Gentius
Joined 28 maj 2010
Content deleted Content added
Gentius (diskuto | kontribute) No edit summary |
Gentius (diskuto | kontribute) No edit summary |
||
Rreshti 101:
::Megjithë respektin që kam: pretendimi se Wikipedia shqiptare, me këtë nivel katastrofal (jo vetëm) gjuhësor që ka shumica dërrmuese e artikujve të saj, mund t'i "paraprijë" institutit të gjuhësisë është, e shprehur me kujdes, qesharak! Le t'i përqëndrojmë më mirë energjitë, jo që të mënjanojmë, por të paktën të reduktojmë deri në një shkallë të durueshme sasinë e plehrave në përmbajtje dhe shkeljet flagrante të rregullave të vetë kësaj enciklopedie dhe pastaj t'u japim mend „profesionistëve“ se pikërisht, sikur s'mjafton kjo, me një arrogancë të tillë përsipër e diskualifikojmë veten përfundimisht!
::Edhe unë mendoj se Wikipedia, si enciklopedi e lirë që është, duhet të mbetet kreative dhe fleksibël por veç në radhë të parë në idetë që përmban. Kjo liri duhet kuptuar në radhë të parë si mjet demoratik që bën që idetë e përmbajtjeve të saj sa vjen e të plotësohen dhe përmirësohen POR gjithmonë duke u bazuar tek dhe duke ridhënë me prioritet zërat më të përhapur dhe më me autoritet të literaturës më serioze dhe si pasojë edhe duke iu përmbajtur, si në këtë rast, rregullave të drejtshkrimit në fuqi dhe jo të keqkuptohet si mundësi dhe hapësirë për të përfaqësuar dhe publikuar bindjet ideologjike vetjake. Se në fund të fundtit, nuk kemi bazë tjetër konsensi. Më mirë kjo se sa të grindemi pa fund për një "emërues të përbashkët" diletantësh. Kjo sepse nuk mund të pretendosh se një
::Nqs. do, e hedhim në diskutim më të gjerë këtë temë në kuvend duke e mbartur të gjithë të deritanishmin atje. --[[Përdoruesi:Gentius|Gentius]] ([[Përdoruesi diskutim:Gentius|diskutimet]]) 2 dhjetor 2012 18:00 (CET)
|