte mbajtur në 25 dhjetor të vitit 1918-të. Po ashtu ajo qeveri kishte penguar mbledhjen e Senatit që ishte vendosur në Durrës dhe me administrimin e saj të keq, e kishte futur vendin në një anarki të madhe e kishte çuar në krijimin e një situate të acaruar politike. Nisur nga këto, ajo qeveri ishte përpjekur me çdo kusht për ta penguar mbajtjen e Kongresit të Lushnjes.