Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 99:
:Ok, ndoshta do ishte me civile ta hedhim ne diskutim ne kuvend. Wikipedia mund t'i paraprije Institutit te Gjuhesise dhe mediave te shkruara dhe diskutimi yne mund te arrije ne nje konsensus qe te jete i vlefshem edhe per profesionistet dhe ata qe mund te marrin vendime nje dite. [[Përdoruesi:Pasthirrma|Pasthirrma]] ([[Përdoruesi diskutim:Pasthirrma|diskutimet]]) 27 nëntor 2012 12:41 (CET)
 
::Megjithë respektin që kam: pretendimi se Wikipedia shqiptare, me këtë nivel katastrofal (jo vetëm) gjuhësor që ka shumica dërrmuese e artikujve të saj, mund t'i "paraprijë" institutit të gjuhësisë është, e shprehur me kujdes, qesharak! Le t'i përqëndrojmë më mirë energjitë, jo që të mënjanojmë, por të paktën të reduktojmë deri në një shkallë të durueshme sasinë e plehrave në përmbajtje dhe shkeljet flagrante të rregullave të vetë kësaj enciklopedie dhe pastaj t'u japim mend „profesionistëve“ se pikërisht, sikur s'mjafton kjo, me një arrogancë të tillë përsipër e diskualifikojmë veten përfundimisht!
==Perkufizim termi==
 
::Edhe unë mendoj se Wikipedia, si enciklopedi e lirë që është, duhet të mbetet kreative dhe fleksibël por veç në radhë të parë në idetë që përmban. Kjo liri duhet kuptuar në radhë të parë si mjet demoratik që bën që idetë e përmbajtjeve të saj sa vjen e të plotësohen dhe përmirësohen POR gjithmonë duke u bazuar tek dhe duke ridhënë me prioritet zërat më të përhapur dhe më me autoritet të literaturës më serioze dhe si pasojë edhe duke iu përmbajtur, si në këtë rast, rregullave të drejtshkrimit në fuqi dhe jo të keqkuptohet si mundësi dhe hapësirë për të përfaqësuar dhe publikuar bindjet ideologjike vetjake. Se në fund të fundtit, nuk kemi bazë tjetër konsensi. Më mirë kjo se sa të grindemi pa fund për një "emërues të përbashkët" diletantësh. Kjo sepse nuk mund të pretendosh se një konses i gjetur me anë të një votimi demokratik 5-votësh në kuvend pasqyron edhe atë mbizotërues tek (të themi) popullsia jonë sot. Si pasojë, kur bëhet fjalë për të votuar në kuvend mbi një çështje, psh. përmbajtjeje ose forme, atëherë votojmë për atë se në ç'masë pasqyron, rijep, u përmbahet dhe përfaqëson kjo përmbajtje ose formë mendimin e qualifikuar mbizotërues në shkencë dhe ndër ekspertë duke përdorur si kriter matës për këtë referimet e qarta e konkrete në literaturë dhe në sferën publike që bëjnë autorët e artikujve. Më vonë mund të dalë dikush dhe të pretendojë diçka krejt tjetër absurde dhe të kërkojë (sipas asaj logjike me të drejtë) të merret edhe mendimi i tij parasysh. Kriteret për vlerësimin ose gjykimin e një çështjeje nga ana jonë si përdorues mund të jenë pra vetëm në këtë mënyrë objektive dhe të paanëshme. Ashtu si edhe psh. në një proces gjyqsor në një shtet ligjor ku gjyqtarët nuk gjykojnë si t'u thotë mendja vetë mbi temat në lidhje me çështje shkencore ose teknike por duke u bazuar në ekspertizat e qarta të specialistëve më të kualifikuar se ata. Sado me përvojë, të besueshëm dhe privilegjuar që të bëhemi si përdorues, nuk mund të shesim mend si arbitra të ditur për çështje të pasigurta dhe të diskutueshme. Cdo gjë tjetër do të çonte përndryshe në struktura oligarkike në këtë enciklopedi që s'kanë të bëjnë fare me parimet demokratike, „shtyllat“ e Wikipedias.
Mund te saktesosh, te lutem, perkufizimin e termit ""Pasion"" sipas kendveshtrimit fetar?
 
::Nqs. do, e hedhim në diskutim më të gjerë këtë temë në kuvend duke e mbartur të gjithë të deritanishmin atje. --[[Përdoruesi:Gentius|Gentius]] ([[Përdoruesi diskutim:Gentius|diskutimet]]) 2 dhjetor 2012 18:00 (CET)
http://sq.wikipedia.org/wiki/Pasioni
 
Ne mos, une do e fshij nga kjo faqe.
 
[[Përdoruesi:GalateaTeuta|GalateaTeuta]] 10 dhjetor 2011 20:32 (CET)
 
:Më vjen keq por nuk kam të bëj me këtë artikull. Duhet të jetë keqkuptim. --[[Përdoruesi:Gentius|Gentius]] 15 dhjetor 2011 13:39 (CET)
 
== Kontrolla e cilësisë ==