Banda e Çoles: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Robot: ndryshime kozmetike
Rreshti 28:
 
== Marrëdhëniet me Komitetin e Shpëtimit dhe politikën ==
Banda e Çoles u bë mbështetëse kryesore e Komitetit të Shpëtimit të Vlorës, duke u kthyer në forcën e armatosur të Komitetit. Zani ruajti delegatët e Komiteteve të Shpëtimit nga i gjithë vendi, në mbledhjen e tyre më 28 Mars 1997. Gjithashtu ai ishte truproja i kryeministrit italian, [[Romano Prodi]] gjatë vizitës së tij në Vlorë në Prill 1997, pas '''Tragjedisë së Otrantos'''. Megjithatë marrëdhëniet midis Zanit dhe Albert Shytit, Kryetar i Komitetit të Shpëtimit nuk ishin të mira. Shyti i deklaronte më 19 Prill 1997, gazetës italiane '''Corriere della sera''' :“''Zani nuk është asgjë. Nuk është anëtar i Komitetit, ai punon vetëm. Ju italianët i jepni atij shumë rëndësi. Unë jam i vetmi që e luftoj Sali Berishën. Unë jam lideri!''” Zani ishte mbështetës i Partisë Socialiste dhe kundërshtar i Berishës. Ai ishte truprojë e Skënder Gjinushit gjatë fushatës për zgjedhjet e qershorit 1997. Drejtuesi i komisariatit të policisë së Vlorës, '''Milto Kordha''' i vendosur në këtë post nga Komiteti i Shpëtimit në mars 97, deklaronte për Corriere della sera :“''Në Vlorë ka 5 banda. Ajo e Zanit është një shoqatë e armatosur që ndihmon njerëzit. Janë 12 persona që nuk shkaktojnë probleme. Zani është një nga patriotët e shumtë.''”
Zoteria i moshuar ne foto eshte babai Zanit Shemedin Caushi i cili nuk jeton me.
 
== Bandat rivale ==
Në Vlorë gjatë trazirave të vitit 1997, u formuan 5 banda. 3 prej tyre ishin rivale me atë të Zanit, '''Banda e Gaxhait''', '''Banda e Kakamit'''(shpesh herë bashkoheshin në një grup) dhe '''Banda e Pusit të Mezinit'''. Kjo e fundit u eliminua gjatë '''Masakrës së Levanit''' më 28 Mars 1997. Sipas një dëshmie të Izet Haxhisë, kjo bandë u nis për të eleminuar Zanin dhe Komitetet e Shpëtimit që po mblidheshin në Vlorë, po u dekonspiruan nga zyrtarë shtetërorë. Rivalitetin më të madh banda e Zanit e pati me bandën e Gaxhait. Përplasja midis tyre nisi më 9 Maj 1997, kur u vra Bernard Duçka, i njohur si Kuqo, anëtar i bandës së Gaxhait. Gaxhai në kundërpërgjigje tentoi të mirrte autoblindat e policisë për të luftuar me Zanin, po nuk ia arriti. Me përfundimin e trazirave dhe arrestimin e pjesëtarëve të dy bandave, lufta midis tyre mbaroi.